Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka dënuar me 13 mijë euro Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që drejtohet nga Donika Gërvalla, pasi këta të fundit nuk kanë ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime (karburante) të diplomatit Prindon Sadriu gjatë periudhës shkurt 2019- shkurt 2022, raporton Express. Ky vendim siç njofton AIP hyn në fuqi 7 ditë pas pranimit të vendimit. Me shumën prej tre mijë eurove MPJ është gjobitur për shkak të moszbatimit të vendimit Nr A-272/2022 për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike. Derisa dhjetë mijë euro është gjobitur për moszbatimin e vendimit Nr A-272/2022 dhe për pamundësimin e realizimit të ...
Komentet te Ministria e Gërvallës dënohet me 13 mijë € , s’i dhanë për media shpenzimet e Prindonit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mbrëmë, në orët e vona të natës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t. Kjo rezolutë do të dërgohet edhe në Këshill të Evropës. Siç ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të kërkohet distancimi i Këshillit të Evropës ndaj raportit të Dick Martyt, meqë ka qenë pikërisht KiE që i ka dhënë jetë pretendimeve të senatorit zviceran. Rreth këtyre zhvillimeve në Shqipëri dhe për mosreagim të krerëve të institucioneve të Kosovës është pyetur sot shefja e shtetit, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media me Ilir Metën. Osmani ka deklaruar se s’mund të pritet një përshëndetje speciale për një zhvillim të tillë, meqë ...
Komentet te Osmani zbeh rezolutën e Ramës për Dick Martyn: S’ka fuqi juridike, mos prisni përshëndetje speciale për të Janë të Mbyllura
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, lidhur me deklaratën e saj të sotme për Rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, që miratoi dje Kuvendi i Shqipërisë, duke e quajtur “të vockël në shpirt e mendje”. Osmani deklaroi se s’mund të pritet një përshëndetje speciale për një zhvillim të tillë, meqë siç tha ajo, qëndrimi i Kosovës për pastërtinë e luftës së UÇK-së është i përditshëm. “Nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës çlirimtare është i çdoditshëm, është në çdo veprim tonin, është në çdo punë tonën, ...
Komentet te Musliu i reagon presidentes: Sa e vockël je në shpirt dhe mendje, vegël e Albinit, robëreshë e Prindonit Janë të Mbyllura
Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruajtur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për të lejuar eksportin e grurit të bllokuar në portet e Detit të Zi, marrëveshje që mund të shmangë një krizë globale të tmerrshme të ushqimit, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi. Në ceremoninë e nënshkrimit në Stamboll të pranishëm ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe presidenti turk, Recep Erdogn, që ka pasur një rol kyç gjatë negocitave që kanë zgjatur për muaj të tërë. Guterres tha se marrëveshja do të mundësonte eksportin e grurit nga Ukraina dhe se Kombet e Bashkuara do të punojnë që të sigurohet ky proces. Zyrtarët e OKB-së thanë se dërgesat e ...
Komentet te Nënshkruhet marrëveshja e shumëpritur për grurin e bllokuar ukrainas Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës është mbledhur për një seancë të veçantë për adresimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili zgjodhi Kosovën si vizitën e tij të fundit zyrtare në përfundim të mandatit të tij si President. Meta para ligjvënësve kosovarë ka lavdëruar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, për të cilat tha se i kanë rrënjët te historia, por tha se ka potencial ende të pashfrytëzuar për bashkëpunim. “Kjo lidhje e pandashme Shqipëri-Kosovë i ka rrënjët te gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit dhe heronjve tanë më të lavdishëm nga Gjergj Kastrioti te Adem Jashari, nga Ismail Qemali tek Ibrahim Rugova. Forca ripërtëritëse e marrëdhënieve tona ...
Komentet te Meta në Kuvend: Shqipëria e Kosova duhet të bashkëpunojnë më strategjikisht tash e tutje Janë të Mbyllura
Institucionet e Bullgarisë e kanë kthyer një foshnje shtatëmuajshe nga Kosova, sipas portalit Novinite. Nëna e foshnjës, shtetase bullgare, e kishte braktisur atë posa e kishte lindur. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Agjencinë e Ndihmës Sociale në Bullgari, e kanë marrë foshnjën nga një familje kosovare që ishte kujdestare e saj deri më tash. Foshnja, sipas Novinite, do të birësohet nga një familje bullgare me të përfunduar procedurat, teksa ky rast është vetëm njëri nga 34 të tillë në botë për të cilët është angazhuar shteti bullgar, ku thuhet se janë në pyetje 47 fëmijë, prej tyre pesë viktima të ...
Komentet te Bullgaria kthen foshnjen shtatëmuajshe nga Kosova Janë të Mbyllura
Intervistimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka mbetur në gjysmë komisionit hetimor për krizën energjetike të premten. Mbledhja në mungesë kuorumi u ndërpre pasi deputetët e LVV-së lëshuan sallën, si pasojë e një përplasjeje mes deputetes Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala. Gjatë intervistimit për sa zgjati, ministri Murati e konsideroi të domosdoshme ndarjen e mjeteve për subvencionim të importit të energjisë në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Ai tha se 20 milionëshi i ndarë për KEK-un ka qenë i ligjshëm dhe i nevojshëm, pas rënies së një bllokut B në KEK. “Në kuadër të funksioneve që kemi duhet të marrim veprimet ...
Komentet te Murati tregon pse nuk janë shpërndarë 90 milionë eurot e zotuara për energjinë Janë të Mbyllura
Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe një 57-vjeçar në Prizren, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën ‘Skender Rexhepi’, ku njësitet policore kishin shkuar pasi kishin marrë informatën se atje janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Me të dalë në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar të zotin e shtëpisë, i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë, e cila më pas është konfiskuar nga Policia. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e cila nuk ...
Komentet te I zoti i dasmës zgjedh të festojë me armë zjarri, Policia i shkon në derë prizrenasit Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Lupç i Poshtëm në komunën e Podujevës, ku imami i xhamisë së këtij fshati, Zeqir Berisha, u gjet në gjendje të rëndë dhe i përgjakur te objekti fetar, raporton Gazeta Sinjali. Berisha dyshohet se u rrah brutalisht nga tre vëllezërit Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi, ndaj të cilëve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’. Sinjali mëson se vëllezërit Murturi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht imamin Berisha me mjete të forta, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore deri në alivanosje. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se njësitet policore me të marrë informacionin ...
Komentet te Detaje nga sulmi brutal ndaj imamit të xhamisë në Lupç/ 61-vjeçari u gjet pa vetëdije, njëri nga të dyshuarit u paraqit si dëshmitar i rasti Janë të Mbyllura
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka konfirmuar se është shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar. Ai tha se iu është ndaluar hyrja në ishull, meqë Mbretëria e Bashkuar pretendon se Berisha ka lidhje me grupe kriminale. “Më njoftuan nga Britania se nuk lejohem të hyj në atë shtet. Mbretëria e Bashkuar më shkruan se kam lidhje me grupet kriminale”, ka thënë kreu i PD-së. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Berisha jep lajmin: Jam shpallur non grata nga Britania e Madhe Janë të Mbyllura