Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Lajme
Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Nga 1285 testime të kryera, 397 persona kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 167 persona, kurse raste aktive janë 2087. 128 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit. 1.831.139 doza janë administruar gjithsej, 903.606 me dozën e parë, 823.872 me të dytën dhe 103.470 me dozën e tretë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura

Sheshi qendror i Tiranës gjatë faljes së Kurban Bajramit. 🕌

Shqipëri
...
Komentet te Sheshi qendror i Tiranës gjatë faljes së Kurban Bajramit. 🕌 Janë të Mbyllura

Gazetari Kastriot Myftaraj : Albin Kurti ishte përdhunuar seksualisht nga serbët

Lajme
Gazetari Kastriot Myftaraj ka vdekur gjatë ditës së sotme në Tiranë në rrethana që çojnë në pretendimin se ka kryer vetëvrasje. Ai kishte bërë një varg polemikash e pretendimesh kontroverse gjatë karrierës së tij si gazetar. Më 20 qershor të vitit të kaluar, i ndjeri hudhte në publik pretendim se kryeministri Albin Kurti mund të kishte qenë “viktimë e dhunës seksuale serbe”. Myftaraj duke u marrë me adresimin e Kurtit për këtë çështje, dhe i cili adresim ishte shumë i drejtë, shprehej se “parakusht që të bëhet drejtësi për viktimat e kësa lloj dhune është të pohojnë se janë përdhunuar,” Myftaraj pretendonte edhe se serbët i kishin detyruar “meshkujt shqiptarë ...
Komentet te Gazetari Kastriot Myftaraj : Albin Kurti ishte përdhunuar seksualisht nga serbët Janë të Mbyllura

Presidentja Osmani: Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirkuptim e solidaritet

Presidentja Osmani: Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirkuptim e solidaritet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka bërë thirrje që kjo festë të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet. “Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati”, shkroi ajo në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Presidentja Osmani: Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirkuptim e solidaritet Janë të Mbyllura

Rrëzohet nga traktori një fëmijë 6-vjeçar në Malishevë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Lajme
Një fëmijë 6-vjeçar ka përfunduar mbrëmë në spital, pasi është lënduar rëndë si pasojë e rrëzimit nga rimorkio e traktorit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se i mituri fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë e më pas është transferuar me autoambulancë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Burimet brenda QKUK-së thonë se 6-vjeçari ka marrë lëndime të rënda në kokë, pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit derisa kishte qenë duke punuar me babain e tij në ara. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rrëzohet nga traktori një fëmijë 6-vjeçar në Malishevë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK Janë të Mbyllura

Arrestohet njëri nga të miturit që grabitën me thikë turistin japonez në Prizren

Lajme
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të grabitjes, që ndodhi dje në qendër të qytetit të Prizrenit, ku nje shtetas japonez është grabitur nën kërcënimin e thikës nga tre persona të dyshuar. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pas punës hetimore të Policisë, është arritur që të arrestohet i dyshuari i parë, i cili është i mitur, teksa po bëhen përpjekjet për të arrestuar të dyshuarin e dytë dhe për të identifikuar të dyshuarin e tretë. I mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Grabitje’. Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje ...
Komentet te Arrestohet njëri nga të miturit që grabitën me thikë turistin japonez në Prizren Janë të Mbyllura

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, Tërnava: Të festojmë bashkë në Kosovë e diasporë

Lajme
Besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Festën e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit e ka mbajtur Orhan Bislimaj, kryemami i KBI në Prizren. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë bënë bashkë të gjithë, duke apeluar të festohet bashkë në Kosovë e diasporë. Ai më tej ka shtuar se këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që sipas tij, e ofrojnë besimtarin me Zotin. “Sot është ditë feste. Feston bota mbarë. Festojmë bashkë brenda vendit e në diasporë. Këtë festë e karakterizojnë ritualet haxhi ...
Komentet te Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, Tërnava: Të festojmë bashkë në Kosovë e diasporë Janë të Mbyllura

Shtohen autobusët urban në kryeqytet, disa do të jenë elektrikë

Lajme
Transportit publik në Prishtinë së shpejti pritet t’i shtohen edhe autobusë të tjerë. Për momentin operojnë 51 autobusë, ndërsa nga flota e re prej 110 autobusësh, 80 prej tyre do t’ takojnë sektorit privat, të cilët do të jenë nën ombrellën e Komunës. Zyrtarë nga Komuna bëjnë të ditur procedurat e prokurimit dhe tenderimit për flotën e re do të fillojnë në shtator të këtij viti. “Me planin e mobilitetit është paraparë që në kryeqytet duhet të operojnë 161 autobusë. Për momentin trafiku urban ka 51 autobusë edhe 30 -31 pritet me ardh, ndërsa 80 të tjerë i takojnë sektorit privat për të cilat me kontratat dhe marrëveshjet e reja ...
Komentet te Shtohen autobusët urban në kryeqytet, disa do të jenë elektrikë Janë të Mbyllura

Ish-luftëtari serb dëshmon në gjyqin për masakrat e luftës në Kosovë

Rajoni dhe Bota
Anëtari i njësisë paraushtarake serbe “Çakallët”, Zoran Raskovic ka deklaruar në Gjykatën e Lartë të Beogradit se një nga të pandehurit në rastin e krimeve të luftës në katër fshatra të Kosovës në pranverën e vitit 1999, ishte i pranishëm gjatë të shtënave ndaj një grupi civilësh shqiptarë. Predrag “Madzo” Vukoviq ishte në mesin e grupit të luftëtarëve serbë që rrëmbyen dhe vranë një grup civilësh shqiptarë të kapur në fshatin Qushk në Kosovë në maj 1999, ka thwnw bashkëluftëtari i tij, Zoran Raskovic, duke shtuar megjithatë se ai nuk e pa Vukoviqin duke qëlluar ndonjë. Raskovic i ka thënë Gjykatës së Lartë të Beogradit se Vukoviç kishte ardhur në ...
Komentet te Ish-luftëtari serb dëshmon në gjyqin për masakrat e luftës në Kosovë Janë të Mbyllura

Laureta Maqedonci me poza të radhës përkrah Robert Berishës: Kam nisur ta vesh kaltër që të mos më i bien mësysh

ShowBiz
Një prej çifteve më të reja të konfirmuara në estradë janë këngëtari Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci. Që kur bën publike romancën dyshja kanë bërë postime të ndryshme ku shihen teksa kalojnë çaste në shoqëri të njëri-tjetrit. Nuk kanë munguar as dedikimit dhe një të tillë ka bërë së fundmi edhe biondina bukuroshe teksa postoi një imazh përkrah Robertit. Foto: Robert Berisha/Instagram Të dy shihen teksa shijojnë një darkë së bashku, ndërsa janë të veshur me shumë stil dhe ngjyra të ngjashme. “Kam nisur ta vesh kaltër që të mos më i bien mësysh”, ka shkruar Laureta sipër fotografisë që realizuar para një pasqyre. Foto: Laureta Maqedonci/Instagram Ndryshe, kujtojmë që ...
Komentet te Laureta Maqedonci me poza të radhës përkrah Robert Berishës: Kam nisur ta vesh kaltër që të mos më i bien mësysh Janë të Mbyllura