Modelja shumë e përfolur kosovare, Arta Nitaj është kthyer ditët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të një skandali të publikuar nga YouTuberi Teddy Grey. Ky i fundit ka publikuar disa mesazhe, ku mësohet se modelja shqiptare shet trupin e saj për 5 mijë euro. Të gjitha këto mesazhe që zhvillohen mes Arta Nitajt dhe një personi shqiptar që thuhet se ka fjetur me të kundrejt pagesës, janë bërë publike në Instagramin e Teedy Grey. YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në këto mesazhe një person i shkrua Arta Nitajt se duhet të takohen ose ndryshe ...
Komentet te “5 mijë euro për një natë”, publikohen biseda nga skandali i Arta Nitajt Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një rast i tmerrshëm dyshohet se ka ndodhur para gjashtë ditësh në fshatin Sveçël të Podujevës, ku një vajzë 7-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë 30-vjeçar. Sinjali ka mësuar detaje se si i dyshuari e keqpërdori seksualisht vajzën në një rrugë të fshatit më 10 korrik. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë është vënë në dijeni për rastin, më 12 korrik, pas denoncimit të prindit të të miturës, i cili ka rrëfyer detaje për momentet e tmerrit që ka përjetuar 7-vjeçarja. Në dëshminë e dhënë para zyrtarëve policorë, babai i vajzës ka deklaruar se e bija është trishtuar kur burri 30-vjeçar e sulmoi ...
Komentet te Bien në pranga të Policisë 30-vjeçari nga Podujeva, abuzoi seksualisht me një 7-vjeçare Janë të Mbyllura
Nuk ndalet “YouTube-ri” britanik Teddy Grey! Ai duket se u është vënë keq, vajzave të showbizit shqiptar. Pasi publikoi disa foto nudo të models Arta Nitaj duke thënë se kjo e fundit kërkon 5 mijë euro për një natë, britaniku Teddy Grey, ka hedhur akuza ndaj modeles Arta Elezaj. Ai ka publikuar sot foton e Elezajt me një mashkull misterioz teksa shkruan: “Me sa duket, të gjitha këto ‘figura publike’ janë në të njëjtin kategori prostitutash”. Megjithatë duket se Grey është ndalur me aq kur bëhet fjalë për Arta Elezajn, ndryshe nga sa bëri me Arta Nitajn të cilës u nxori mesazhet e shkëmbyera me një shqiptar i cili ankohej ...
Komentet te SKANDAL/ Pas Arta Nitajt, Youtuberi britanik i’a publikon fotot edhe Arta Elezajt në shtrat me një burrë Janë të Mbyllura
Kërcënoi me kaçavidë policët e trafikut, ky është 21-vjeçari që u arrestua në rrugën ‘Agim Ramadani’
Disa zyrtarë policorë të trafikut janë ballafaquar të premten me një qytetar i cili përveç që shpërfilli urdhrat e tyre, edhe i kërcënoi e rrezikoi ata. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Prishtinës, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Jetmir Krasniqin, 21-vjeçar, i cili është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Por si ndodhi rasti dhe si i kërcënoi policët i dyshuari? Gjithçka dyshohet se ndodhi gjatë periudhës kur Njësia e Trafikut ishte në rrugën “Agim Ramadani”, duke monitoruar mbarëvajtjen në trafik. I riu që ishte duke lëvizur me ...
Komentet te Kërcënoi me kaçavidë policët e trafikut, ky është 21-vjeçari që u arrestua në rrugën ‘Agim Ramadani’ Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. IHMK po ashtu njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. “Parashikimi i Motit për ditën e diele, 17.7.2022! Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, Vranësirat në viset e larta kanë mundësi të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatën e IHMK-së. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Parashikimi i motit për ditën e nesërme Janë të Mbyllura
Shitblerja dhe konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet e Kosovës dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë, në rrugën ‘Vëllezërit Bytyqi’ në Suharekë, pas denoncimit të një prindi, i cili e raportoi djalin e tij për posedim të narkotikëve. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar i dyshuari, i moshës 17-vjeçare, të cilit zyrtarët policorë me rastin e kontrollit ia gjetën një qese me substanca narkotike. I riu që u denoncua nga babai dyshohet se e bleu ...
Komentet te I mituri nga Suhareka blen narkotikë për 20 euro, babai ia thërret Policinë – arrestohet dilleri që ia shiti Janë të Mbyllura
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot me 68 vota për propozimin francez që i hap rrugë negociatave për anëtarësim të RMV-së dhe Shqipërisë në BE. Deputetët e opozitës maqedone kanë kundërshtuar propozimin ndërkaq, kryeministri shqiptar Edi Rama i është gëzuar miratimit duke thënë se më s’ka pengesa për rrugën drejt BE-së të këtyre dy shteteve. Liderët e BE-së kanë përshëndetur votimin dhe kanë paralajmëruar se javën e ardhshme hapen formalisht negociatat. Propozimi francez parasheh kapërcimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës, ...
Komentet te Çfarë është propozimi francez që i hap rrugën e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe RMV-së Janë të Mbyllura
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka kërkuar një sqarim nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila në një postim në Twitter e ka futur në një rresht Manstirin e Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë. Ai tha se ajo mund ta ketë bërë nga ngutia apo mospasja e informatave të sakta, megjithatë Çeku tha se Cramon duhet të japë një sqarim. Ne e kemi parë një publikim nga Viola von Cramon në një takim të saj me zyrtarët e Europa Nostra. Më twitt-in e publikuar të zonjës von Cramon, Manastiri i Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga agresioni rus në Ukrainë ...
Komentet te Qeveria i kërkon sqarime Viola Von Cramon’it rreth një postimi për Manastirin e Deçanit Janë të Mbyllura
Kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe pagat janë disa nga arsyet e mjekëve të Kosovës, të cilët nga dita në ditë po ikin për të kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë. Kryetarja e Sindikatës së Mjekëve të Kosovës, Tevide Imeri në një intervistë për Telegrafin tha se ikja e mjekëve është një shqetësim i madh. Imeri tha se kjo është kthyer në një fenomen që po i përcjell ndër vite dhe kohëve të fundit sipas saj, ikjet janë bërë dhe më të dukshme. “Është fenomen që po na përcjell ndër vite dhe kohëve të fundit ikjet janë bërë dhe më të dukshme dhe ndoshta kanë ...
Komentet te Politikanët nuk marrin shërbime në institucionet publike prandaj nuk e kanë prioritet shëndetësinë, kryetarja e sindikatës flet për ikjen e mjekëve Janë të Mbyllura
Për shkak të temperaturave të larta në Kosovë, qytetarët po kërkojnë hijet e pemëve ose pishinat, që ta largojnë vapën. Një zgjidhje për këtë mot të nxehtë, duket se e ka gjetur edhe një qytetare, e cila ka hyrë në shatërvanin afër objektit të komunës së vjetër në Prishtinë. Teksa rrezet e diellit bien mbi të dhe rrobat e saj ajo shihet e shtrirë në ujë duke e shijuar ditën me rreth 28 gradë në Prishtinë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Temperaturat e larta, qytetarja në Prishtinë lahet në shatërvan Janë të Mbyllura