Zyrtarët turistikë në Budva, Tivar dhe Ulqin të Malit të Zi nuk janë të kënaqur me sezonin e deritanishëm, restorantet dhe hotelierët pohojnë se ka më pak turistë se vitin e kaluar, dhe shkakun e shohin në luftën në Ukrainë, promovimin e dobët të Malit të Zi si destinacion turistik, por edhe çmimet e larta. “Një shezlon në plazh kushton 25 euro. Cili turist i klasës së mesme do të paguajë 25 euro?”, tha zyrtari i turizmit në Mal të Zi, Nebojsha Peroviq, shkruan portali i televizionit publik RTCG. E ata që përkundër çmimeve të tilla vendosën të shkojnë në Mal të Zi, kanë komente të ndryshme për rritjen e ...
Komentet te Vera si pranverë, në Mal të Zi ka shumë pak turistë sivjet, kjo mund të jetë arsyeja Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një delegacion shqiptar është nisur sot drejt Brukselit ndërsa të martën mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE. Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe hapja zyrtare e negociatave. ...
Komentet te Shqipëria niset drejt BE-së, të martën takimi i parë në Bruksel, këta janë 25 negociatorët Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka njoftuar se bashkë me babain e saj se i kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ata së bashku kanë shkuar që t’i vizitojnë ish-presidentin, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, por që aty kanë takuar edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin. “Sot, bashkë me Babin ishim në vizitë te Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Aty takuam edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin”, ka shkruar Zejnullahu. Ajo ka thënë se ata ishin mirë me shëndet, plot energji dhe të vendosur. “Të gjithë ishin mirë me shëndet, plotë energji dhe ...
Komentet te Deputetja e PDK-së dhe babai i saj vizitojnë Thaçin e Veselin në Hagë Janë të Mbyllura
Në pjesë të Spanjës këto ditë të nxehta vere të kujtojnë Ferrin e Dantes ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme, duke kthyer mijëra hektarë toka në hi. Vatrat e zjarrit, të favorizuara nga vala ekstreme e të nxehtit që ka prekur vendin iberik, kanë prekur një numër të madh banorësh. Ndërkohë, video të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shkallën në të cilën po digjen sipërfaqe të tëra. Në një prej tyre madje shihet një tren në mes të flakëve. Ngjarja “horror” ka ndodhur në Spanjën perëndimore, ndërsa në momentin që zjarri vijon të përhapet pasagjerët vëzhgojnë të frikësuar nga sediljet. Për fat të mirë nuk pati incidenti ...
Komentet te Treni rrethohet nga flakët, pamje të frikshme zjarri nga Spanja Janë të Mbyllura
...
Komentet te Se jemi në verë me të vërtet na tregon kjo javë me super temperaturat e larta deri në 42°C. Pas ditës së enjte do të kemi mot përvëlues! Janë të Mbyllura
Sigurisht ju ka ndodhur që në “news feed-in” e Facebook-ut tuaj të shihni video me disa çeshme e me bunarë modest të cilët janë të vendosur diku në ndonjë shtet afrikan, ndërsa në pllakat e këtyre çeshmeve dhe bunarëve të shkruhet emri i ndonjë kosovari. Nëse jo, mund t’i shihni disa prej shembujve që gjenden me një kërkim të lehtë në Facebook. Disa e shkruajnë vetëm emrin e tyre, e disa e shkruajnë emrin e mbiemrin e familjeve, në disa video banorët lokal këndojnë e vallëzojnë me muzike shqipe. Të tjerë japin donacione për të ndërtuar xhamia e në muret e saj e fusin emrin dhe mbiemrin e tyre. Ideja është pak a shumë ...
Komentet te Sadaka në Afrikë: Sa paguajnë kosovarët për ta vendosur emrin në çeshme dhe bunarë Janë të Mbyllura
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se ju mund të vdisni nga lumturia e tepërt. Vdekja nga trishtimi i tepërt ishte trajtuar në vitin 2002, kur dr. Hikaru Sato dhe kolegët e tij në Spitalin e Hiroshimës e përshkruan atë në një studim. Sato e quajti gjendjen takotsubo kardiomiopati. Ajo u quajt “sindroma e zemrës së thyer”. Ndërkaq, kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se ju gjithashtu mund të vdisni nga lumturia e tepërt. Dhe është e njëjta gjendje: kardiomiopatia takotsubo. Natyrisht, ajo quhet “sindroma e zemrës së lumtur”. Pra, çfarë është kardiomiopatia takotsubo – ose sindroma takotsubo, siç njihet gjithashtu? Dhe pse disa njerëz vdesin prej saj? Së pari, ...
Komentet te A e dini se mund të vdisni nga trishtimi dhe lumturia e tepërt? Janë të Mbyllura
Jemi në sezonin e dasmave, të cilat janë shtuar pas pandemisë për shkak të bllokimit disa mujor. Një video e shpërndarë sëfundmi nga një dasmë në Lezhë është bërë virale për shkak të sasisë së madhe të parave që hidhen aty. Siç duket edhe nga pamjet, disa djem janë të ulur në një tavolinë duke pirë birra dhe kënduar “Mirdita ka djem azgana..”, ndërkohë që dy të tjerë hedhin para nga sipër, të cilat nxirren nga një thes i zi. Paratë shihet se janë kryesisht 20 euro dhe nga një përllogaritje e përafërt, bëhet fjalë për rreth 50 mijë euro./ Periskopi ...
Komentet te Hedhën para me thes në një dasëm shqiptare, ia thojnë këngës “Mirdita ka djem azgana..” Janë të Mbyllura
Reperi i njohur, Stresi tregoi mbrëmjen e djeshme se kishte miqësi të ngushtë me Brilant Martinajn, një nga viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë Arbër Hoxha dhe Diklen Vata. Ai publikoi në Instagram dhe bisedën e tyre të fundit në Whatsapp. Ndërkohë, pak minuta më parë, Stresi ka ndarë në Instastory një video të Martinajt nga makina, ku shfaqet duke kënduar një ndër këngët e tij dhe thotë: “Kështu e ka jeta, mos u mërzit”. Reperi e ka shoqëruar videon me disa “emoji” të trishtuara. Kujtojmë që ndaj viktimave u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve, autorët zbrazën rreth 80 ...
Komentet te E ekzekutuan me breshëri plumbash, Stresi publikon videon e fundit të Brilant Martinajt Janë të Mbyllura
Një muaj pas vizitës së Qeverisë së Shqipërisë në Kosovë në krye me Edi Ramën, i cili paralajmëroi se Tirana, do të nisë një fushatë që do të përfshijë Uashingtonin, Parisin, Berlinin e qendra tjera të botës, për t’a dokumentuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës s’ka qenë e përfshirë në trafikim organesh, ka lëvizur Partia Socialiste e Shqipërisë. Ky subjekt politik që drejtohet nga Rama ka deponuar në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për një “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedh poshtë pretendimet për trafikim organesh. Në propozimin ...
Komentet te Rama nis betejën për Thaçin, Shqipëria propozon rezolutë kundër pretendimeve të Dick Martyt Janë të Mbyllura