Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Temperaturat e larta – këto janë rekomandimet e IKShPK-së

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes prej temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend. Kanë apeluar për kujdes sidomos te fëmijët, të moshuarit dhe ata me probleme të zemrës. Po ashtu është kërkuar që të konsumohet më shumë ujë. Rekomandimet e plota të IKShPK-së: Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidmos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtIt që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri ...
Komentet te Temperaturat e larta – këto janë rekomandimet e IKShPK-së Janë të Mbyllura

Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me Koronavirus është 6,418. Po në 24 orët e fundit janë shëruar 110 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga covid-19 kanë vdekur 3,151 persona. Brenda 24 orëve janë dhënë 410 doza të vaksinës, ndërkaq në total janë administruar 1,832,939. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

I riu rrah keq një 61-vjeçar në Fushë Kosovë, arrestohet nga Policia

Lajme
Një person dje ka përfunduar në spital për shkak të lëndimeve të marra që dyshohet se i pësoi nga një rrahje, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur dje në rrugën ‘Vëllezërit Majaci’ në Fushë Kosovë, ku pas një mosmarrëveshjeje mes 61-vjeçarit dhe një të riu, ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte në fytyrë. Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë arrestuar 25-vjeçarin të cilin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të riut t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ...
Komentet te I riu rrah keq një 61-vjeçar në Fushë Kosovë, arrestohet nga Policia Janë të Mbyllura

DASH: Kosova, nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit KA publikuar të martën raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2022, që përfshin vlerësimet për rreth 190 vende të botës. Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave veprojnë në pajtim të plotë me standardet minimale të kërkuara. Në nivelin e dytë hyjnë vendet dhe territoret, qeveritë e të cilave nuk përputhen plotësisht me standardet minimale, por që po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të arritur një gjë të tillë dhe në nivelin e tretë futen vendet që nuk përputhen plotësisht me standardet minimale dhe nuk po bëjnë përpjekje për një gjë të ...
Komentet te DASH: Kosova, nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje Janë të Mbyllura

Mblidhen katër komisione parlamentare

Lajme
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në rend ditë ka informim lidhur me Platformën Vjetore të Politikes së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS). Kurse Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, shqyrtimin e Raportit me Rekomandime për 19 Projektligje nga fusha e bujqësisë, të Komisionit Funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, si dhe shqyrtimin e Raportit Vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media 2021. ...
Komentet te Mblidhen katër komisione parlamentare Janë të Mbyllura

Moti në dy ditët e ardhshme, IKSHP këshillon të mos qëndroni në kontakt direkt me rrezet e diellit

Lajme
Moti në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vapë, kështu njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse. “Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në ...
Komentet te Moti në dy ditët e ardhshme, IKSHP këshillon të mos qëndroni në kontakt direkt me rrezet e diellit Janë të Mbyllura

4 mijë e 500 euro për një vizë pune, ambasada gjermane ndryshon formën e aplikimit për vizë (VIDEO)

Lajme
Një termin për vizë pune në Gjermani, një qytetari të Kosovës po i kushton hiç më pak se 4 mijë e 500 euro. Me një tregtar të tillë të termineve ra në kontakt edhe gazetari i KIKS Kosovës. Duke u paraqitur se është i interesuar për një termin të vizës së punës, tregtari e siguron atë se brenda javës i bëhet termini. E gjithë kjo marrëveshje mes qytetarëve, agjencioneve dhe individëve të caktuar nuk ishte më e fshehtë. Të gjitha e dinin. Madje më askush nuk thoshte as “mos fol”. “Kom ndi, po do janë me skandale, vallahi rrezik, si t’i kap 2-3 mijë euro, hup. S’i sheh kurrë më ...
Komentet te 4 mijë e 500 euro për një vizë pune, ambasada gjermane ndryshon formën e aplikimit për vizë (VIDEO) Janë të Mbyllura

Kajtazi: Rama nuk do të lë gurë pa lëvizur që të lirohet Thaçi

Lajme
Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se iniciativa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që Kuvendi i Shqipërisë të miratoj një rezolutë, që pretendimet e Dick Martyt të rrëzohen në Këshill të Evropës, ka një mbështetje jashtë Shqipërisë. Ai ka thënë se Rama ka marrë dikund mbështetje për këtë iniciativë dhe e ka quajtur të drejtë dhe morale për Shqipërinë. “Jam i bindur që zoti Rama ka marrë mbështetje diku dikah për nisjen e kësaj rezolute. Shqipëria e ka të drejtën morale me nis këtë iniciativë për shkak se është Shqipëria më shumë si vend i ngarkuar që kinse disa qytetarë të Kosovës kanë vepru”, ka thënë ai. Tutje Kajtazi ka ...
Komentet te Kajtazi: Rama nuk do të lë gurë pa lëvizur që të lirohet Thaçi Janë të Mbyllura

Modelja ruse harron Don Xhonin, publikon fotografi me të dashurin e ri

ShowBiz
Para disa kohësh reperi nga Drenica konfirmoi ndarjen nga modelja ruse Ariana Lirey. Ndarja e tyre u prit me komente e reagime të shumta në media e rrjete sociale. Mirëpo siç duket modelja tani ka lënë pas të kaluarën dhe është duke shijuar lidhjen e re. E këtë e ka bërë të ditur me anë të një InstaStory ku shfaqi një imazh teksa mbanë duart lidhur me një person të cilit nuk ia ka zbuluar fytyrën. Ndryshe Doni nuk ka zbuluar ende ndonjë detaj nga aspekti i tij personal megjithëse në atë profesional po korr shumë suksese. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Modelja ruse harron Don Xhonin, publikon fotografi me të dashurin e ri Janë të Mbyllura

Rama e poston foton e ditës, Sali Berisha i ndërhyn me photoshop

Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka postuar një fotografi ulur në shkallët e Qendrës së Brukselit, ku krahas fotografisë ka shkruar “PHOTO OF THE DAY”. Por, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka ndërhyrë me photoshop, duke ia vendosur një bimë kanabisi në dorën e tij. “Me bimen e zemres!”, ka shkruar Berisha. Kujtojmë se sot në Bruksel, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Rama këtë e ka cilësuar si një ditë historike. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rama e poston foton e ditës, Sali Berisha i ndërhyn me photoshop Janë të Mbyllura