Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

50 euro për një ditë pushimi, turistët ankohen për çmimet në Shqipëri

Shqipëri
Në Durrës, këtë korrik, turistët po harxhojnë për një ditë pushimi rreth 50 euro. Të pyetur nga Euronews Albania, disa prej tyre thonë se çmimet janë shtrenjtuar këtë vit, edhe pse janë përpjekur të gjejnë plazhet më të lira në gjithë bregdetin. “Pushimet shkojnë 500 mijë lekë për 10 ditë. Në ditë shpenzoj 30, 40 deri në 50 mijë. 100 euro dy vetë. Ne jemi pensionistë, matemi me pensionin që kemi dhe vlerësohet sesa mund të jetosh”, shprehen ata. Me çmimet që po hasin, ata thonë se kanë shkurtuar ditët e qëndrimit. “Në Durrës janë shumë shtrenjtë të gjitha çmimet. Plazhi nuk ka kushte për pushuesit. Kemi qëndruar 10 ditë, ...
Komentet te 50 euro për një ditë pushimi, turistët ankohen për çmimet në Shqipëri Janë të Mbyllura

Serbia ia ndalon pjesëmarrjen pingpongistëve kosovarë në Kampionatin Evropian

Sport
Serbia ia ka ndaluar pingpongistëve kosovarë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, i cili po mbahet në Beograd. Këtë e bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës i cili tha se politika serbe sërish po përzihet në sport. “Politika serbe vazhdon të përzihet në sport, dhe atë duke diskriminuar sportistët tanë. Rasti i fundit ndodhi me pingpongistët tanë, të cilëve iu mohua pjesëmarrja me të drejta të barabarta me shtetet tjera në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd të Serbisë”, ka shkruar KOK në Facebook. Komiteti tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Pingpongut të Kosovës gjatë procesit të pjesëmarrjes në ...
Komentet te Serbia ia ndalon pjesëmarrjen pingpongistëve kosovarë në Kampionatin Evropian Janë të Mbyllura

Shtrenjtohet pak nafta, publikohet tavani i çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme

Lajme
Sot çmimi i naftës do të jetë më i shtrenjtë për 1 cent se dje. Benzina është liruar për 1 cent, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar për ditë me radhë. Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimet tavan të karburanteve, lajmërohet se nafta për 24 orë do të jetë 1.75 euro për litër. Çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.66 euro për litër ose 1 cent më lirë se një ditë më parë. Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i gazit mbetet 0.78 euro për litër. Çmimet vlejnë deri të dielën në orën 10:00. Ky vendim, sipas MINT, është marrë bazuar në udhëzimin administrativ ...
Komentet te Shtrenjtohet pak nafta, publikohet tavani i çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura

Dhjetë milionë klikime për shtatë ditë me këngën e re, Don Xhoni: Shumë katil jam treguar me këto rekorde

ShowBiz
Ai vetëm shtatë ditë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Katile”. Kjo këngë e reperit Don Xhon u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për kaq ditë mblodhi mbi dhjetë milionë klikime në YouTube. Për këtë pati një reagim nga reperi duke treguar se është mjaft i lumtur për suksesin e arritur. Foto: Screenshot/Instagram “Shumë katil jam duke u treguar me këto rekorde”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë së shpërndarë në InstaStory. Protagoniste në këtë videoklip duhet theksuar se është edhe modelja dhe aktorja, Megi Pojani.   Që nga pandemia, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) po vazhdojnë të jenë ndër të preferuarit në ...
Komentet te Dhjetë milionë klikime për shtatë ditë me këngën e re, Don Xhoni: Shumë katil jam treguar me këto rekorde Janë të Mbyllura

Aktivisti nga Gjilani dëshpërohet me VV-në: Të paaftë, krejt dhe drejt në LDK – s’ka tjetër

Lajme
Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Lundrim Osmani, u largua nga VV-ja për të ikur tek LDK-ja. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në Facebook, me qindra gabime drejtshkrimore. Ai ka thënë se VV janë analfabetë e joprofesionistë./Nacionale ...
Komentet te Aktivisti nga Gjilani dëshpërohet me VV-në: Të paaftë, krejt dhe drejt në LDK – s’ka tjetër Janë të Mbyllura

Iranianin kaps e detyroi gruaja të shkojë në spital, u befasuan çfarë gjetën në të pasmen e tij

Rajoni dhe Bota
Një burrë iranian shkoi në spital vetëm pasi që gruaja ishte e shqetësuar me refuzimin e tij për të ngrënë, e ankohej për dhimbjen në abdomen,  e ajo çka gjetën në rektumin e tij nuk pritej, transmeton Gazeta Metro. Mjekët pasi që e kryen një rrezatim CT për të zbuluar saktësisht se çfarë kishte bllokuar zorrët, ekstraktuan një shishe uji 19.5 centimetra e gjatë të mbushur plot. Baza e shishes ishte brenda ndërsa kreu i shishes po qëndronte afër anusit pasi burri dëshironte që ta mbante aty për ta nxjerrë më lehtë.   “Për shkak të turpit dhe frikës nga gruaja, ai nuk ka dhënë asnjë detaj për prezencën e ...
Komentet te Iranianin kaps e detyroi gruaja të shkojë në spital, u befasuan çfarë gjetën në të pasmen e tij Janë të Mbyllura

Mbi 1 mijë raste të reja me virus, asnjë qytetar i shtrirë në spital me dozën e tretë

Shëndetësi
Asnjë person i vaksinuar me dozën e tretë kundër COVID-19, nuk po qëndron i shtrirë në spitalet e Kosovës. Kjo, sipas ministrisë së shëndetësisë tregon për rëndësinë e vaksinimit me këtë dozë. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1 mijë e 219 raste të reja me koronavirus. Kryeqyteti vazhdon t’i prijë listës me numrin më të madh të rasteve të reja. Një mijë e 219 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.   Më së shumti raste pozitive u shënuan në kryeqytet, 273, kurse Peja me 194 raste është qyteti i dytë në këtë listë.   Raste të reja me ...
Komentet te Mbi 1 mijë raste të reja me virus, asnjë qytetar i shtrirë në spital me dozën e tretë Janë të Mbyllura

Lushtaku e quan Qeverinë Kurti proserbe: Shkarkimi i Kodrës është skandaloz, pushteti ka antipati ndaj UÇK-së

Lajme
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në një postim në Facebook ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, dhe pjesëtarin e grupit të Komandantit Adem Jashari, Fadil Kodra. Lushtaku ka thënë se askush nuk mund ta kishte parashikuar thellësinë e armiqësisë së kësaj qeverie të neveritshme ndaj UÇK-së. “Duket që ka ardhë koha e proserbëve e nostalgjikëve të Jugosllavisë që të qeverisin me institucionet e Kosovës. Turpi ju mbuloftë!”, ka shkruar mes tjerash Lushtaku. “Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do ...
Komentet te Lushtaku e quan Qeverinë Kurti proserbe: Shkarkimi i Kodrës është skandaloz, pushteti ka antipati ndaj UÇK-së Janë të Mbyllura

Hoti: Qeveria është dashur ta heq akcizën mbi naftën, sot çmimi për litër do të ishte 1.30 euro

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se është parandoksale se si Qeveria ka dërguar në Kuvend për miratimin marrëveshjen për kredi, në kohën kur inflacioni ka rritur të hyrat buxhetore. Hoti tha se çmimet janë rritur shumë dhe se e vetmja masë e ndërmarrë nga ekzekutivi për të zbutur krizën është kufizimi i çmimit të naftës. Sipas tij, sikur kjo masë të përcillej me heqje të përkohshme të akcizës dhe përgjysmim të TVSH-së në naftë, çmimi i naftës sot do të ishte rreth 1.30 euro për litër. “Vetëm kështu kjo masë do të zbuste barrën për qytetarët. Masë tjetër që mungon është rritja e listës së mallrave ...
Komentet te Hoti: Qeveria është dashur ta heq akcizën mbi naftën, sot çmimi për litër do të ishte 1.30 euro Janë të Mbyllura

Mërgimtarit i vidhet çanta me plot para pasi u ndal në një market në Mazgit

Lajme
Një mërgimtari nga Norvegjia iu vodhën 40 mijë kruna, tri ditë më parë, në Kosovë. Ai u ndal në një market në Mazgit dhe derisa veturën e kishte në parking, dy hajdutë ia vodhën çantën me dokumente e para. I njëjti tregoi se ai dhe familja e tij ishin fare pranë veturës kur ndodhi rasti, por që e vërejtën tek më vonë se ishin pre e një grabitje. Rasti u lajmërua menjëherë në polici, të cilëve iu ndihmuan kamerat e sigurisë të vendosura në atë pjesë. Dy  të dyshuarit u zunë në flagrancë dhe u arrestuan, ditë më parë.   Express ...
Komentet te Mërgimtarit i vidhet çanta me plot para pasi u ndal në një market në Mazgit Janë të Mbyllura