Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një komunikatë lidhur me gjendjen epidemiologjike në vend, pas rritjes alarmante me Covid gjatë ditëve të fundit. I pari i kësaj ministrie, Rifat Latifi, u ka bërë thirrrje qytetarëve që të rrisin kujdesin, të zbatojnë masat në fuqi kundër COVID-19 dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim. Ministri ka pasur një apel për personat mbi 60-vjeç dhe ata me imunitet të komprementuar. “Në veçanti, i bëhet thirrje kësaj grup-moshe dhe personave me imunitet të komprometuar, që të shmangin qëndrimet në ambiente ku ka grumbullim të njerëzve, përderisa rekomandohet bartja e maskës në ambiente të mbyllura dhe vaksinimi për grup-moshat e lejuara që të vaksinohen”, thuhet ...
Komentet te Pas rritjes alarmante të rasteve me Covid, Ministria rekomandon bartjen e maskës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra e Haxhi Thaçi, tashmë kanë mbërritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku pritet të takohen me djalin e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka siguruar pamjet nga Haga, teksa shihen çifti i moshuar Thaçi duke hyrë në objektin ku ish-presidenti po mbahet i paraburgosur qe gati dy vite. Kujtojmë se Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor të vitit 2020, si i dyshuar për krime lufte dhe që atëherë nuk është takuar me prindërit e tij fizikisht. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Prindërit e Thaçit mbërrijnë në Hagë, takohen me ish-presidentin pas gati 2 vitesh – VIDEO Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të kërcënimit që i është bërë nga një qytetar specialistit të Klinikës së ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet se mjeku i cili u kërcënua me jetë është dr.Flamur Ukaj. Sipas burimeve, Ukaj mbrëmë ka pranuar mesazhe dhe thirrje telefonike nga i dyshuari, i cili e ka sharë dhe e ka kërcënuar me jetë duke i dhënë ultimatum që t’ia nënshkruajë raportin për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike. Rasti është denoncnuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të kapur personin e dyshuar./Sinjali ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është mjeku i QKUK-së që u kërcënua me jetë, dikush i dha ultimatum që t’ia nënshkruajë raportin për trajtim jashtë vendit Janë të Mbyllura
Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë po shënon rritje. Siç bën të ditur MSh-ja nga 1.325 testime të bëra, 407 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, raporton Gazeta Sinjali Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 149 persona, ndërsa aktive janë 1680 raste. Në raportin 24-orësh, MSh-ja konfirmon gjithashtu se nuk ka humbur jetën asnjë person, ndërsa janë vaksinuar 74. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shifër alarmante/ 407 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura
Një 37-vjeçar që merret me zdrukthtari në Han të Elezit gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi që hasi në diçka të pazakontë gjatë kohës që po punonte në punëtorinë e tij për përpunimin e drurit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se ai ka njoftuar Policinë se brenda një druri të cilin e kishte prerë, ka gjetur mbi 100 fishekë, gëzhoja e predha. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin ‘Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve dhe municionit’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Zdrukthtarit në Han të Elezit i ndodh e papritura: Gjen mbi 100 fishekë brenda lisit Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, duke mbajtur një fjalim në qytetin perëndimor të Nara, tha transmetuesi shtetëror NHK. 67-vjeçari pësoi plagë në anën e djathtë të qafës dhe në klavikulën e majtë, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit Nara, duke shtuar se ai ishte në arrest kardiopulmonar përpara se të dërgohej në spital, shkruan Skynews. Abe, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë. Sulmuesi raportohet se ishte një burrë rreth të 40-ave. I njëjti është kapur në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar. Pas dy të shtënave, Abe ra përtokë i përgjakur. Në videot ...
Komentet te S’u mbijeton plagëve, vdes pasi u qëllua me armë zjarri ish-kryeministri japonez Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e mban si “as nën mëngë” se janë katër shtete të reja që e kanë tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës, por asnjëherë nuk tregon se për çfarë shtetesh bëhet fjalë. Ai është pyetur vazhdimisht se cilat janë këto shtetet, por po vazhdimisht ka refuzuar të përgjigjet, duke deklaruar se do t’i bëjë publik emrat “në një moment tjetër” dhe duke shtuar se tashmë janë afër “edhe shtetit të pestë që do ta tërheq njohjen”. Megjithatë, në vend të ndonjë treguesi se cilat shtete e paskan tërhequr njohjen, lidershipi shtetëror i Serbisë po takohet me përfaqësuesit e atyre vendeve që e kanë deklaruar moti përkrahjen ...
Komentet te Të vërteta apo deklarata boshe? – Pse Vuçiç asnjëherë nuk tregon cilat janë “4 shtete që e kanë tërhequr njohjen për Kosovën”? Janë të Mbyllura
Ndërsa paracetamoli dhe ibuprofeni të dy përfaqësojnë qetësues të njohur pa recetë, përdorimi i shpeshtë i këtyre barnave mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Pavarësisht nëse përdorni qetësues kundër dhimbjeve të kokës ose dhimbjeve të tjera, mund të dëshironi të shikoni sa i merrni. Mund të tingëllojë absurde që vetë ilaçi i krijuar për të lehtësuar dhimbjet mund t’ju shkaktojë dhimbje koke. Megjithatë, NHS paralajmëron se përdorimi i shpeshtë i paracetamolit dhe ibuprofenit mund të çojë në të ashtuquajturën dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i ilaçeve. Ai shpjegon se ata që përdorin shpesh ilaçin për të trajtuar dhimbje koke të tipit tension dhe migrenë mund të jenë ...
Komentet te Ilaçi i famshëm që mund t’ju shkaktoj dhimbje koke Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet ndaj një 28-vjeçari, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 22-vjeçare në fshatin Dardani, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, ku pas një fjalosjeje, i dyshuari ka sulmuar 22-vjeçaren duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë, e më pas edhe ka dashur që ta ngufasë. Si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna, e reja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, teksa rasti është denoncuar edhe në Polici. Njësitet policore kanë arritur që mbrëmë rreth orës 20:00 ta arrestojnë personin e dyshuar, i cili më pas është ...
Komentet te E rëndë: E rrahu e më pas tentoi ta ngufasë 22-vjeçaren, arrestohet ferizajasi Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00. Çmimi i benzinës ka rënë edhe për një cent në krahasim me dje, ndërkaq ai i naftës ka mbetur i njëjtë. Sipas kësaj çmimore, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim: Produkti Dizel: 1.78 euro për litër, Produkti Benzinë: 1.72 euro për litër; Produkti Gaz: 0.78 euro për litër. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura