Tetë ditë në paraburgim është lënë Isuf Koka, i cili gjuajti me pistoletë gjatë momentit kur turma e protestuesve në Shkup protestonin kundër propozimit francez u afrua pranë biznesit të tij. Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, një formë kjo paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë. Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë. Isuf Koka është vëlla i Zudi Enuzi Koka, drejtor i NP “Higjienën komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella ...
Komentet te 8 ditë paraburgim për shqiptarin që qëlloi me armë gjatë protestave në Shkup Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministrat e ekonomive më të mëdha në botë (G20) kanë shpërfaqur mosmarrëveshje të thella të në një takim në Bali, të premten, lidhur me pushtimin rus në Ukrainë dhe për luftën me pasojat globale që janë rezultat i atij konflikti. Në takim, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ishin në të njëjtën hapësirë, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus i Ukrainës. Nikoqiri i takimit, Indonezia, bëri një thirrje emocionale për unitet dhe për përfundimin e luftës. Ministrja e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, u bëri thirrje të pranishmëve, në mesin e të cilëve ishte edhe ministri i ...
Komentet te Mosmarrëveshje të thella në takimin e G20 Janë të Mbyllura
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se bordi i Kompanisë “Pastrimi” ka nxjerrë vendim me të cilin shkarkon nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv Burim Kelmendin. “Bordi i KRM “Pastrimi”, ka nxjerrë vendim, me të cilin: SHKARKOHET nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendi. Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Bordi i Drejtorëve të KRM “PASTRIMI”, ka konstatuar se Kryeshefi Ekzekutiv nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit”, thuhet në njoftim. Rama ka thënë se është konstatuar edhe nga Zyra e Auditorit të jashtëm se ka gjetur shkelje të rënda për ...
Komentet te Shkarkohet Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi” Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës ka njoftuar shitësit që operojnë në hapësirat publike, në trotuare dhe rrugë, në afërsi të tregjeve në qendër të qytetit dhe në lagjen Ulpiana. Nga kjo komunë kanë bërë thirrje, se këto hapësira duhet të lirohen prej datës 8 korrik deri më 24 korrik të këtij viti. Në njoftim thuhet se pas datës 24 korrik, Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë do të fillojë aksionin edhe nën asistencën e Policisë së Kosovës për lirimin e këtyre hapësirave, rrugëve dhe trotuareve. Hapësirat të cilat duhen liruar në afërsi të Tregut të Gjelbër në Qendër të qytetit janë: – Rruga “Ilaz Agushi” – Rruga “Ylfete Humolli” – Rruga “Xhemail Prishtina” ...
Komentet te Komuna e Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për shitësit që operojnë në hapësira publike Janë të Mbyllura
Një aksident në trafik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:55 në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një grua të moshuar, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se shoferi i moshës 22-vjeçare ka goditur me veturën e tij 77-vjeçaren e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore. Si pasojë e lëndimeve të marra, ajo është transferuar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetura godet një 77-vjeçare në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK Janë të Mbyllura
Një incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:35 në një nga kafenetë në komunën e Istogut, ku një person dyshohet se i ka shkaktuar telashe punëtores së lokalit në fjalë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se punëtorja e kafenesë ka deklaruar se i dyshuari 35-vjeçar kishte marrë pije pa lejen e saj e më pas e kishte sulmuar duke e gjuajtur me çelësa dhe duke e shtyrë. Për t’i dalë në mbrojtje reagoi pronari i lokalit, i cili sipas 35-vjeçarit ka nxjerrë një armë me të cilën e kishte kërcënuar dhe e kishte nxjerrë jashtë hapësirave të kafenesë të dyshuarin. Përpos klientit që dyshohet se sulmoi punëtoren e kafenesë, Policia ...
Komentet te 35-vjeçari sulmon punëtoren e kafenesë në Istog, pronari i del në mbrojtje duke ia nxjerrë armën klientit Janë të Mbyllura
Nora Schwarz, vajza e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, raportohet se mori certifikatë brenda këtij institucioni. Demokracia raporton se se Nora Schëarz, ka ndjekur një kurs të praktikës brenda institucionit që nëna e saj e drejton, gjatë kohës kur ishte e mitur. “Ne jemi gati të presim nxënësen midis 10 janarit dhe 28 janarit 2022, Nora Schëarz, të gjimnazit (Gymnasium) am Oelberg, Königsëinter-Oberpleis për një praktikë studentore në institucionin/shtëpinë tonë”, në një dokument të publikuar nga Demokracia.com, të lëshuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Raportimin e plotë të Demokracia.com mund ta gjeni KËTU. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Raportohet se vajza e mitur e Gërvallës kreu praktikë në MPJD me ligje gjermane Janë të Mbyllura
Erërat e forta dhe deti me dallgë kanë përfshirë edhe bregdetin e jugut të Shqipërisë. Në një video të publikuar nga një pushues në rrjetet sociale, vërehet se koha e keqe ka shkaktuar probleme në Ksamil. Pamjet tregojnë erëra të forta dhe pushues të cilët largohen me shpejtësi nga plazhi. Më herët në një video të publikuar nga Meteo Balkan, shihen se si pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit për shkak të erërave të forta. /Telegrafi/ ...
Komentet te Moti i keq përfshin edhe jugun e Shqipërisë, erërat e forta godasin Ksamilin Janë të Mbyllura
Burgu i Tetovës edhe këtë herë të burgosurve ju mundëson diçka të re. Pas koncertit, të burgosurit kanë shijuar edhe pishinën për tu freskuar. “Me ndërgjegje të pastër informojmë familjarët të cilët kanë të afërmit e tyre në Burgun e Tetovës se kujdesemi si për kushtet ushqimore e ato shëndetësorë. Vlen të theksohet renovimi (meremetimi) i të gjithave hapësirave të Burgut duke filluar nga: dhomat e fjetjes, kuzhina, nyjet sanitare, kantina, biblioteka, faltorja, rrojtorja, si dhe në veçanti njësia e pranimit dhe njësia e trajtimit të mbyllur si dhe dezinfektimi i dhomave dhe hapësirave të burgut . E gjithë kjo është pjesë e aktivitetit e stafit të burgut në përgjithësi. ...
Komentet te Burgu i Tetovës siguron pishinë për të dënuarit Janë të Mbyllura
Një stuhi me erëra të forta dhe reshje shiu lokale ka përfshirë mesditën e sotme zonat bregdetare në Shqipëri. Në një video të publikuar nga Meteo Balkan, shihen se si pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit për shkak të erërave të forta. Aty shihen pushuesit duke u larguar me shpejtësi, pasi era ka ngritur rërën e plazhit dhe objekte të tjera duke paraqitur rrezik për njerëzit. Deti gjithashtu duket i dallgëzuar këtë të premte. Kjo situatë ka bërë që plazhet të braktisen nga pushuesit, me shpresën se moti do të përmirësohet në orët në vazhdim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Stuhia përfshin bregdetin, pushuesit largohen nga plazhi i Durrësit (VIDEO) Janë të Mbyllura