Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

1 euro për një qebap, kosovari publikon faturën e ushqimit nga Ulqini

Lajme
Edhe këtë vit turistët po përballen me ngritje të çmimeve në Mal të Zi e në Shqipëri. Madje, u raportua se çmimet për një ditë në disa vende në Shqipëri shkojnë deri në 350 euro. Çmimet e tilla siç duket po i vërejnë më së shumti kosovarët. Një pushues nga Kosova ka treguar për çmimet e larta në Ulqin. Ai ka dërguar faturën e një restoranti ku një qebap ka kushtuar hiç më pak se një euro. Ai tha se sot ka paguar 15 euro për 15 qebapë që kishte ngrënë në njërin nga lokalet atje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 1 euro për një qebap, kosovari publikon faturën e ushqimit nga Ulqini Janë të Mbyllura

Shqipëri/ I nxehti afrikan, fundjavë me temperatura deri në 40 gradë celsius

Lajme
I nxehti afrikan mbetet prezent gjatë kësaj fundjave në Shqipëri, duke sjellë temperatura të larta, deri në 40 gradë celsius. Maksimumet e temperaturave shënohen në Elbasan dhe Berat, por termometri shënon 39 gradë celsius edhe në Shkodër apo Gjirokastër. Tirana gjithashtu mbetet një tjetër qark i nxehtë. Teksa në Kukës temperatura arrin deri në 38 gradë, një ndryshim pritet të dielën, kur parashikohet të ketë reshje të pakta shiu në veri dhe verilindje. Pjesa më e madhe e Shqipërisë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, me temperaturat që luhaten nga 15 gradë në mëngjes, në zonat malore dhe termometri do të shënojë 40 gradë celsius të dielën dhe të hënën ...
Komentet te Shqipëri/ I nxehti afrikan, fundjavë me temperatura deri në 40 gradë celsius Janë të Mbyllura

Pamje të kolonave nga kufiri Kroaci – Serbi. Shumë nga automjetet janë të mërgimtarëve kosovarë

Lajme
...
Komentet te Pamje të kolonave nga kufiri Kroaci – Serbi. Shumë nga automjetet janë të mërgimtarëve kosovarë Janë të Mbyllura

Forcat e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova intervenuan në Valbonë: Momenti kur transportohet trupi i pajetë i turistit që vdiq

Lajme
Grupi i turistëve serbë që kishin mbetur të bllokuar në Valbonë janë shpëtuar. Ndërkohë është bërë i mundur edhe tërheqja e trupit të pajetë të turistit serb G.S, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, në një postim në Facebook. “Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka filluar operacionit e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Serbia dhe personave të tjerë që ishin afër viktimës. Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak dhe ekipet tona bëjnë bartjen ...
Komentet te Forcat e Kërkim-Shpëtimit nga Kosova intervenuan në Valbonë: Momenti kur transportohet trupi i pajetë i turistit që vdiq Janë të Mbyllura

12-vjeçarja nga Vitia zhduket për të pestën herë, nëna thotë se e droguan

Lajme
A.I. nga qyteti i Vitisë tash e gjashtë ditë është larguar nga shtëpia e saj. Familjarët e 12-vjeçares ende nuk kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e të bijës. Nëna e A.I. tha se vajza është larguar nga shtëpia për të pestën herë dhe se gjatë bisedës me të bijën ajo i kishte thënë se disa persona i kishin dhënë për të pirë lëndë narkotike. “Është e pesta herë. Kur e kam kap për t’i thënë se çka je duke bërë më ka thënë ‘mam nuk jeni duke e ditur se kam pirë diçka’. Më tha se miell më kanë dhënë”, u shpreh nëna e saj. Andaj 6 muaj më parë ...
Komentet te 12-vjeçarja nga Vitia zhduket për të pestën herë, nëna thotë se e droguan Janë të Mbyllura

Ky është 30-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht 7-vjeçaren në Podujevë, e preku dhe e puthi me zor

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi sot për disa raste që ngjasojnë me pedofilit, që kanë ndodhur në Sfeçël të Podujevës, e për të cilat po dyshohet një 30-vjeçar. I dyshuari ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 7-vjeçare para disa ditësh. Përveç këtij rasti, ai dyshohet edhe për dy raste të tjera të ngacmimit ndaj dy 11-vjeçareve. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fitim Konushefcin, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor, nën dyshimin se ka kryer veprat penale sulm seksual dhe ngacmim seksual. Çka dihet për rastin e sulmit seksual 30-vjeçari u arrestua gjatë ditës së djeshme si rezultat ...
Komentet te Ky është 30-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht 7-vjeçaren në Podujevë, e preku dhe e puthi me zor Janë të Mbyllura

Festoi ditëlindjen me armë në restorantin e tij, pejani përfundon në ndalim policor

Lajme
Rastet e të shtënave me armë gjatë ahengjeve të ndryshme në Kosovë janë të shpeshta, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Për një rast të tillë, që ka ndodhur mbrëmë në Rugovë të Pejës, ka përfunduar në ndalim policor një 25-vjeçar. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari i një restoranti kishte organizuar një aheng me rastin e ditëlindjes së tij, duke festuar edhe me armë. Posa Policia ka marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e lokalit janë gjetur mbi 10 gëzhoja të armës, të shkrepura nga i dyshuari. Për shkak të përdorimit të ...
Komentet te Festoi ditëlindjen me armë në restorantin e tij, pejani përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura

Polici vret familjen dhe më pas veten

Rajoni dhe Bota
Një polic në Parana të Brazilit ka vrarë 6 anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur, përpara se të vriste edhe veten me armën e shërbimit. Sipas mediave braziliane, 37-vjeçari Fabiano Garcia e kreu këtë masakër për arsye se gruaja e tij donte të ndahej. Polici vrau bashkëshorten, 28-vjeçaren Kassiele Mendes, thjeshtrën e tij 12-vjeçare, Amanda Menes, nënën e tij 78-vjeçare, Irene Garcia, vëllain e tij, Claudiomiro Garcia dhe më pas shkoi në shtëpinë e vjehrrës, ku vrau fëmijët e tij, 4-vjeçarin Miguel Garcia dhe 9-vjeçaren Kamili Garcia. Masakrën e mbylli duke vrarë edhe dy të rinj, kalimtarë të rastit, 17-vjeçarin Kaio da Silva dhe 19-vjeçarin Luiz Becker. ...
Komentet te Polici vret familjen dhe më pas veten Janë të Mbyllura

Kurti prezanton skemën e re: Një i punësuar në çdo familje me subvencionim page deri në 300 euro (VIDEO)

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se që nga e hëna, në kuadër të masave të punësimit synojnë të garantojnë që çdo familje në vend të ketë së paku një të punësuar. Kreu i qeverisë tha se nëpërmjet kësaj skeme, qeveria do të subvencionojë deri në 70 për qind të pagës bruto të punëtorit, ku maksimumi do të jetë 300 euro për gjashtë muaj. Ai tha se kushti i vetëm për të përfituar nga kjo skemë është që punëkërkuesi nuk ka të punësuar asnjë anëtar të familjes. “Nga e hëna, krejt çka duhet të bëni ju si qytetarë, që kërkoni punë e që e plotësoni këtë kusht, ...
Komentet te Kurti prezanton skemën e re: Një i punësuar në çdo familje me subvencionim page deri në 300 euro (VIDEO) Janë të Mbyllura

Smajl, dërgoja letrën Ramushit

Lajme
Smajl, kam një problem moral se si ta trajtoj Ramushin. Shkruan: Baton Haxhiu   Politikan? Hero? Vëlla i heronjve të vdekur? Apo si kryetar i përjetshëm i AAK-së?   Prandaj, ty, po ta shkruaj me dedikim këtë letër që, nëse ke kohë ta lexosh, mos përto, dërgoja edhe atij, Ramushit, kryetarit tuaj të përjetshëm, që ta lexojë. E di që Ramushi është i madh dhe aq i mprehtë sa nuk denjon të përgjigjet direkt ndaj çfarëdo kritike që i bëhet. Nuk denjon, sepse ai merret vetëm me të mëdhenjtë dhe me mbijetesën e demokracisë botërore. Kryetari yt dhe partia po preokupohen prej kohësh me Evropën dhe me retorikën ksenofobe të ...
Komentet te Smajl, dërgoja letrën Ramushit Janë të Mbyllura