Ashtu siç edhe mund të paramendohej, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, po i bashkohet listës së artistëve që sivjet do të performojnë në festivalin Sunny Hill. Lajmi u konfirmua nga vet këngëtarja e hitit “Levitating” në mbrëmjen e së enjtes, me publikimin e një fotografie në rrjetin social Instagram. “Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, shkroi ndër të tjerash 26-vjeçarja në lajmërimin e saj. Dua ishte një nga emrat e pritshëm sivjet për të kënduar në festivalin Sunny Hill – kjo jo vetëm për shkak se organizatori është babai i saj, Dukagjini, por edhe sepse ajo është në një ...
Komentet te Dua Lipa konfirmon se do të performojë sivjet në Sunny Hill: Po vij në shtëpi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ushtruesi i detyrës së kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se Qeveria ka tri mundësi lidhur me trajtimin e çështjes së veteranëve, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Klinaku ka renditur tri mundësitë që sipas tij do t’i ofronin zgjidhjes çështjes së veteranëve të cilët tash e një kohë po shprehin pakënaqësitë e tyre për shkak të mos përfshirjes në ligjin e pagës minimale. Ky është statusi i plotë i Klinakut: Qeveria e Kosovës i ka këto mundësi: 1. Të rritet paga minimale e veteranëve t’iu bëhen pagesat me ligjin që është në fuqi e që ...
Komentet te Çështja e veteranëve, Klinaku ia tregon tri mundësitë e vetme Qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada franceze me rastin e 14 Korrikut – Festës Kombëtare të Francës. Sipas njoftimit nga Kryeministria, në fjalën e rastit, kryeministri Kurti ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e kremtimit të dy ngjarjeve kryesore në historinë moderne franceze, rënien e Bastiljes dhe bashkimin e popullit francez. “Pjesa më e madhe që ne e marrim si të mirëqenë në fjalorin e sotëm politik – diskursi i të drejtave të njeriut dhe atyre civile, republikanizmi, sovraniteti popullor, shteti-komb, ndarja e spektrit politik në të djathtë dhe të majtë, është trashëgimi e drejtpërdrejtë e Revolucionit Francez”, ka thënë Kurti. ...
Komentet te Festa Kombëtare e Francës, Kurti: Nga kultura franceze u inspiruan edhe Faik Konica e Ismail Kadare Janë të Mbyllura
Pompa e derivateve ‘Tempo’ në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës, orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se nga zjarri që përfshiu objektin e pompës, është djegur edhe marketi dhe një pjesë e mbushësit me derivate. Dyshohet se flakët u shkaktuan si pasojë e energjisë, por kjo do mbetet të vërtetohet me anë të ekspertizave të ekspertëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe ekspertët nga KEDS dhe eksperti i ...
Komentet te Pompa e derivateve në Mramor dyshohet se u dogj shkaku i rrymës, detaje nga rasti Janë të Mbyllura
Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe gra”. Ajo ka rrëfyer detaje të shumta nga jeta e saj personale dhe profesionale. Ndër të tjerash, Hadërgjonaj theksoi se ka ndryshuar tarifën e çmimeve për të kënduar në dasma dhe ahengje familjare. “Jam shumë selektive sepse kam bërë çmime shumë më të larta. Edhe jo se janë shumë të larta për mendimin tim, por realisht më vjen shumë keq sepse ka shumë njerëz që duan të kenë Albërien, por s’kanë mundësinë ta marrin”, tha këngëtarja e hitit “Lozonjare”. Foto: Albërie Hadërgjonaj/Instagram E ndërsa kur u pyet për shifrën e saktë, Hadërgjonaj tha se ...
Komentet te Albërie Hadërgjonaj thotë se ka rritur çmimet e këndimit: Kërkoj deri në 10 mijë euro për një dasmë Janë të Mbyllura
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka dhënë sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me rastin e pritjes për Festën Kombëtare Franceze të enjten, diplomatja, tha se për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave, megjithëse nuk iu dha drita e gjelbër nën presidencën franceze. “Për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave. Në të vërtet diskutimet që u zhvilluan nën presidencën franceze, gjatë takimit të Këshillit Evropian të 23 qershorit kanë vënë themelet për shtyrjen përpara të kësaj teme, gjithmonë duke marrë parasysh shqetësimet tona sa i përket migracionit dhe sigurisë. Në fakt çështja e liberalizimit ...
Komentet te Ambasadorja franceze jep sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura
Avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnora Shefkiu, ka qenë e ftuar në T7, ku foli lidhur nisjen e gjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiu, të cilët akuzohen për vrasjen e Marigona Osmanit. Ajo tha se Arbër Sejdiu konsideron që kualifikimi ligjor që është bërë mbi barrën e tij, nuk është ai që duhet të jetë. Sipas Shefkiut, Arbër Sejdiu nuk e pranon që ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale “Dhunim” dhe “Vrasje në bashkëkryerje”. “Arbër Sejdiu ngarkohet me dy vepra penale, ndihmë në kryerjen e veprës penale “Dhunimi” dhe “Vrasje në bashkëkryerje”. Arbër Sejdiu për këto kualifikime ligjore është deklaruar i pafajshëm meqë i njëjti konsideron se kualifikimi ...
Komentet te Avokatja e Arbër Sejdiut: Ai s’e pranon që ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes Janë të Mbyllura
KEDS ka njoftuar për punime në rrjet përgjatë së premtes dhe së shtunës. Si pasojë e këtyre punimeve disa vende do të mbesin përkohësisht pa furnizim me energji elektrike. Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet: Prishtinë 1. NS 35/20[kV] Fushë- Kosova II do të ndërprehet: NS 10/0.4kV TS Enver Kutllovci Xhafa Construction Sh.P.K (kodi: 10012282270) nga ora 16:00 deri në ora 18:00 Vendet: Një pjesë e rr. Albulena, një pjesë e rr. Hajrullah Zymi dhe Model Sllovenia. Arsyeja: Zhvendosja e TS 10(20)/0.4kV, sipas zgjidhjes teknike. 16.07.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. Nga NS 220/35/10[kV] Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Fshatrat 1 (kodi: 14000009) nga ...
Komentet te KEDS punon në rrjet dy ditë, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 6 orë Janë të Mbyllura
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë. Policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe pas ndërhyrjes së të zotit të majmunit, situata është marrë nën kontroll. Çfarë ndodhi? Abcnews shkruan se gjithçka nisi kur një majmun, që rrinte në kafazin e një hoteli në zonë, është nxjerrë nga i zoti për të shlodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit. Por, teksa kanë parë këtë, qytetarëve iu është dukur ...
Komentet te E pazakontë në Sarandë, majmuni rrah me shpulla policët Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në Prishtinë, pasi i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 22-vjeçari që po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi ishte dënuar me burgim për veprën penale ‘Kanosje’, u kap te rrethi i autostradës në Veternik. Pas arrestimit i njëjti u dërgua në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arrestohet në Veternik 22-vjeçari i kërkuar nga Policia, dërgohet në vuajtje të dënimit Janë të Mbyllura