I nxehti që ishte për pothuajse dy javë është larguar derisa temperaturat kanë pësuar rënie deri në 5 gradë. Megjithatë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se vera do të jetë e nxehtë sërish. Si pasojë e të nxehtit afrikan, këto ditë në vendin tonë janë shënuar temperatura të larta që kanë zgjatur rreth 14 ditë. Temperatura maksimale ka qenë 34 gradë celsius. Por që sipas Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, nga sot do të kemi ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave. “Por që sot pasdite pritet të kemi zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh ekziston rrezik që zona të kufizuara të ...
Komentet te Paralajmërohet se vera do të jetë e nxehtë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Është fillimi i korrikut, por historia është e njëjtë. “Rehatimi” i familjarëve të njerëzve të pushtetshëm të Qeverisë Kurti po vazhdon me shpejtësi. Pak a shumë, sikurse shtrirja e vajit në tepsi, për ta cituar për korrektësi gazetareske zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu. Kësaj radhe, pati kryesisht raportime për punësimin e vajzave të njerëzve të pushtetit nëpër institucione të vendit. Vajza e zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi, vajza e kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e punë praktike për vajzën e mitur të ministres të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në institucionin që ajo e udhëheq. Të fillojmë nga rasti i vajzës së gjeografit llapjan. Dje gazeta Nacionale raportoi për punësimin e ri ...
Komentet te Treshe skandalesh për një ditë në Qeverinë Kurti: Çika e Gërvallës, Bulliqit dhe Rexhepit futen në punë Janë të Mbyllura
Pas rritjes së rasteve me coronavirus, pritet që të kthehet një valë e re me numra më të mëdhenj infektimesh. Kështu ka thënë infektologu Hamdi Ramadani, i cili ka rekomanduar qytetarët të vaksionohen me dozën e tretë kundër COVID-19. Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se rritjet e rasteve të infektimeve me virusin COVID-19, në Kosovë, mund të sjellin një valë të re me infektime edhe më masive. Sipas tij, rritjet e rasteve po ndodhin për shkak të ardhjes së mërgatës dhe mungesës së kufizimeve në ambiente të mbyllura, siç janë restorantet dhe qendrat tregtare. “Po shifet që situata po shkon në drejtim të një rritje, ose të një fillimi të ...
Komentet te Infektologu Ramadani: Mund të kemi një valë të re infektimesh me COVID-19 Janë të Mbyllura
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka treguar datën se kur do të shpallet konkursi për pranimin e studentëve, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në faqen zyrtare, bëhet e ditur se studentët do ta kenë mundësinë e dorëzimit të dokumenteve që nga data e 12 korrikut. “Të dashur maturantë! Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Universiteti i Prishtinës tregon datën se kur do të shpallet konkursi për pranimin e studentëve të rinj Janë të Mbyllura
Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra e Haxhi Thaçi, tashmë kanë përfunduar vizitën disa orëshe në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku kanë takuar djalin e tyre, shkruan Gazeta Sinjali. Prindërit e ish-presidentit kanë qëndruar pothuajse tërë ditën, në vizitën e tyre në Hagë, duke u çmallur sado pak me të birin e tyre. Babai Haxhi Thaçi dhe nëna Hyrë, janë parë teksa kanë dalë nga qendra e paraburgimit në Hagë ku edhe kanë përfunduar vizitën e tyre atje. Kujtojmë se Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor të vitit 2020, si i dyshuar për krime lufte dhe që atëherë nuk është takuar me prindërit e ...
Komentet te Prindërit e Hashim Thaçit përfundojnë vizitën e tyre në Hagë, çmallen me të birin Janë të Mbyllura
Sot në afërsi të sheshit “Shadervan” në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një grabitje, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se viktima ka qenë një shtetas japonez tek i cili është kryer grabitja nën kërcënimin e thikës. Gazeta Sinjali ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit për informacione tjera lidhur me rastin por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. Sinjali do t’ju mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Prizren: Në sheshin “Shadervan” grabitet një shtetas i huaj nën kërcënimin e thikës Janë të Mbyllura
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite, në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj. Gazeta Sinjali mëson se nga ky aksident i rëndë, ngeli i vdekur një 66-vjeçar, i cili ishte shofer i veturës së përfshirë në aksident. Vetura, shoferi i së cilës humbi jetën, është përplasur me një autobus i cili bartte punëtorë të Feronikelit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë: Vdes shoferi i veturës që u përplas me autobusin në rrugën Mitrovicë – Skënderaj (VIDEO) Janë të Mbyllura
Këtë të shtunë besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin, festën e solidaritetit dhe sakrificës. Falja e namazit do të bëhet në sheshet e qyteteve dhe xhami në orën 06:05 minuta. Kurban Bajrami është festa e dytë më e rëndësishme pas Fiter Bajramit. Kuban Bajrami fillon qysh herët me faljen e Bajramit. Dita nis qysh herët me një ceremoni në 6 pa 20 dhe njihet si festa e sakrificës. Drejtori i Kulturës në KMSH Dorian Demetja thotë se shënohet duke bërë dhe ndarë kurban me të afërmit dhe ata që nuk kanë mundësi. “Ky kurban bëhet që të afrohemi më shumë te Zoti. Një musliman që nuk është udhëtar duhet ta bëjë ...
Komentet te Të shtunën Kurban Bajrami, falja në sheshe dhe xhami Janë të Mbyllura
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, është parë në një aheng duke tymosur cigare “puro”. Nga disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, Gjukanoviq shihet i relaksuar duke tymosur nën tingujt e muzikës folk. Gjukanoviq shihet teksa shijon edhe vallëzimin e një valltareje në aheng. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Presidenti malazez shijon “puro” dhe vallëzimin e një valltareje (VIDEO) Janë të Mbyllura
Disa kamera të sigurisë që vëzhgojnë hapësira publike janë të vendosura nëpër shtylla të ndryshme në katër komunat veriore të Kosovës. Pronësia e tyre nuk dihet e as kush i kontrollon ato. Këto komuna pritet t’i nënshtrohen një kontrolli nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), që është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, për të parë nëse ky lloj vëzhgimi po bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Kamerat janë të vendosura në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Sipas AIP-së, hapësirat publike mund të vëzhgohen vetëm për nevoja të policisë. Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në ...
Komentet te Misteri i kamerave të sigurisë në komunat me shumicë serbe Janë të Mbyllura