Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se spektri politik në Kosovë duhet të mundohet t’i tejkaloj inatet politike kur flitet për themelimin e Gjykatës Speciale, derisa ka theksuar se ‘’e dimë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë’’. ‘’Sikurse e dimë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni’’, ka shkruar Çitaku në Facboook. ‘’Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë ...
Komentet te Çitaku: E dimë kush e ka kundërshtuar rrejshëm, e kush sinqerisht, Gjykatën Speciale Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Millosh Jovanoviç, lideri i partisë serbe të ekstremit të djathtë – Partia e Re Demokratike e Serbisë – që para disa ditësh hapi zyrë në Mitrovicën e Veriut, ka folur përsëri për Kosovën. Duke folur në një përvjetor të partisë së tij, Jovanoviç, bëri deklarimin se “serbët në Kosovë s’do kenë të drejta, nëse Kosova nuk është serbe”. I till ishte ligjërimi i tij edhe me 15 korrik, kur duke qëndruar në Mitrovicë se “askush nuk guxon të mendojë për ta dorëzuar Kosovën, djepin e Serbisë”. Jovanoviç u ka thënë serbëve në Veri se ai do të luftojë për të drejtat e tyre “si dhe të drejtat e shtetit serb ...
Komentet te “Milloshi i ri” – politikani serb që u thotë serbëve se “Kosovën duhet ta kthejnë nën Serbi” Janë të Mbyllura
Procesi i aplikimit për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, po vazhdon. Deri tani, statusi i viktimës u është njohur një mijë e 217 grave dhe 57 burrave, thotë kryetarja e komisionit për këtë proces, Leonora Selmani, e cila i fton viktimat që të aplikojnë për njohjen e statusit të garantuar me ligj. Gjatë luftës së fundit në Kosovë edhe dhunimet seksuale të burrave, grave e fëmijëve, u përdorën si mjet lufte nga forcat ushtarake, jo ushtarake e policore të Serbisë. Numri i saktë i personave që u përdhunuan gjatë luftës nuk dihet, por sipas raporteve të organizatave relevante, vendore e ndërkombëtare, besohet të ...
Komentet te Një mijë e 217 grave e 57 burrave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës Janë të Mbyllura
Njëri nga anëtarët e grupit “Kumanova”, Demë Shehu, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm, ka shpërndarë disa fotografi nga kopshti në të cilin po punon ai, brenda hapësirave të burgut. Ai ka shkruar se “kjo tokë është shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve”. Në fotografitë e publikuara, shihet se anëtarët e këtij grupi kanë mbjellur speca, domate, shalqinjë e sallata. Tutje, ai shkroi se kudo që të jenë, kurrë nuk do të rreshtin së mbjelluri farat e çlirimit të tokave Ilire-Arbërore-Shqiptare. Kujtojmë se grupi “Kumanova” u dënua me gjithsej 746 vjet burgim për ngjarjet ...
Komentet te I dënuari me burgim të përjetshëm në grupin “Kumanova” publikon të mbjellat brenda burgut (FOTO) Janë të Mbyllura
Disa fshatra në Mitrovicën e Jugut janë përfshirë nga zjarri sot. Atje tashmë kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe po bëhet përpjekje që zjarri të lokalizohet, raporton Gazeta Sinjali. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana, ka bërë të ditur për Sinjalin se zjarrfikësit, Policia, Forca e Sigurisë dhe KFOR-i tashmë janë në vendin e ngjarjes. “Sot rreth orës 15:08 është raportuar për një zjarr në fshatin Cërnushë. Zjarri është përhapur në fshatin Kqiq, te pishat dhe fshatin Zasellë. Njësitë policore, zjarrfikësit, FSK dhe zjarrfikësit e KFOR-i janë në vendngjarje duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin dhe ne rast nevoje edhe evakuimin e ...
Komentet te Fshatrat e Mitrovicës përfshihen nga zjarri, Policia, FSK e KFOR-i u dalin në ndihmë banorëve (Video) Janë të Mbyllura
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella është mjaft aktive në rrjetet sociale. Bukuroshja bionde që njihet për linjat e mahnitshme të trupit ka ardhur së fundmi me fotografi provokuese ku ajo dukej në top formë. Kejvina ka pozuar në një lokali teksa shihet e veshur me bikini me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë ndërsa mban të veshur edhe një palë xhinse që i mbajti zbërthyer. Paraqitja joshëse e Kejvinës dhe format e saj trupore bën që postimi të marrë edhe pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave brenda pak minutash./Kosovarja ...
Komentet te Kejvina Kthella shfaq fizikun joshës në pozat e reja në bikini Janë të Mbyllura
Faqja në ‘facebook” “Vrojtuesit e Prishtinës” kanë publikuar fotografi nga sheshi qendror i kryeqytetit ku shihet se si ka shpërthyer një prej pusetave të kanalizimit para Teatrit Kombëtar, shkruan Express. Si rezultat i shpërthimit të kanalizimit i gjithë sheshi i Prishtinës kundërmon. “Shperthen kanalizimi, kundermon sheshi i Prishtines”, thuhet në postim. ...
Komentet te Kundërmon qendra e Prishtinës, shpërthen kanalizimi para Teatrit Janë të Mbyllura
Në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet me rastin e “vajzës së prokurorit” e cila në fakt nuk është e tillë. Ajo sot për pak sa nuk e goditi në vendkalim të këmbësorëve një grua tjetër, ndërsa më pas e ofendoi e kërcënoi duke iu paraqitur si “vajzë e prokurorit”. Por gjithsesi, paralelisht me hetimet e prokurorisë dhe dënimin që pritet ta marrë e dyshuara, në rrjete sociale tashmë kanë nisur talljet me këtë rast. Është Kushtrim Mehmeti, një regjisor i njohur ai që ka publikuar një video në profilin e tij, e cila gjithashtu është bërë virale. “Na qe s’i kemi baballaret prokurorë” – ia ka vënë mbishkrimin videos Mehmeti, ...
Komentet te Nisin talljet në rrjete sociale me vrap në zebra: Na që s’i kemi baballarët prokurorë Janë të Mbyllura
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nisur disa akuza drejt Qeverisë, meqenëse sipas tij, janë futur në gjumë të thellë, ndërkohë që rritja e rasteve pozitive dhe atyre me fatalitet, po rritet. “Virusi ka marrë hov të madh e Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë.Për pak ditë, afër 10000 mijë qytetarë janë pozitiv“, ka shkruar deputeti i LDK-së. Sipas tij, fronti i betejës kundër virusit është ende i hapur. Zemaj ka shkruar se demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e shendetësisë dhe situatës pandemike. “Menaxhimi i sektorit të shëndetësisë do qasje proaktive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët, nga sheshet publike e as nga aeroplani“, ...
Komentet te Zemaj: Virusi ka marrë hov të madh, Qeveria në gjumë të thellë Janë të Mbyllura
Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të deklarojë OBSH dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën. Ai erdhi në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin. Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesusm. Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te OBSH shpall linë e majmunëve emergjencë globale Janë të Mbyllura