Spitali ‘Zan Mitrev’ në Shkup i shfrytëzoi si ‘minj eksperimental’ pacientët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

- in Maqedoni, Shëndetësi

Një hulumtim i ‘Investigative Reporting Lab Macedonia’ ka shfaqur trajtimin eksperimental që ka bërë spitali ‘Zan Mitrev’ në Shkup me pacientë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Hulumtimi “Gjaku i papastër” bazohet në 24 paraqitje të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sipas të cilave pacientët janë shfrytëzuar si “minj eksperimental” dhe duke u marr shuma marramendëse para dhe pa i njoftuar se janë pjesë e një studimi mjekësor, transmeton portalb.
Gjithçka ka nisur me ankesat e familjes Brezevi pasi një anëtar i tyre i prekur nga Covid-19 vdiq në spital.
Sipas hulumtimit pacientit i ishin administruar disa hemofiltrime si dhe ishte prekur nga infeksione intrahospitalore të cilat kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij.
“Kemi marrë më shumë se 150 paraqitje të reja nga qytetarët të cilat kanë pasur përvojë të njëjtë ose të ngjashme. Paraqitjet kanë të bëjnë edhe me shërimin dhe trajtimin në spitale tjera ë dhe shtetërore, dhe jo vetëm në spitalin “Zhan Mitrev”, ka deklaruar kryeredaktorja e IRL-së Sasha Cvetkova.
“Ne nuk kemi fuqi përveç fjalëve tona dhe punës, ne nuk jemi MPB dhe Prokurori, por presim që institucionet kompetente t’i mbrojnë njerëzit dhe përfundimisht dikush të merret me këto njerëz në institucione të cilët çdo ditë i shohin dhe i heshtin këto krime ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka shtuar ajo.
Hulumtimi “Gjaku i papastër” bazohet në 24 paraqitje të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sipas të cilave pacientët janë shfrytëzuar si “minj eksperimental” dhe duke u marr shuma marramendëse para dhe pa i njoftuar se janë pjesë e një studimi mjekësor.
Gjithashtu IRL zbuloi se Zhan Mitrev është një akademik i rremë dhe shumica e mirënjohjeve me të cilat ai mburret mund të blihen me para. /Gazeta Shneta/