Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Skena e Vulin me refugjatët, Kandiq e krahason me pushkatimet e ‘Shkorpioni’

Rajoni dhe Bota
Ushtria serbe ka kapur dhjetëra emigrantë të cilët janë futur ilegalisht në shtetin serb. Në media po qarkullon fotografia ku shihet Aleksander Vulin, teksa prapa tij janë emigrantët të cilët kanë vendosur duart prapa kokës, si shenjë dorëzimi. Kjo pamje, aktivistes serbe, Natasha Kandiq po i ngjason me kohërat kur ushtarët serbë grumbullonin civilë të paarmartosur në Bosnjë dhe Kosovë, e pastaj i ekzekutonin. Ajo thotë se një pamje e tillë ku emigrantët shihen në gjunjë dhe me kokën e përkulur, ngjason me horrorin që paramilitarët e “Scorpions” kishin bërë. “Në gjunjë, kokën e përkulur, siç Horrori që e bënë “Scorpions””, ka shkruar Kandiq. “Scorpions” ishte një njësi paraushtarake serbe ...
Komentet te Skena e Vulin me refugjatët, Kandiq e krahason me pushkatimet e ‘Shkorpioni’ Janë të Mbyllura

Kosova në mesin e pesë shteteve me rrezik të lartë për COVID-19 në SHBA

Rajoni dhe Bota
Qendrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë përditësuar listën me pesë vendet që përbëjnë rrezik të lartë, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali. Në kategorinë e saj të rrezikut “të lartë” për udhëtime të hënën me pesë vende, përfshihet edhe shteti i Kosovës, bashkë me Maqedoninë e Veriut, Irakun, Kolumbinë dhe Paraguain. Kolumbia dhe Paraguai kaluan në kategorinë e nivelit 3 të rrezikut të lartë së bashku me Irakun në Lindjen e Mesme dhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në Ballkan. Niveli 3 u bë niveli më i lartë për sa i përket nivelit të rrezikut në prill pasi CDC rishikoi sistemin ...
Komentet te Kosova në mesin e pesë shteteve me rrezik të lartë për COVID-19 në SHBA Janë të Mbyllura

Antidroga shkatërron laboratorin e drogës në Zubin Potok, kapen 50 kg marihaunë e arrestohen gjashtë persona

Antidroga shkatërron laboratorin e drogës në Zubin Potok, kapen 50 kg marihaunë e arrestohen gjashtë persona
Njësia e Antidrogës ka kryer një operacion në fshatin Kovaçi të Zubin Potokut, i cili ka rezultuar me sekuestrimin e 50 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 100 fije në përpunim e sipër, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se në këtë operacion janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ku pesë nga ta janë të nacionalitetit serb dhe një është goran. “Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.  Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të ...
Komentet te Antidroga shkatërron laboratorin e drogës në Zubin Potok, kapen 50 kg marihaunë e arrestohen gjashtë persona Janë të Mbyllura

Haradinaj: Qeveria po i grumbullon paratë në arkën e shtetit, por s’po i nxjerr në qarkullim

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të shkojë në kolaps për shkak të krizës energjetike në prag. Në konferencën për media bashkë me kryetarët e komunave të kësaj partie, Haradinaj tha se institucionet dhe qeveria nuk janë serioze dhe s’kanë një plan sesi t’i qasen këtij problemi para dimrit që po vjen. “Jemi dëshmitarë që inflacioni në vend është mbi 14 për qind dhe t’iu them të drejtën s’po shohim veprime konkrete të qeverisë. Qeveria jonë, ka bllokuar ligjin e pagave dhe nuk po shihen veprime konkrete për ecjen para me këtë ligj. Të njëjtën kohë janë bllokuar edhe nisma të tjera si ajo ...
Komentet te Haradinaj: Qeveria po i grumbullon paratë në arkën e shtetit, por s’po i nxjerr në qarkullim Janë të Mbyllura

Alarmante: 2 të vdekur dhe 1.793 raste me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi
Dy persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 1.793 raste pozitive me Covid. Aktualisht kemi 8.035 raste aktive me këtë virus. Teksa njoftohet për 174 persona të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Njoftimi i plotë i MSH-së: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Alarmante: 2 të vdekur dhe 1.793 raste me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Simons-Cramonit për vizat: Fjalët s’mjaftojnë, kosovarët janë lodhur

Lajme
Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, thotë se qytetarët e Kosovës janë të lodhur me premtimet e pafundme sa i përket heqjes së vizave. Simmons ka replikuar në Twitter në cicërimën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ku ajo kërkon që BE-ja t’i liberalizojë vizat për kosovarët. “Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do ta rikthejë kredibilitetin. Fjalët janë të pamjaftueshme më”, ka shkruar Simmons në Twitter. BE-ja dje hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo po shihet si momentum që BE-ja të marrë vendim edhe për heqjen e regjimit të vizave ...
Komentet te Simons-Cramonit për vizat: Fjalët s’mjaftojnë, kosovarët janë lodhur Janë të Mbyllura

Stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë me vendimin e ri, qeveria ndan 5.5 milion euro

Lajme
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për pagë shtesë prej 10 për qind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën korrik-dhjetor 2022. Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e qeverisë tha se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro. “Mbështetja fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rikthimin e numrave dhe ndryshimin e situatës konsiderojmë që mbështetja duhet të vazhdojë për stafin shëndetësor, mbështetja që ka qenë 10 për qind mbi pagën bazë sepse e konsiderojmë të nevojshme të ketë staf të motivuar në luftën kundër COVID-19. ...
Komentet te Stafi shëndetësor merr 10% pagë shtesë me vendimin e ri, qeveria ndan 5.5 milion euro Janë të Mbyllura

Një muaj paraburgim për 31-vjeçarin nga Prizreni që dyshohet se tentoi ta vrasë kunatën e tij

Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj 31-vjeçarit, Liridon Berisha, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri kunatën e tij, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se Berishës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të veprave penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. Berisha dyshohet se ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të kunatës së tij 25-vjeçare, pas zënkës familjare që lindi për motive ende të panjohura. Liridon Berisha Pas arrestimit, me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i është gjetur një armë, e ...
Komentet te Një muaj paraburgim për 31-vjeçarin nga Prizreni që dyshohet se tentoi ta vrasë kunatën e tij Janë të Mbyllura

Rritja e çmimeve, ekzekutivi inicion projektligjin për çmimet në produktet bazë

Lajme
Qeveria e Kosovës e ka iniciuar Projektligjin për Mbrojtjen e Produkteve Themelore. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj duhet të miratohet sa më shpejt, kur kihet parasysh gjendja e çmimeve në treg. “Po përditësojmë agjendën legjislative që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka thënë ai. Lajmi u bë i ditur në mbledhjen e Qeverisë ...
Komentet te Rritja e çmimeve, ekzekutivi inicion projektligjin për çmimet në produktet bazë Janë të Mbyllura

Fjolla Morina thumbon sërish ish-burrin: Këta meshkujt që depilohen dhe i heqin vetullat, meritojnë edhe periodat

ShowBiz
  Këngëtarja e njohur shqiptare, ditë më parë ka pasur një përplasje virtuale me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.   Ajo nuk nguroi t’i drejtohet atij tërthorazi përmes një postimi në InstaStory, duke shkruar se “njerëzit që nuk kanë turp bëhen objekt stuimi i psikopatologjisë”. E kundrejt kësaj deklarate, pati një reagim nga vet ish-bashkëshorti i saj, i cili shkroi në TikTok: “Paskan filluar edhe ‘këngëtaret’ të na bëhen psikologe..? Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dashur vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë”. Tani, këngëtarja e hitit “Fb” ka vazhduar me thumbime në InstaStory, duke bërë disa postime rresht. “Problemi kryesor te ne është se: ...
Komentet te Fjolla Morina thumbon sërish ish-burrin: Këta meshkujt që depilohen dhe i heqin vetullat, meritojnë edhe periodat Janë të Mbyllura