Tre anesteziologë e braktisën QKUK-në gjatë dy javëve të fundit. Këta e lanë publikun për ta vazhduar kështu punën në sektorin privat, aty, ku rrogat për ta, po dalin të jenë shumë më të majme, krahasuar me sektorin publik. E në vitin 2020, QKUK-në e kanë braktisur 17 anesteziologë, ndërsa dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Por sherrin, largimit të këtyre anesteziologëve po ia shohin pacientët e QKUK-së. Si rrjedhojë e mungesës së tyre, në shumë klinika të këtij institucioni shëndetësor janë krijuar lista të pritjes. Në të gjithë QKUK-në për momentin janë vetëm 51 anesteziologë të cilët duhet të shërbejnë për 40 njësi punuese, 3 njësi intensive dhe emergjencën. ...
Komentet te Privati ia ‘gëlltit’ QKUK-së anesteziologët Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021 flasin për 2160 shkurorëzime. Ndërsa të dhënat për këtë vit, saktësisht për pesë muajt e parë të vitit janë 623 shkurorëzime, me majin që ka regjistruar më së shumti raste divorci me 143 të tilla. Mosha që më së shumti ka pasur shkurorëzime gjatë vitit të kaluar ka qenë mosha prej 25 deri 29 vjeç, me 465 shkurorëzime. Numri më i lartë i shkurorëzimeve sipas vendbanimit të përhershëm ne komunë dhe kohëzgjatjes së martesës për vitin e kaluar ishte komuna e Prizrenit, me 189 shkurorëzime. Sociologu Jeton Brajshori tregon për KP se xhelozia dhe problemet ekonomike janë dy prej ...
Komentet te Mbi 620 shkurorëzime për 5 muaj, sociologu: Janë shumë, ja pse po ndodhë Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se 80 mijë zyrtarë publik po mbesin peng i Qeverisë Kurti, për mosmiratimin e Ligjit të Pagave. Në konferencën për media, Tahiri ka thënë se ky Projektligj për tri herë radhazi i kalon afatet e përcaktuara në agjenden legjislative të kësaj Qeverie. “Në mungesë të këtij Ligji i cili vargitet tash e një vit e gjysme dhe tri herë i tejkalon afatet e përcaktuara të Qeverisë në agjendën legjislative, 80 mijë zyrtarë publikë janë peng e një Qeverie e cila nuk ndërmerr asnjë veprim”, ka thënë Tahiri. Tutje, Tahiri ka thënë se kanë thirrë në interpelancë ...
Komentet te Tahiri: 80 mijë zyrtarë publik janë peng i një Qeverie që nuk ndërmerr asnjë veprim Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend, shkruan Express. ...
Komentet te Një i vdekur dhe mbi një mijë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 225 milionë euro. Mallrat e eksportuara nga Kosova në Shqipëri, kanë shënuar rritje prej 50 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa edhe eksporti i mallrave nga Shqipëria në Kosovë ka rritje në vlerë prej 14.5 për qind. Kjo rritje nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vlerësohet pozitive dhe e kënaqshme. Minxhozi, në një intervistë për KP, thotë se pret që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022 të ketë rritje edhe më të madhe të shkëmbimeve tregtare. “Në fushën e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë, Kosovës dhe anasjelltas, kemi ...
Komentet te Rreth 225 milionë euro shkëmbime tregtare Kosovë-Shqipëri këtë vit Janë të Mbyllura
Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh, të shtunën ka treguar për skandalet e këtij misioni në Kosovë, por edhe për shumë çështje tjera. 13 ditë pasi fitoi rastin gjyqësor me Britaninë e Madhe lidhur me sinjalizimin e aferave të dyshuara korruptive në misionin më të madh të jashtëm të Bashkimit Evropian, EULEX, prokurorja Maria Bamieh, ka folur për përfshirje e zyrtarëve të EULEX-it në afera për mbylljen e rastin penal kundër Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça. Gjatë konferencës për medie, Bamieh ka thënë se në shpërthimin në lokalin “Sekiraça” kishte dy dëshmitarë. Maria Bamieh, derisa punonte si prokurore në EULEX, kishte alarmuar ...
Komentet te Maria Bamieh: Kishte dy dëshmitarë në shpërthimin e lokalit “Sekiraça” Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës po vazhdon shtimin e kontrollit për të garantuar sigurinë në rrugë, raporton Gazeta Sinjali. Mbrëmë Policia e Kosovës në Prishtinë ka hasur në disa persona të cilët kanë vozitur në shpejtësi të pa lejuar dhe ka shqiptuar dënime. Policia bën të ditur se ka gjobitur 6 persona, pasi kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe ka konfiskuar 8 patentë shoferë. Ndryshe, kohët e fundit si pasojë e parregullsive në komunikacion, Policia ka shpeshtuar dënimet me gjoba dhe konfiskimin e patentë shoferëve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Policia në aksion, shqipton 6 gjoba dhe konfiskon 8 patentë shoferë Janë të Mbyllura
Ish prokurorja e EULEX-it në Kosovë, Maria Bamieh e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar sot në një konferencë për media në Prishtinë ka njoftuar në detaje rastin e saj gjatë kohës sa ishte në EULEX dhe me sfidat me të cilat është përballur nga koha kur kishte filluar të sinjalizonte se diçka nuk ishte në rregull. Bamieh para gazetarëve në Kosovë tha se si një prokurore në Britani të Madhe me përvojë ndërkombëtare ishte caktuar për të ardhur në EULEX. “Erdha në Kosovë që të jap kontributin tim. Unë kam pasur një rekord të mirë të rasteve. Jam marrë me raste të profilit të lartë në ...
Komentet te LIVE: Ish prokurorja e EULEX-it që sinjalizoi për korrupsion jep detajet e rasteve: Pas dyshimeve të mia dhe raportimit më kanë përjashtuar dhe keqtrajtuar Janë të Mbyllura
Shkeljet që bëhen në komunikacion, shpesh përcillen edhe me konflikte verbale mes pjesëmarrësve në trafik, madje ka raste kur eskalojnë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë herë në përleshje janë përfshirë tre persona, të cilët janë arrestuar më pas, si të dyshuar për tri vepra penale. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Dukagjin Gjocaj (62-vjeçar), Taulant Lula (36-vjeçar) dhe Dren Rezniqi(31-vjeçar). Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të ndalohet për 48 orë i dyshuari i parë Gjocaj, ndërkohë që dy të dyshuarit e tjerë të hetohen në procedurë të rregullt. I dyshuari kryesor sipas informacioneve ...
Komentet te Përleshja në Gjakovë: Këta janë tre te dyshuarit që i zuri sherri në komunikacion, njëri kërcënoi me armë – të tjerët e sulmuan Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të ngacmimit seksual ndaj një 11-vjeçareje në Prishtinë, që u raportua nga ajo dhe prindërit e saj, dje në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi që është bërë në Polici, ku e mitura ka rrëfyer se si ndodhi rasti para banesës së saj, në rrugën ‘Besa’. Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, ajo ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, i cili e ka shfrytëzuar kohën derisa ajo ka qenë para banesës dhe e ka prekur me zor nëpër gjoks e të pasme. Posa vajza ka filluar të ...
Komentet te Prishtinë: 11-vjeçarja ngacmohet seksualisht nga një burrë para banesës, e preku me zor në gjoks e të pasme Janë të Mbyllura