Numër i lartë i rasteve me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë, derisa është raportuar edhe për një të vdekur. Ministria e Shëndetësisë njofton për 1390 të infektuar në 24 orët e fundit. Dje janë shëruar 871 persona, ndërkaq janë dhënë 218 doza të vaksinës anti-COVID. Aktualisht, numri i rasteve aktive ka shkuar në 9.230. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një i vdekur dhe 1 mijë e 390 raste me koronavirus sot në Kosovë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Duket se kjo është periudha më e mirë e rep-artistes shqiptare, Loredana, e cila është një emrat më të dëgjuar në tregun muzikor. Fama e saj ka kaluar trojet shqiptare dhe kjo shihet çdo ditë e më shumë. Së fundmi, Loredana është shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York. Fotografia e saj u publikua nga Spotify, ndërsa u ripostua edhe nga vetë reperja në Instagram. Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Lorit ishte ai në bashkëpunim me Noizyn “Heart attack”, i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat. Artistja në këtë periudhë po shijon suksesin e koncerteve të saj, pasi çdo mbrëmje është e angazhuar në ...
Komentet te Loredana shfaqet në billboardin e Times Square në New York Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar virtualisht me mbrojtjen e të akuzuarve të Gjykatës Speciale të cilët ndodhen tash e sa muaj në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë zgjedhur metoda të ndryshme për t’u interesuar për çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë. Kryeziu ka thënë se Kurti ka zgjedhur që përmes një bisede virtuale nëpërmjet platformës ‘Zoom’, të bisedojë me mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ...
Komentet te Kurti flet me avokatët përmes Zoom-it, por a po planifikon t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë? – Flet zëdhënësi i Qeverisë Janë të Mbyllura
Një valë nxehtësie që përcillet me temperatura deri në 37 gradë celsius, pritet ta përfshijë vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Prishtina Weather, të dielën ka mundësi për rrebeshe të shkurta shiu gjatë orëve të pasdites. Do të ketë më shumë kthjellime dhe intervale të gjata me diell gjatë ditës. Ditën e shtunë me vransira të pakta lokale, e të dielen orëve të pasdites vende-vende me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira, vetëm orëve të pasdites, rritje ...
Komentet te Temperatura deri në 37 gradë në Kosovë, në fundjavë priten rrebeshe shiu Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.72 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.58 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 € për litër. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, lirohen benzina dhe nafta Janë të Mbyllura
Një banesë është përfshirë nga zjarri mesditën e djeshme në rrugën ‘Bahri Fazliu’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku sipas ekspertit të zjarrit, flakët janë shkaktuar aksidentalisht. Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Incident i zjarrit’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë Janë të Mbyllura
Presidenti shqiptar Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si president. Pas intonimit të himneve shtetërore, Meta gjatë kalimit para gardës ceremoniale bëri edhe simbolin e shqiponjës. Pas takimit, dy presidentët pritet që të mbajnë konferencë për media. Më pas, nga ora 11:05, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim Presidentin Meta. Pas takimit me kryeparlamentarin, Meta do të shkojë në Parlamentin e Kosovës për t’iu adresuar deputetëve. Në përmbyllje të vizitës së tij, ai bashkë me Osmanin do të jetë pjesë e hapjes solemne të Manifestës. Për vizitën e ...
Komentet te Osmani e pret me ceremoni shtetërore, Meta bën shqiponjën në Prishtinë Janë të Mbyllura
Një i burgosur është arratisur pasi iu dha leja për vikend, por nuk u kthye më në burgun e Dubravës. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për të dënuarin F.S., 59-vjeçar i cili ishte shpallur fajtor për tentim vrasje. Burimet thonë se i burgosuri ishte lejuar që të largohej nga burgu për dy ditë dhe të kthehej sot, në burgun e Dubravës, ku po vuante dënimin, por kjo nuk ndodhi. Leja që iu aprovua, siç duket i kushtoi këtij institucioni, pasi i burgosuri është arratisur dhe tashmë kanë nisur hetimet për kapjen e tij. Sipas informatave të para, rastin e ka denoncuar në Polici në zyrtar i Qendrës Korretkuese në ...
Komentet te I dënuari për tentim vrasje shpallet në kërkim, u lirua për vikend por nuk u kthye më në Burgun e Dubravës Janë të Mbyllura
Miratohet me vota unanime Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t i propozuar nga PS. Kanë qenë 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t. Gjithashtu, me 125 vota është votuar pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”. Me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”. Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është miratuar pasi u votua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër. Me 80 vota pro, kundër 45, abstenim 1 projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” ...
Komentet te Kuvendi i Shqipërisë miraton Rezolutën kundër raportit të Dick Martyt Janë të Mbyllura
Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova z. Adnan Merovci, kishte shkruar në ditarin e tij personal çdo detaj nga komunikimet e përditshme të anëtarëve të delegacionit gjatë Konferencës së Rambujesë. Ai pas publikimit të të gjitha detajeve të cilat i ka parë në Rambuje, në fund të librit ka shkruar edhe për liderin e delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi. Ai e përshkruan kështu “Kishte momente kur mendohej se e tërë bota ishte në një anë, e Thaçi në anën tjetër, megjithëkëtë, mbeti i pari. Pa këmbëngulësinë e tij nuk do të arriheshin dy gjëra: Referendumi dhe transformimi i UÇK-së. Thaçi, në Konferencën e Rambujesë, ishte në kohën ...
Komentet te Bashkëpunëtori i Rugovës: Bota ishte në një anë e Thaçi në anën tjetër, prapë Thaçi mbeti i pari Janë të Mbyllura