Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Fatmir Limaj viziton familjen e ish Presidentit Hashim Thaçi

Lajme
Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore. Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë. Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të ...
Komentet te Fatmir Limaj viziton familjen e ish Presidentit Hashim Thaçi Janë të Mbyllura

Lirohen nafta e benzina, publikohet tavani i çmimeve për 24 orë

Lajme
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 71 centë, i benzinës 56 centë dhe i gasit 78 centë. Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent e benzina për 2. Çmimi i gasit ka mbetur i pandryshuar. Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lirohen nafta e benzina, publikohet tavani i çmimeve për 24 orë Janë të Mbyllura

Qytetet gjermane nën errësirë për të kursyer energji

Rajoni dhe Bota
Netët e verës në qytetin e pasur bavarez të Augsburgut këtë vit janë nën errësirë dhe të qeta. Fasadat e ndërtesave historike nuk janë të ndriçuara, dritat e rrugëve janë ato që vende-vende bëjnë dritë teksa edhe shumica e shatërvanëve nuk funksionojnë. Augsburgu është ndër qytetet e Gjermanisë që ka zbatuar një sërë masash për kursimin e energjisë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë i cili solli si pasojë rritje të çmimeve të energjisë dhe mungesë të gazit. Rreth gjysma e familjeve gjermane përdorin gazin për ngrohjen e tyre dhe rreth 13% e energjisë elektrike rrjedh nga karburantet fosile. Në të gjithë Evropën, vendet po kërkojnë mënyra për ...
Komentet te Qytetet gjermane nën errësirë për të kursyer energji Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u zbulua nga pamjet pasi hodhi benzinën dhe ia vuri flakën një rruge në Prishtinë

Lajme
Policia e Kosovës ka zbuluar të dyshuarin për shkaktimin e zjarrit në rrugën “Shaban Shala”, që ndodhi në orët e mëngjesit të 21 korrikut, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se i dyshuari u zbulua përmes disa pamjeve qe i ka siguruar Policia dhe bëhet fjalë për Adisan Jahirin, 24-vjeçar. Ai po dyshohet se në orët e mëngjesit të së enjtes ka hedhur një sasi të benzinës në rrugën “Shaban Shala” dhe më pas ia ka vënë flakën, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Fatmirësisht nga zjarri që u shkaktua atë mëngjes nuk ka persona të lënduar, pasi Zjarrfikësit kishin arritur ta shuanin para se ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u zbulua nga pamjet pasi hodhi benzinën dhe ia vuri flakën një rruge në Prishtinë Janë të Mbyllura

Gruaja nga Fushë Kosova nis punën si taksiste, burri me të cilin bashkëjeton e kërcënon – përfundon në Polici

Lajme
Një grua nga Fushë Kosova e ka denoncuar dje në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Dardania”, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima ka denoncuar të dyshuarin për kanosje, pas një zënke që kishin pasur para dy ditësh. Si pasojë e fjalosjes, ajo po pretendon se është kërcënuar nga i dyshuari në ditën që ka nisur punën si taksiste në njërën nga kompanitë e taksive në kryeqytet. Ai po dyshohet se ka shkuar te lokali ku ajo ndodhej dhe e ka kërcënuar. Përballë kësaj situate, ajo ...
Komentet te Gruaja nga Fushë Kosova nis punën si taksiste, burri me të cilin bashkëjeton e kërcënon – përfundon në Polici Janë të Mbyllura

Ky është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë

Lajme
Qiproja ka regjistruar raportin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në shtetet anëtare të BE-së gjatë vitit 2021, me 1,480 aplikime të paraqitura për 100,000 banorë. Është ky rezultati i bërë publik nga Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat. Vendi i dytë me numrin më të madh të azilkërkuesve ishte Austria me 411 aplikime, shkruan Schengen Visa Info. Më pas, renditet Sllovenia me 248 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa vendet me normat më të ulëta midis shteteve anëtare ishin Sllovakia dhe Estonia, të dyja që regjistronin rreth 6 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa Hungaria nuk regjistroi asnjë. Në shtetet anëtare të BE-së, ka pasur 535,255 aplikime të regjistruara ...
Komentet te Ky është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë Janë të Mbyllura

Dhuna në familje: Vjehrri 85-vjeçar nga Prizreni ushtron dhunë ndaj nuses së djalit, ajo e denoncon në Polici

Lajme
Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se një rast i tillë është raportuar të premten në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku një 46-vjeçare ka denoncuar në Polici vjehrrin e saj. Sipas burimeve të Sinjalit, viktima ka deklaruar në Polici se vjehrri i saj 85-vjeçar po ushtron dhunë ndaj saj, duke iu vërsul, duke i shkaktuar shqetësim asaj, për çka ka vendosur ta denoncojë rastin. Si rezultat i raportimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur ...
Komentet te Dhuna në familje: Vjehrri 85-vjeçar nga Prizreni ushtron dhunë ndaj nuses së djalit, ajo e denoncon në Polici Janë të Mbyllura

Ndodh edhe kjo/ Kosovarja rrezikon jetën, për të marrë pak ngjyrë – rrezitet mbi kulmin e banesës

Lajme
Temperaturat sot në Kosovë kanë shënuar rritje, ku maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius, raporton GazetaDemos. Por si duket një qytetare nga Mitrovica ka vendosur që këto temperatura të larta t’i shfrytëzojë për të marrë pak ngjyrë, duke rrezikuar edhe jetën e saj. Në një fotografi të postuar në media shihet se ajo po rrezitet mbi kulmin e banesës./DEMOS/ ...
Komentet te Ndodh edhe kjo/ Kosovarja rrezikon jetën, për të marrë pak ngjyrë – rrezitet mbi kulmin e banesës Janë të Mbyllura

Nëna e Marigonës kanoset në Facebook nga profili me emrin e Krivaqës

Lajme
Familjen e Marigona Osmanit nuk po e lënë rehat as pas vrasjes së saj. Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kanos në rrjete sociale nga dikush që u paraqit si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa. I njëjti, sipas burimeve të klanit, 43-vjeçaren tashti e kërcënoi me vajzën tjetër, motrën e Marigonës. Pos nënës, i njëjti profil tentoi të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, derisa të njëjtat e bllokuan në rrjete sociale të dyshuarin. Televizioni ishte edhe tek familja Osmani por të njëjtit përveç që e konfirmuan rastin e ndodhur nuk deshën të flasin me arsyetimin se po frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nëna e Marigonës kanoset në Facebook nga profili me emrin e Krivaqës Janë të Mbyllura

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Një rast tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Vasil Andoni”, në Prishtinë, ku një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali nga Emergjenca bëjnë të ditur se vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para, 22-vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 22-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje Janë të Mbyllura