Prej javësh, një pjesë e Evropës po përballet me temperatura rekord, që në shumë vende i kanë tejkaluar 40 gradë celsius, sidomos në jug e perëndim të kontinentit. Zjarret e thatësira duket se janë shqetësimi kryesor për miliona banorë në Greqi, Itali, Francë, Spanjë, Algjeri, Tunizi e deri në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Ekspertët e kanë cilësuar atë që po ndodh, si kriza më e madhe që prej vitit 2017-të. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike mund të rrisin edhe më shumë riskun nga zjarret, sidomos në këtë verë, ku rritja e temperaturave dhe thatësira, e lehtësojnë edhe më shumë këtë rrezik. Të sfiduar nga temperaturat e larta ...
Komentet te Vala e të nxehtit në Evropë, thatësirë dhe zjarre në mbarë kontinentin Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është takuar në Vjenë me dy eurodeputetët austriak, Lukas Mandl, dhe Andreas Schieder, e po ashtu edhe përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë. Por, gjatë këtij takimi ministri foli veç tjerash edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor të Kosovës, kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të MSH-së. “Për këto çështje, ministri Latifi, kërkojë nga eurodeputetët, Mandl dhe Schieder, lobim më të madh në institucionet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të bëhet lëvizja më e lehtë e mjekëve tanë dhe e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e ...
Komentet te Mbi 1 mijë raste me COVID-19 në 24 orë në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë flet për vizat në Austri Janë të Mbyllura
Përkundër se Big Brother VIP ka përfunduar që disa muaj, banorët e këtij formati duket se po mbajnë raporte të mira akoma. Kjo në bazë të disa imazheve që janë publikuar në rrjete sociale, ku një pjesë e tyre shihet se janë bërë bashkë. Bëhet fjalë për Sabianin, Filloreta Raçin – Fifin, Kledi Hysën, DJ PM, Beniada Nishanin si dhe Sarah Berishën. Të njëjtit janë bërë bashkë në Tiranë, ndonëse kanë kaluar një pasdite të këndshme. “Ka miq, ka familje, dhe pastaj ka miq që bëhen familje”, thuhet në një fotografi të publikuar nga Kledi Hysa dhe Sabiani. “Çfarë nate e bukur. Faleminderit Sabian, radhën e ka PM”, ...
Komentet te Vazhdojnë të mbajnë raporte të mira, bëhen bashkë disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se sot ka vizituar në Hagë ish-deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, derisa ka parë edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Bislimi përmes një përshkrimi të shkurtër të kësaj vizite thotë se Selimi ishte mirë i disponuar dhe i njoftuar në detaje për situatën aktuale politike. “Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi. Edhe pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend”. “Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ...
Komentet te Bislimi viziton në Hagë Rexhep Selimin: Nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend Janë të Mbyllura
Në maj të këtij viti një grup i doktorëve hapën Spitalin Gjeneral “Biocell Hospital” në Beograd. Sipas mediave serbe, vëllai i kryeministrit Dritan Abazoviq, Xhihan Abazoviq është pronar i spitalit në të cilin punon edhe partnerja e kryeministres serbe Ana Brnabiq, Milica Gjurgjiq shkruan Blic.rs. Xhihan Abazoviq, që me profesion është mjek, ka konfirmuar se Milica Gjurgjiq, është e punësuar në spital si shefe e repartit të Radiologjisë. Ai tha se ishte i befasuar me shkrimet e mediave dhe senzacionin që i është dhënë se vëllai i tij Dritan Abazoviq është kryeministër në shtetin fqinj dhe partnerja e kryeministres Brnabiq është shefe e Radiologjisë. Tutje, Xhihan Abazoviq, ka thënë se ...
Komentet te Vëllai i Abazoviq në ballinat e mediave serbe, ka një spital në Beograd ku punon partnerja e kryeministres serbe Janë të Mbyllura
Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë. U miratua vendimi për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu u miratua vendimi për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e amendamentit 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015. Në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe nisma për plotësim dhe ndryshim të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës ...
Komentet te Qeveria mban mbledhje, miraton dy vendime dhe një nismë Janë të Mbyllura
Vaji ushqimor është shtrenjtuar përsëri në Kosovë. Nga 2.93 sa ishte ditëve të fundit, tashmë çmimi ka shkuar në 3 euro, që i bie se është rritur për 7 centë. Sipas njoftimit të Agjencisë së Statistikave tek rubrika “çmimet ditore” është treguar se vaji ushqimor është shtrenjtuar për 7 centë. “Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër tani kushton 3 euro, kurse në ditët e kaluara të javës është shitur me 2,93 centë”, ka treguar ASK. Çmimi i vajit në Kosovë më herët kishte shkuar deri në 4 euro. Për këtë kishte reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në një konferencë për media deklaroi se aktualisht çmimi i vajit ...
Komentet te Shtrenjtohet sërish vaji ushqimor në Kosovë Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për një operacion të Njësitit Antidrogë në fshatin Lladrovc të komunës së Malishevës, ku u gjetën hiç më pak se rreth 3 mijë fije bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa. Nga ky aksion, përfundoi në pranga një 41-vjeçar, i cili fillimisht tentoi t’i ikte duarve të organeve të rendit. Sinjali mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se personi që u arrestua nën dyshimet për kultivim të narkotikëve ështëAvni Mazreku. Mazreku me të parë Policinë, kishte tentuar që të ikte nga vendi i ngjarjes, por që u kap pak kilometra larg nga një patrullë e njësiteve policore. Ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është 41-vjeçari nga Malisheva që u arrestua pasi u kap duke kultivuar rreth 3 mijë bimë narkotike Janë të Mbyllura
Pas 40 intervenimeve kirurgjike për shkak të plagëve të luftës, është ndarë nga jeta Lumni Gashi, luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili mori pjesë edhe në betejën e lavdishme të Koshares. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ish-komandanti i kësaj zone, Rrustem Berisha, i cili e përshkruan të ndjerin Gashi, si një person trim, të dashur me shokët, luftëtar i dalluar dhe si një burrë i cili kaloi shumë sfida për shkak të gjendjes shëndetësore dhe plagëve të marra, shkruan Gazeta Sinjali. “Lumniu ishte djalë trim, i vendosur, shumë i dashur me shokët dhe luftëtar i dalluar në njësinë e topave në Brigadën 138 ...
Komentet te Vdes ish-luftëtari i Koshares, kishte mbi 40 intervenime kirurgjike për shkak të plagëve të luftës Janë të Mbyllura
Anëtarët e PDK-së, Blerand Stavileci dhe Arben Mustafa, sot dolën në një konferencë për media për t’i bërë thirrje Qeverisë që të marrin masa për, siç thanë, krizën ekonomike në vend. Stavileci, duke thënë se qytetarët e Kosovës po kanë shumë sfida aktualisht, e konsideroi Qeverinë e Kosovës si “të vetmen në botë që nuk po e pranon krizën dhe nuk po vepron për ta lehtësuar atë “Rëndimi i firmave kosovare me vendime të paqëndrueshme arbitrare zvogëlon të hyrat për to dhe ka efekt direkt në shkurtimin e vendeve të punës dhe rritjen e papunësisë. Papunësia krijon pasiguri. Papunësia dhe pasiguria prodhojnë kriza familjare, sociale dhe psikologjike, e krizat familjare, ...
Komentet te PDK: Qeveria Kurti po thellon varfërinë, të hiqet TVSH-ja, akciza dhe të rriten pagat Janë të Mbyllura