Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dorëzohet në Kuvend peticioni për tërheqjen e Trustit me 21 mijë nënshkrime

Lajme
Organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit kanë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura në Kuvendin e Kosovës. Adnan Jashari, iniciator i këtij peticioni, ka thënë se po presin që Kuvendi të votoj pro projektligjit të Trustit. “Si iniciator i trustit me disa vullnetarë që na kanë ndihmuar për mbledhjen e nënshkrimeve kemi dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës ku presim që deputet të votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e 30% të trustit. Gjithashtu kërkesa është edhe për sistemin pensional të kalohet në sistem të ri pensional”. Ndërsa, Reshat Ramadani, vullnetar nga Gjilani, tha se ka pasur ...
Komentet te Dorëzohet në Kuvend peticioni për tërheqjen e Trustit me 21 mijë nënshkrime Janë të Mbyllura

Rritja e rasteve me COVID -19, IKSHPK ka një apel për qytetarët

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar te qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe që të vaksinohen. IKSHPK-ja, shton se me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët mbi moshën 12 vjeç duhet të vaksinohen me tre doza. “IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen“, shkruan IKSHPK. Njoftimi i IKSHPK-së: Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat ...
Komentet te Rritja e rasteve me COVID -19, IKSHPK ka një apel për qytetarët Janë të Mbyllura

Kuvendi të enjten me dy seanca, Kusari-Lila: Mocion për masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë është vendosur që si pikë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të diskutohet mocioni përmbajtjesor i propozuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për adresimin e rezolutës e cila do të merret me masat që duhet t’i ndërmarr qeveria për ballafaqimin me rritjen e çmimeve në vend. Kusari Lila bëri të ditur se vazhdimi i seancës është caktuar të mbahet më 21 korrik, ndërsa seanca e re do të jetë menjëherë pas saj. “Më 21 korrik do të mbahet vazhdimi i seancës, dhe hapet një seancë e re. Seanca ...
Komentet te Kuvendi të enjten me dy seanca, Kusari-Lila: Mocion për masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve Janë të Mbyllura

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës ka publikuar çmimet e derivative të naftës për 24 orët e ardhshme, raporton Gazeta Sinjali. Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 74 centë, për benzinë 1 euro e 67 centë, derisa për gasin 78 centë. Këto çmime janë për litër. Çmimet vlejnë për 24 orët e ardhshme, duke filluar nga ora 10:00. /GazetaSinjali ...
Komentet te Publikohen çmimet e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura

E fejuara e mjekut që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Gjakovë përlot me fjalët e ndjera: Ti s’mbete vetëm heroi i zemrës sime, por i të gjithëve

Lajme
Mentor Salihi, mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, humbi jetën ditë më parë pasi ndodhej në autoambulancën që u përfshi në një aksident të rëndë trafiku, raporton Gazeta Sinjali. Për vdekjen e tij ka shkruar fjalë prekëse e fejuara e mjekut, Blerta Begaj, e cila është shprehur krenare se Salihi u nda nga jeta si një hero. “Me ngushellon e me bene krenare pa mase fakti qe u ndave nga kjo jete si nje hero, ti nuk mbete vetem heroi i zemres time por u bere heroi i te gjithe atyre qe i ktheve ne jete kur nuk kishin shpresa, i atyre qe te njohen, e i ...
Komentet te E fejuara e mjekut që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Gjakovë përlot me fjalët e ndjera: Ti s’mbete vetëm heroi i zemrës sime, por i të gjithëve Janë të Mbyllura

Plazhet e zbrazura shkaku i çmimeve, Edi Rama: Është një mësim për bizneset, vetes ia bëjnë

Lajme
Çmimet e larta në jug të Shqipërisë po bëjnë që numri i turistëve të jetë i vogël dhe plazhet të boshatisen. I pyetur në lidhje me këtë, kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse është e vërtetë, ky do të jetë një mësim për bizneset që abuzojnë me çmimet ndërsa ndodhen në një treg shumë konkurrues, ku kanë afër Turqinë, Greqinë, Malin e Zi e Kroacinë. Rama gjithashtu u shpreh se Qeveria e tij ka ndryshuar për mirë kartëvizitën e Shqipërisë. “Nëse ka një problem me çmimet e larta është për tu parë dhe analizuar në fund, jo tani. Nëse dikush vendos çmim të lartë dhe nuk i vjen njeri, ...
Komentet te Plazhet e zbrazura shkaku i çmimeve, Edi Rama: Është një mësim për bizneset, vetes ia bëjnë Janë të Mbyllura

Kapet me armë në çantë një 25-vjeçar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ , thotë se është e shokut të tij

Lajme
Ekipi futbollistik ‘Llapi’ ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen në kuadër të garave evropiane kundër Buducnostit, me ç’rast kishte një numër të madh tifozësh në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të tifozëve nga sigurimi i stadiumit, është gjetur një armë e ftohtë, thikë, në çantën e një 24-vjeçari. Lidhur me këtë është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin. 24-vjeçari para hetuesve policorë ka deklaruar se thika është e shokut të tij, i cili po ashtu u shoqërua në stacion ku pranoi se mjeti i mprehtë i përket atij. Me vendim të prokurorit, ...
Komentet te Kapet me armë në çantë një 25-vjeçar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ , thotë se është e shokut të tij Janë të Mbyllura

Fundjavë me rrebeshe shiu e bubullima, ky është parashikimi i motit për ditët në vijim

Lajme
Moti gjatë ditëve të fundjavës pritet të përcillet me rrebeshe të shkurta shiu me bubullima, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Prishtina Weather ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, pritet të ketë rënie të lehtë të temperaturave. Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell. Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit. 15.07 ...
Komentet te Fundjavë me rrebeshe shiu e bubullima, ky është parashikimi i motit për ditët në vijim Janë të Mbyllura

Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohet një 63-vjeçare

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në udhëkryqin e rrugës nacionale në Vushtrri, ku si pasojë është lënduar një person, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur pasi njëri nga shoferët e përfshirë në aksident ka bërë kyçje nga rruga dytësore në atë nacionale në mënyrë të pasigurtë, me ç’rast i ka marrë përparësinë e kalimit veturës tjetër. Për shkak të lëndimeve të marra, 63-vjeçarja është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë. Sinjali mëson se gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohet një 63-vjeçare Janë të Mbyllura

Mjeku shqiptar në Gjermani tregon sa paguhen mjekët atje

Lajme
Liri Pepshi, mjek në Gjermani, ka treguar për rrogën dhe kushtet që i gëzojnë mjekët në Gjermani, duke thënë se rroga e një psikiatri-psikioterapeuti, shkon nga 15 mijë deri në 20 mijë euro. “Një specialist fillon diku me 6 mijë euro bruto në muaj, por me taksa. Prej 6 mijë mbesin diku 3 mijë e 500 euro. Pjesa që mbetet pastaj ka shumë shpenzime tjera, edhe shpenzimet e specializimit kushtojnë mjaft shumë. Në rastin tim, psikiatër-psikioterapeut, përfshin 15 deri në 20 mijë euro, varësisht cilën pjesë e merr përsipër klinika me e pagu”, ka thënë Pepshi për Klan Kosova. I pyetur nëse është e vërtetë se mjekët në Gjermani fitojnë ...
Komentet te Mjeku shqiptar në Gjermani tregon sa paguhen mjekët atje Janë të Mbyllura