Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Qeveria informon ambasadat e huaja lidhur me vendimin për targat dhe letërnjoftimet e Serbisë (Dokument)

Lajme
Qeveria e Kosovës më 29 qershor mori dy vendime për kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë. Sipas këtyre vendimeve çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë, si dhe regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022. ...
Komentet te Qeveria informon ambasadat e huaja lidhur me vendimin për targat dhe letërnjoftimet e Serbisë (Dokument) Janë të Mbyllura

E frikshme/ Evropa në flakë, burri del nga zjarri pasi ishte rrethuar

Lajme
Temperaturat e larta kanë bërë që Evropa të përfshihet nga flakët gjigante, të cilat po djegin mijëra hektarë toka të mbjella dhe pyje. Zonat më të prekura janë Spanja, Franca dhe Italia, ndërkohë që vatra të tjera janë shfaqur thuajse në të gjitha vendet e rajonit. Mediat ndërkombëtare kanë transmetuar pamjet e një burri, të cilësuar hero, i cili për pak u dogj mes flakëve teksa përpiqej të shpëtonte të mbjellat e fshatit nga zjarri. Ai shkoi me një fadromë për të hapur kanal mes flakëve dhe zonës së padjegur, por pa e kuptuar u rrethua prej tyre duke mbetur i ngecur aty. Videoja e frikshme tregon momentin kur Angel ...
Komentet te E frikshme/ Evropa në flakë, burri del nga zjarri pasi ishte rrethuar Janë të Mbyllura

Malishevë: 52-vjeçari rrah djalin dhe ia thyen brinjët vëllait të tij pasi ndërhyri për ta ndalur

Lajme
Dhuna në familje po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues, që shumë herë ka përfunduar edhe tragjikisht. Rastet që ndodhin në Kosovë janë nga më të ndryshmet, ku përfshihen bashkëshortët, fëmijët e anëtarët e tjerë të familjes. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, është arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali. Por si ndodhi ngjarja dhe kë e rrahu i dyshuari V.B., 52-vjeçar? Ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari ka rrahur të birin 19-vjeçar dhe vëllain e tij 47-vjeçar, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Siç merr vesh Sinjali, fillimisht e pësoi i riu, i cili u ...
Komentet te Malishevë: 52-vjeçari rrah djalin dhe ia thyen brinjët vëllait të tij pasi ndërhyri për ta ndalur Janë të Mbyllura

Ekzekutohet me 6 plumba 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Lajme
Një shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat në Belgjikë. Ai është ekzekutuar me 6 plumba përgjatë Jzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Bëhet fjalë për Ilir S., 28 vjeç, i cili la pas gruan dhe një fëmijë, shkruajnë mediat belge. Prokurori publik ka konfirmuar se është arrestuar një person, i cili do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese. Rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes./Express ...
Komentet te Ekzekutohet me 6 plumba 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë Janë të Mbyllura

KRU “Prishtina” nga 25 korriku nis shkyçjen e bizneseve borxhlinj – mbi shtatë milionë euro borxhe ujësjellësit

Lajme
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se nga 25 korrik 2022 do të fillojnë me aplikimin e shkyçjeve nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, për ato biznese që kanë të papaguar një faturë të ujit të lartë. Borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi shtatë milionë euro ( mbi pesë milionë euro bizneset e vogla dhe mbi dy milionë euro bizneset e mëdha). “Ua kujtojmë se Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit. Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe ...
Komentet te KRU “Prishtina” nga 25 korriku nis shkyçjen e bizneseve borxhlinj – mbi shtatë milionë euro borxhe ujësjellësit Janë të Mbyllura

Hapen zyrtarisht negociatat, Rama: BE-ja është ëndrra, sfida, misioni dhe fati ynë

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot gjatë mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.  Në fjalën e tij, Rama ka theksuar se edhe pse pak kohë më parë ishte e vështirë të mendohej se zhbllokimi i procesin e anëtarësimit do të ndodhte, Shqipëria nuk i ka shkuar kurrë në mendje të heqim dorë. Ai ka shtuar se në Shqipëri si rrallëherë ka dakordësi të plotë për të ardhmen evropiane të vendit. “Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori që nuk i kemi zgjedhur. Europa është e para herë që kishim një zgjedhje të lirë. Besojmë në këtë hapësirë lirie, paqe dhe sigurie. Por edhe ...
Komentet te Hapen zyrtarisht negociatat, Rama: BE-ja është ëndrra, sfida, misioni dhe fati ynë Janë të Mbyllura

Shkruan Ganimete Musliu: Mashtrimi ndaj diasporës për polisat e sigurimeve.

Lajme
Çfarë mashtrimi ndaj diasporës për polisat e sigurimeve. Kryemashtruesi tashmë ka emër ai është Albin Kurti. Kryemashtruesi vazhdon me mashtrimet, prej do ti hjekim polisat e sigurimeve, në paguani ju njëherë e pastaj ne ju rimbursojmë. Ai e njeh mirë diasporën e ka studiuar mirë. E din që 5-10% do të aplikojnë për rimbursim dhe mjetet tjera mbesin sic ka qenë edhe me parë. Diaspora asnjëherë nuk e ka vënë në pikëpyetje nëse duhet ose jo të paguaj 15-20 euro për polisen e sigurimit por e ka kundërshtuar fuqishem byrokracinë që i bëhet, kur ata të lodhur nga udhëtimi mezi presin të arrijnë në Atdhe pranë familjarëve të tyre. Pra ...
Komentet te Shkruan Ganimete Musliu: Mashtrimi ndaj diasporës për polisat e sigurimeve. Janë të Mbyllura

Një i vdekur dhe 842 raste të reja me Covid-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin brenda 24 orëve të rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali. Sipas MSh-së janë shënuar 842 raste të reja, ndërsa një person ka vdekur, kurse të shëruar janë 110 persona. Njoftimi i fundit bën të ditur se gjithsej raste aktive janë 6.418. Theksojmë se rastet e personave me COVID-19, javët e fundit kanë shënuar rritje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një i vdekur dhe 842 raste të reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

Unikkatil në Prishtinë, publikohet data e koncertit të tij

ShowBiz
Reperi i mirënjohur shqiptar këtë verë do të performojë edhe në kryeqytet. “Kosova Fighting Series” i cili sivjet do të organizojë një edicion të ri po rikthen edhe performancën e reperit Unikkatil. Artisti do performojë me datë 1 gusht të këtij viti. Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e këtij evenimenti përmes postimeve në rrjetet sociale. “Kosova Fighting Series” do të jetë sezoni i dytë i kësaj ngjarjeje që u mbajt edhe në të kaluarën në Kosovë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Unikkatil në Prishtinë, publikohet data e koncertit të tij Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tani radha për liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se ky është një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e vetëmohim, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për anëtarësim në BE. “Urime e përgëzime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë ...
Komentet te Memli Krasniqi: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tani radha për liberalizimin e vizave për Kosovën Janë të Mbyllura