Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër biznesmenit të shumëpërfolur për afërsinë me zëvendës ministrin Hysen Durmishi. Ai akuzohet për mashtrime në tenderët publikë. Ka përfituar afro 5 milionë euro nëpërmjet mashtrimit. Gazeta Insajderi, ka siguruar dosjen e plotë të këtij rasti të mashtrimit. Askush nuk e kishte vërejtur praninë e Hysen Durmishit në fshatin Jezerc të Ferizajit, më 4 shtator të vitit 2020. Rrinte qosheve në një ngjarje publike. Por, nuk kishte as pozitë të lartë shtetërore që të ishte në fokus të kamerave. Prania e tij në ngjarje të tilla do të bëhej e rëndësishme tek pas dy viteve. Tash si zëvendës ministër i Mjedisit e Infrastrukturës, një prej dikasterëve më të ...
Komentet te Shoku i ngushtë multimilioner i Hysen Durmishit rrezikon dënimin me burgim Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të martën raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore të vitit 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës. Sipas këtij raporti Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen në nivelin e dytë. Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret qeveritë e të cilave veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe ë nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht ...
Komentet te Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore – Kosova dhe Shqipëria në nivelin e dytë Janë të Mbyllura
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur në Itali që i mori jetën 34-vjeçarit shqiptar Ilsjan Demko. Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij teksa goditi nga pas një kamion dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar mendohet se nuk e ka vënë re që kamioni ka ndaluar. Ky i fundit ndaloi për shkak të një zjarri që kishte rënë në një krah të autostradës, ku një fugon ishte përfshirë nga flakët. Autoritetet po hetojnë edhe pistën që tymi nga zjarri të ketë penguar shikueshmërinë. Demko banonte në Siçili. Ai ishte inxhinier dhe punonte si drejtor prodhimi për ...
Komentet te 34-vjeçari shqiptar që vdiq në Itali ishte inxhinier, baba i një fëmije Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një konflikt mes familjarëve që ka ndodhur dje në fshatin Rogovë të Gjakovës. 32-vjeçari nga Ferizaj kishte shkuar bashkë me babain e tij që ta marrë bashkëshorten e cila ndodhej në vizitë te familja e saj, por që u sulmua fizikisht nga miqtë e tij. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat që u arrestuan janë Isni Gashi 53-vjeçarbashkë me dy djemtë e tij, Sulltanin 32-vjeçdhe Eduartin 20-vjeç. Sinjali mëson se me të arritur në shtëpinë e miqve në fshatin Rogovë, 32-vjeçari u përfshi në një debat me miqtë e ...
Komentet te Shkoi ta marrë nusen nga vizita familjare, kush janë babë e djem nga Gjakova që bënë për spital dhëndrin e tyre Janë të Mbyllura
Një grua e re 20-vjeçare nga Kosova, me shtetësi italiane, e cila ka lidhje familjare me sulmuesin e Vjenës, Kujtim F., është dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga gjykata e Milanos për nxitjen e terrorizmit që e ka bërë përmes internetit. Prokuroria publike e Milanos kishte kërkuar dënim me pesë vjet burg. Gruaja e re, e cila ka qenë një mbështetëse e vendosur e “Shtetit Islamik” (IS) për tre vjet, është arrestuar nga policia në Milano nëntorin e kaluar për aktivitete të dyshuara terroriste. Hetimi qe nisur nga një raport i inteligjencës për bashkëshortin e saj, një kosovar 21-vjeçar, me të cilin ajo ishte martuar në janar ...
Komentet te 20-vjeçarja nga Kosova dënohet për nxitje të terrorizmit, kishte lidhje me atentatin e Vjenës Janë të Mbyllura
Gjithnjë e më shpesh në kafene shohim lugë të vogla të cilat na hutojnë, sepse nuk dimë se si t’i përdorim. Te lugët e vogla plastike të cilat na rikujtojnë ato të cilat i përdorin në shtëpi gjërat janë të qarta – e dimë se me cilën anë e përziejmë kafen, dhe në cilën anë e mbajmë lugën. Mirëpo, si të veprojmë me lugën e formës së këtillë? Cila pjesë zhytet në kafe, dhe cilën pjesë e mbajmë me gishta? Në mënyrë që sërish të mos gaboni dhe të përballeni me shikimet kureshtare të njerëzve të cilët qëndrojnë ulur pranë jush në kafene, kemi pyetur ekspertët që të na tregojnë ...
Komentet te Të zgjidhim dilemën e vjetër: Me cilën anë të lugës përzihet kafja? Janë të Mbyllura
Sot është shënuar dita më e nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi temperaturat arritën mbi 40 gradë Celcius. Meqenëse një numër shkollash mbyllen herët dhe pasagjerët e hekurudhës këshillohen të shmangin të gjitha udhëtimet, përveç atyre thelbësore, disa prej atyre që munden po qëndrojnë në shtëpi për t’u mbajtur larg vapës. Për shkak të kësaj situate, po diskutohet se a duhet të qëndrojnë dritaret të hapura apo të mbyllura dhe çfarë të bëhet me perdet? Lektori i fizikës së ndërtimit në universitetin e Bath, Andreë Shea, tha se dritaret duhet t’i mbajmë të mbyllura kur brenda është më ftoftë se jashtë. “Nëse keni një zonë me hije në pjesën e ...
Komentet te Cila është mënyra më e mirë për ta mbajtur shtëpinë tuaj të freskët në vapë? Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte planifikuar që të takoheshin sot në Bruksel, në kuadër të dialogut, mirëpo ky takim nuk ndodhi. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dje gjatë raportimit në Komisionin për Integrimeve Evropiane bëri të ditur se ka dështuar aranzhimi i këtij takimi, duke thënë se presidenti Vuçiq nuk ka treguar gatishmëri për takim. “Ideja ka qenë që të përgatitet tereni për takim të radhës, mbase këtë javë, nesër, ndërmjet dy krerëve të shtetit, por kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së zotëri Vuçiq-it që të shkojë në Bruksel. Zotëri Kurti është deklaruar i gatshëm që sa më shpejtë të fillojë diskutimi për ...
Komentet te Dështimi i takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Qeveria e Kosovës thotë se Serbia ka për qëllim sabotimin e procesit të dialogut Janë të Mbyllura
Dusan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike thotë se Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak merr pagë rreth 50 mijë euro në vit dhe s’bënë asgjë. BE-ja ia ka zgjatur mandatin diplomatit sllovak edhe për dy vite deri më 31 gusht 2024. “Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së, nuk ka bërë asgjë deri më tani për të përmirësuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mandati i tij është zgjatur edhe për dy vjet. Ai mund të mburret vetëm me një udhërrëfyer për asgjë – për tavolina. Zgjedhja e Lajçakut është përfaqësimi më i keq i gjendjes në të cilin është dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe është ...
Komentet te Janjiq: Lajçak përfaqësues ideal i BE-së që s’bënë asgjë, paga e tij 50 mijë euro Janë të Mbyllura
Sot rreth orës 07:00, Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë-Serbi, ka identifikuar dy vetura të ndryshme, njëra me targa të Serbisë e tjetra me targa vendore, raporton Gazeta Sinjali. Policia ka bërë të ditur se në veturën e parë janë gjetur 26 arka me pije alkoolike, më saktësisht 520 copë birra, ndërsa në veturën e dytë janë gjetur 24 arka me birrë dhe 80 shishe birrë, në total 560 copë. Malli dyshohet se është sjellur nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës. “Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në ...
Komentet te Policia parandalon kontrabandimin e pijeve alkoolike, dyshohet se erdhën nga Serbia Janë të Mbyllura