Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Lipjan: Babai i del në krah vajzës që ka mosmarrëveshje me bashkëshortin, shkon dhe rrahet me të

Lajme
Nuk janë të rralla rastet kur në mes problemeve të një çifti ndërhyjnë edhe familjarët tjerë, të cilët mundohen të gjejnë një zgjidhje. Por shpesh herë mes tyre lindin konflikte edhe më të mëdha, që eskalojnë në dhunë, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në rrugën ‘Isa Olluri’ në Lipjan, ku babai i një 33-vjeçareje kishte shkuar në shtëpinë e vajzës së tij të martuar, e cila ka pasur disa mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj. Sinjali mëson se me të shkuar në shtëpinë ku jeton çifti, babai i 33-vjeçares është përfshirë në fjalosje me dhëndrin e tij, e cila ka eskaluar në sulm ...
Komentet te Lipjan: Babai i del në krah vajzës që ka mosmarrëveshje me bashkëshortin, shkon dhe rrahet me të Janë të Mbyllura

Gratë shtatzëna dhe ato mbi 60 vjeç nuk duhet të shkojnë në punë për shkak të vapës

Maqedoni
Shtatzënat dhe personat mbi 60 vjeç do të lirohen nga puna deri më 27 korrik për shkak të valës së të nxehtit, ka vendosur Qeveria e Maqedonisë së Veriut, njoftoi të shtunën agjencia e lajmeve MIA. “Sipas informacioneve të meteorologëve presim sërish temperatura të larta pas datës 24 korrik, ndaj qeveria ka shtyrë deri më 27 korrik vendimin që i referohej përjashtimit nga puna të personave të caktuar”, njofton qeveria. Propozimi për lirim nga obligimet e punës deri më 27 korrik vlen për grupet vulnerabël të qytetarëve, përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, njofton MPB. Gjithashtu rekomandohet që kopshtet të mos i nxjerrin fëmijët jashtë nga ora 11:00 ...
Komentet te Gratë shtatzëna dhe ato mbi 60 vjeç nuk duhet të shkojnë në punë për shkak të vapës Janë të Mbyllura

Alarmante: Katër të vdekur e 1 mijë e 401 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën katër pacientë. Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 1,401 raste të reja teksa janë shëruar 1,219 persona. Numri i rasteve aktive me COVID-19 mbetet në vend 9,408 raste. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Alarmante: Katër të vdekur e 1 mijë e 401 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Kjo është vajza që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit, babai i jeton në diasporë

Lajme
Shteti është vënë në veprim pas pamjeve të publikuara në media ku një vajzë e shan dhe e kërcënon një kalimtare te “Tre sheshirat” në Prishtinë, duke i thënë se “e kam babën prokuror”. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht identitetin e vajzës që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se tashmë është identifikuar vajza që shihet në këto pamje dhe bëhet fjalë për Valentina Aliun, vajza e Lulzim Aliut, i cili jeton në Belgjikë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë. Për shkak të veprimeve të saj, që pushtuan rrjetet socale, ndaj saj pritet të shqiptohet gjobë për prishje të rendit dhe ...
Komentet te Ekskluzive: Kjo është vajza që u prezantua rrejshëm si e bija e prokurorit, babai i jeton në diasporë Janë të Mbyllura

Temperaturat e larta/ Alivanoset një person në Prishtinë, Policia i ofron ndihmë (video)

Lajme
Si rezultat i temperaturave të larta një person është alivanosur në Prishtinë. Në një video të publikuar në media është parë teksa disa policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë. Sipas parashikimeve gjatë kësaj jave dhe ditëve në vazhdim do të mbretërojë mot jashtëzakonisht i nxehtë. Siç rekomandohet, personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore duhet të shmangin daljet dhe qëndrimin për kohë të gjatë në diell. Gjithashtu rekomandohet konsumim i lartë i ujit./Sinjali ...
Komentet te Temperaturat e larta/ Alivanoset një person në Prishtinë, Policia i ofron ndihmë (video) Janë të Mbyllura

Pensionistët në Prishtinë: Blejmë pak, sa për t’i provuar

Lajme
Me rritjen e inflacionit në Kosovë, pensionistëve u janë zbrazur xhepat. “Krejt shtrenjtë… Nuk e di, përpara nuk ka qenë kështu. Po blejmë më pak, sa për t’i provuar”, thotë Hadije Osmani, një pensioniste 79-vjeçare, e cila merr 190 euro në muaj. Pensionet në Kosovë sillen nga 100 deri në 265 euro. Inflacioni, ndërkaq, ka arritur në 14.1 për qind në muajin qershor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Rritja e çmimeve ka nisur nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov, pastaj, u ka dhënë edhe ...
Komentet te Pensionistët në Prishtinë: Blejmë pak, sa për t’i provuar Janë të Mbyllura

Haxhiu komenton abstenimin e Konjufcës për Byronë për pasurinë e pajustifikueshme

Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën ka folur edhe për çështjen e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ministrja Haxhiu ka thënë se janë zotuar që të gjitha rekomandimet te Komisionit të Venecias do t’i përfshijnë në projektligj përmes amandamentimeve. “Me lejoni t’iu njoftoj qe ne kemi mirëpritur miratimin nga Kuvendi për projektligjin për Byronë. Jemi zotuar që bashkë me Komisionin që secili nga rekomandimet e Komisionit të Venecias do të inkuadrohet përmes amandamentimit”, ka thënë Haxhiu. Ajo tutje ka folur edhe për abstenimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, sa i përket Byrosë. Haxhiu ka thënë se ...
Komentet te Haxhiu komenton abstenimin e Konjufcës për Byronë për pasurinë e pajustifikueshme Janë të Mbyllura

“E kam babin prokuror”/ E reja shqiptare për pak sa nuk shtyp kalimtaren, e kërcënon në mes të rrugës (Video)

Lajme
Një qytetare ka denoncuar një vajzë me një makinë luksoze e cila për pak sa nuk e ka goditur në zebra. Pasi denoncuesja e inçizon veturën dhe targat, vajza brenda veturës fillon të bëjë veprime të çuditshme teksa çon gishtin e mesëm e më pastaj del nga vetura dhe thotë se e ka babain prokuror e më pas fillon të shajë. Videon, denoncuesja e ka dërguar në “Joq Kosova”. Denoncimi i plotë pa ndërhyrje: Prsh JOQ Kosova! Po du me nda me juve nje viedo, nese kishit mujt me postu ju lutem. Sot te tre sheshirat, kjo vajza ne veture gati na aksidentoi mu edhe vajzen qe e kisha ne ...
Komentet te “E kam babin prokuror”/ E reja shqiptare për pak sa nuk shtyp kalimtaren, e kërcënon në mes të rrugës (Video) Janë të Mbyllura

Vëllau i Rexhep Selimit akuzon rëndë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: Qënkan futë në ahër të bagëtive, ju paskan përzi ushqimet

Lajme
Vëllau i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin e Presidentën Vjosa Osmanin. Ky reagim i Selimit ka ardhur pas publikimit të një foto nga një darkë ku shihen Kurti e Osmani e ku thanë së është traditcionale. Selimi ka shkruar se mos është gabuar vendi, pasi që sipas tij vendi ku është shtruar darka ngjan me fermë tëbagëtive. ‌ “Po me duket kesaj radhe qenkan futë ne aher te bagtive sepse ju paskan perzi ushqimet”, ka shkruar Selimi në Facebook! /Epilogu ...
Komentet te Vëllau i Rexhep Selimit akuzon rëndë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: Qënkan futë në ahër të bagëtive, ju paskan përzi ushqimet Janë të Mbyllura

Këngëtari me dasmorë futen në pishinë për ta kallë atmosferën e freskuar trupin

Lajme
Këngëtari, Kristë Lleshaj ka publikuar një video të një ahengu në rrjetin social “Facebook”. Në këtë video, shihen këngëtari së bashku me dasmorët teksa kërcejnë në pishinë dhe këndojnë. “Kështu kallet atmosfera per Martesën e Marjanit me Kristjanën qofshin të lumtur gjithmonë”, ka shkruar Lleshaj./Kosovatrja Lojtës Videosh 00:04 00:17 ​ ...
Komentet te Këngëtari me dasmorë futen në pishinë për ta kallë atmosferën e freskuar trupin Janë të Mbyllura