Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kanë ritheksuar rëndësinë e hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata deklaruan se avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Deklarata: Në këtë moment kritik të historisë evropiane, të shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Të ...
Komentet te Blinken dhe Borrell: Avancimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, çelësi për forcimin e kontinentit evropian Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka treguar se pse sivjet është ngritur çmimi për të shkuar në Haxh. Në një intervistë për gazetën Nacionale, Tërnava ka thënë se çmimi 5.700 eurove që iu desh të paguanin ata që morën rrugën për të kryer këtë obligim fetar nuk përcaktohet nga BIK. Sipas tij, ky çmim varet nga Arabia Saudite e jo nga BIK-u. “Çmimi i haxhit në Kosovë është një prej çmimeve më të lira në Evropë. Shembull, Turqia çmimin e ka prej 9 mijë dollarëve e më shumë, Bosnja e ka 6 e 200-300 euro, shumica e vendeve të Evropës e kanë mbi 9 mijë euro. Nëse ...
Komentet te 5 mijë e 700 euro për të shkuar në Haxh, Tërnava: Ky është një prej çmimeve më të lira në Evropë Janë të Mbyllura
Që këto pushime verore do të ishin “të kripura”… dihej. Kjo si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve, pijeve apo karburantit. Rrjedhimisht, këtë vit sipas një pyetësori të kryer nga Barometri i Ballkanit për vitin 2022, rreth 60 për qind e shqiptarëve kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon. Por zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ...
Komentet te Harta me plazhet në Shqipëri ku mund të pushohet më lirë news image Janë të Mbyllura
Nora Istrefi së shpejti vjen në bashëpunim me Bardhin dhe Shkurta Gashin, në një trio që po pritet nga publiku. Këngëtarja, që gjatë kësaj periudhe ka prezantuar para publikut disa këngë të shoqëruara me videoklipe, sot në festë paraqitet e nxehtë. Nora, është shfaqur në Instagram me një fustan mjaftë provokues dhe çizme të gjata të kuqe e me lule, shkruan “Kosovarja”. Këngëtarja ka pozuar në oborrin e shtëpisë së saj. /Kosovarja ...
Komentet te Nora Istrefi e uron Kurban Bajramit me poza të nxehta Janë të Mbyllura
Këngëtari i mirënjohur, Ledri Vula, krahas profesionit të tij, shpesh komentohet për jetën e tij private, raporton Gazeta Sinjali. Ai tash e disa vite është në lidhje me vajzën nga Shqipëria, Sara Hoxha, me të cilën janë prindër të një vajze të quajtur, Poem Blu. Ledrit nuk i mungojnë as projektet muzikore me këngëtare, për të cilat është pyetur se a xhelozon Sara. Në emisionin ‘Më lër të flas’, Ledri u shpreh se Sara nuk është xheloze, madje e ka lënë të bëjë këngë edhe me Dafina Zeqirin, me të cilin këngëtari kishte lidhje dashurie disa vite më parë. “Sara m’ka lonë me bo kongë me Dafinën. Për tjerat s’bohet ...
Komentet te Ledri: Sara m’ka lonë me bo këngë me Dafinën, për tjerat s’bohet xheloze Janë të Mbyllura
Asambleja e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), me votim njëzëri ka konfirmuar vendimin për avancim të statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga vëzhgues në anëtar i asocuar. Vendimi u mor gjatë Sesionit të 47-të APF-së mbajtur dje në Kigali, Ruanda. “Pas këtij vendimi, Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit në APF, përveç pjesëmarrjes dhe të drejtës së fjalës do të gëzojë edhe të drejtë vote në miratimin e dokumenteve të kësaj Asambleje, sikur edhe anëtarët e tjerë, si dhe një varg të drejtash të tjera të rezervuara për anëtarë të asocuar”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për media të Kuvendit të Kosovës. “Ndërsa ngritja e statusit të ...
Komentet te Kuvendi i Kosovës merr statusin e anëtarit të asocuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në Gllarevë të Klinës, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Sot rreth orës 10:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në mes dy veturash në Gllarevë të Klinës, nga ku mbetën të lënduar shtatë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lëndohen shtatë persona në një aksident në Gllarevë të Klinës Janë të Mbyllura
Një operacion i pazakontë antidrogë është finalizuar me sukses nga policia e shtetit ditën e djeshme, ku u sekuestruan 15 pako me kanabis në formë çokollate, që po transportoheshin me autobus nga Tirana në Tropojë me anë të një autobusi. Në pranga ka rënë drejtuesi i autobusit A.I 43-vjeç. Gjatë këtij operacioni, në Kurbin, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin, ku dyshohej se ishte lënda narkotike dhe pas kontrollit në pjesën e bagazheve, në këtë autobus, është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte 15 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e përpunuar si çokollatë, të cilat pas peshimit rezultuan rreth 3.1 kilogramë. Në përfundim të veprimeve, u arrestua ...
Komentet te Drogë në formë çokollate nga Tirana në Tropojë, transporti bëhej me autobus Janë të Mbyllura
Tre shqiptarë që përdhunuan në grup një të re në Bedford, Britani e Madhe janë dënuar me 57 vite burg në total. Viktima 23-vjeçare po shijonte natën e saj të parë pas përfundimit të kufizimeve të COVID-19. Por kur u nda nga shoqja e saj e gjeti veten të pambrojtur, pasi u largua nga klubi i natës Vogue në Bedford High Street në orët e para të së shtunës, 4 shtator 2021. Pa e ditur, ajo ishte përndjekur brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi. Dy nga bashkëpunëtorët e ...
Komentet te Rrëmbyen, droguan dhe përdhunuan 23-vjeçaren në grup, dënohen me 57 vite burg 3 shqiptarët në Angli Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një rast të rëndë në Gjakovë, ku një nënë u rrah keq nga djali i saj 37-vjeçar. Si pasojë e lëndimeve të marra nga goditjet me mjet të fortë, 63-vjeçarja u dërgua në spital, ndërsa i dyshuari u arrestua. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është Besmir Gashi. Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që 63-vjeçarja kishte me djalin e saj, i cili vazhdimisht i kishte shkaktuar telashe. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Gashi është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se i ...
Komentet te E goditi me mjet të fortë, ky është gjakovari që e bëri nënën për spital në Gjakovë Janë të Mbyllura