Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ky është pronari i kafiterisë në Malishevë që rrahu kamarierin

Lajme
Një 50-vjeçar në Malishevë, pronar i një “shisha bari” ka rrahur dje një punëtor të tij, për çka raportoi më herët Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku pronari i lokalit “Oriental”, e rrahu kamarerin që punonte për të. Si pasojë, viktima pësoi lëndime të lehta trupore ndërkaq Gazeta Sinjali, mëson se pronari i shisha barit “Oriental”, i cili u arrestua për rrahjen e punëtorit është Hafir Mazreku, 50-vjeçar. Derisa punëtori i tij, si pasojë e lëndimeve u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, Mazreku është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai ngarkohet me veprën “Lëndim i lehtë trupor”. Shënim: Personi ...
Komentet te Ky është pronari i kafiterisë në Malishevë që rrahu kamarierin Janë të Mbyllura

Dy 15-vjeçarë vjedhin dru në pyll/Bashkë me familjarët e tyre të rinj kërcënojnë Policët dhe arratisen, kapen tri ditë më vonë

Lajme
Në Kosovë janë shtuar rastet e vjedhjeve si nëpër shtëpi ashtu edhe në biznese të ndryshme. Por dukuri shqetësuese mbetet edhe vjedhja e drunjëve në pyje, raporton Gazeta Sinjali. Dy 15-vjeçarë, u kapën tri ditë më parë duke e kryer një vepër të tillë që sanksionohet me ligj. Rasti ndodhi pasditen e së premtes në fshatin Rimanishtë të Prishtinës. Zyrtarët Policorë, kanë ndaluar rreth orës 17:00 një traktor në të cili ishin tri metër drunjë. Por ky nuk ishte problemi i vetëm për organet e rendit. Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se derisa po pritej kompania për konfiskimin e drunjëve të vjedhur në pronë shtetërore, në ...
Komentet te Dy 15-vjeçarë vjedhin dru në pyll/Bashkë me familjarët e tyre të rinj kërcënojnë Policët dhe arratisen, kapen tri ditë më vonë Janë të Mbyllura

Hapi i fundit drejt BE-së, Rama: Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua

Lajme Shqipëri
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Bruksel, ka falenderuar të gjithë shqiptarët që sipas tij nuk e humbën durimin. “Do t’ia nis me falënderime dhe dua të falënderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk  do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë ...
Komentet te Hapi i fundit drejt BE-së, Rama: Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua Janë të Mbyllura

Hapja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Moment historik, ky është suksesi juaj

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe  Maqedonia  e Veriut kanë hapur negociatat  për aderimin në Be dhe jam shumë  e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si KE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ...
Komentet te Hapja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Moment historik, ky është suksesi juaj Janë të Mbyllura

S’ka ndryshim, ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.63 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 € për litër. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te S’ka ndryshim, ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura

Spitali ‘Zan Mitrev’ në Shkup i shfrytëzoi si ‘minj eksperimental’ pacientët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Maqedoni Shëndetësi
Një hulumtim i ‘Investigative Reporting Lab Macedonia’ ka shfaqur trajtimin eksperimental që ka bërë spitali ‘Zan Mitrev’ në Shkup me pacientë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Hulumtimi “Gjaku i papastër” bazohet në 24 paraqitje të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sipas të cilave pacientët janë shfrytëzuar si “minj eksperimental” dhe duke u marr shuma marramendëse para dhe pa i njoftuar se janë pjesë e një studimi mjekësor, transmeton portalb. Gjithçka ka nisur me ankesat e familjes Brezevi pasi një anëtar i tyre i prekur nga Covid-19 vdiq në spital. Sipas hulumtimit pacientit i ishin administruar disa hemofiltrime si dhe ishte prekur nga infeksione intrahospitalore të cilat kanë ...
Komentet te Spitali ‘Zan Mitrev’ në Shkup i shfrytëzoi si ‘minj eksperimental’ pacientët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut Janë të Mbyllura

Alarmante, çmimet e drurit për ngrohje mund të arrijnë deri në 80 euro për metër

Lajme
Druri aktualisht kushton deri në 80 euro për metër kub, me prirje që të rritet deri në 100 euro. Vitin e kaluar një ton pelet ka kushtuar 180 euro, sivjet çmimi eshte 300 euro po ashtu në rritje. Kohët e fundit është rritur kostoja e disa mallrave thelbësore për jetën e përditshme, gjë që ka prekur banorët e Kosovës. Edhe pse do të kalojnë edhe pak muaj deri në uljen e temperaturës, banorët e zonës tashmë kanë filluar të grumbullojnë dru për dimër. Megjithatë, ka pasur një rritje të konsiderueshme të çmimit të kubikëve të drurit në krahasim me vitin e kaluar. Sipas puntorëve të drurit, në një storie të ...
Komentet te Alarmante, çmimet e drurit për ngrohje mund të arrijnë deri në 80 euro për metër Janë të Mbyllura

Artës nuk i bëhet vonë për komentet negative, del e shijon natën

ShowBiz
Arta Nitaj është kther sërish në qendër të vëmenjdes, pas skandalit me foto nudo të publikuara pa dëshirën e saj. Komentet kanë qenë nga më të ndryshmet, por si duket Artës nuk po i bënë fare përshtypje, shkruan”Kosovarja”./Kosovarja Lojtës Videosh 00:00 00:09 Në InstaStory ka shpërndarë disa video në një klub nate, teksa shihej se po e shijonte pa fund natën. Duke vallzuar e duke kënduar, Artës nuk po i bëhet vonë për skandale. Lojtës Videosh 00:00 00:07 ...
Komentet te Artës nuk i bëhet vonë për komentet negative, del e shijon natën Janë të Mbyllura

Remzie Osmani reagon ndaj Mihrije Brahës? Ja postimi që bëri

ShowBiz
Janë ndezur sërish debatet për ftesën e mosftesën në fejesa e dasma të djemve të tyre. Bëhet fjalë për këngëtaret e njohura, Remzie Osmani dhe Mihrije Braha.   Virale u bë fillimisht deklarata e Remzies, e cila tha se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit, por që shpreson se në dasmën e tij do ta ftojë, pasi edhe ajo e kishte ftuar në dasmën e djalit të saj. E sonte, Mihrija tha se Remzia nuk e kishte ftuar në fejesën e djalit e kështu nuk e ka ftuar as kjo, derisa tha se do ta ftojë në dasmë, ashtu siç e kishte ftuar edhe Remzia. Pas kësaj ...
Komentet te Remzie Osmani reagon ndaj Mihrije Brahës? Ja postimi që bëri Janë të Mbyllura

Kimete Berisha: A po e shkatërron Albin Kurti Kosovën me qellim apo nga padija?

Lajme
Në njërën anë i punëson gratë e deputetëve të VV-së me të njofshëm (e legjitimon nepotizmin dhe korrupsionin), në anën tjetër trillon ‘Byro për konfiskimin e pasurisë’! Cilës pasuri? Cila Byro? Kujt ia shet këto fora? Nuk është i zoti ligjin kundër duhanit me zbatu… Kosovës nuk i punon fshesa e bërllogut, jo fshesat e tjera. Shihni kontenjerët, si me bë në to gërmime arkeologjike, mbeturinat e shpërndara kudo. Kaos. Byronë e ka shpikur për shantazh, si gogol me të cilin mendon se i tremb kundërshtarët. Nuk mundet me ndal familjarizmin, nuk i ndal tenderat një burimor, nuk e ndal hajninë në Institucione, perdet e gjata të Sveçles, sa krejt ...
Komentet te Kimete Berisha: A po e shkatërron Albin Kurti Kosovën me qellim apo nga padija? Janë të Mbyllura