Me një foto zyrtare me fëmijët e tij, Ilir Meta ka bërë përshëndetjen e fundit si president i Republikës së Shqipërisë, në faqen e tij në Facebook. Ai dorëzon sot detyrën te Bajram Begaj, ndërsa e quan nder dhe privilegj t’i shërbente këto pesë vite vendit. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë, Meta vijon më tej duke uruar më të mirën për kombin. “Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta. Ilir Meta u zgjodh president më 4 korrik të ...
Komentet te Lë sot detyrën, Meta mesazh shqiptarëve: Ishte nder t’i shërbeja vendit, uroj më të mirën për kombin tonë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot- Thumanë pranë Fushë Gjormit, orët e para të mëngjesit të sotëm. Një person raportohet se ka mbetur i lënduar. Drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafik ndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin. Shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Policia po heton shkaqet e aksidentit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident i frikshëm në Milot-Thumanë / Vetura çahet në dysh, shoferi në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një dasmor që e godet xhamin mbrapa veturës, ku ndodhej dhëndri me nusen, ashtu siç e kërkon tradita. Por, ky gjest nuk i shkoi mirë atij, pasi në goditjen e tretë të xhamit e goditi aq fort saqë e theu atë. Familjarët e nuses po shikonin përreth, ndërsa shoferi i veturës e vazhdon rrugën, pothuajse nuk ndodhi asgjë. Videon mund ta shikoni KËTU: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndodh edhe kjo / Dasmori thyen xhamin e veturës së nuses (VIDEO) Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi dje se disa fshatra të Mitrovicës janë përfshirë nga zjarri. Ndërkohë edhe Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë për media e cila njofton se zjarret janë lokalizuar dhe janë evakuuar disa familje, raporton Gazeta Sinjali. Policia e Kosovës thekson se në fshatin Cernushë zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve e po ashtu i ishte afruar shtëpive të banuara, me ç’rast janë evakuuar disa familje për sigurinë e tyre. “Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel po ashtu edhe me ...
Komentet te Zjarret masive në Mitrovicë, evakuohen disa familje Janë të Mbyllura
Para disa ditësh në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenoc të Malishevës një person ka depërtuar me forcë, duke thyer një dritare, me ç’rast ka vjedhur një çantë me pajisje mjekësore. Policia ka arritur që ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin të shtunën, në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari që u prangos është S.M., 32-vjeçar, i cili ka përfunduar në ndalim policor, nën dyshimet për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur para tri ditësh, kur i dyshuari ‘avulloi’ nga një dhomë e QMF-së çantën e një punëtori shëndetësor, në të ...
Komentet te Bie në pranga të Policisë hajni që theu dritaren dhe vodhi pajisjet mjekësore në QMF-në e Drenocit Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 1 gushti deri më 30 shtator 2022, do të fillojë regjistrimi i targave ilegale në RKS, nëpër të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve. Sipas MPB-së, brenda këtij afati të gjithë ata që kanë targa ilegale do të kenë mundësi që me kthimin në RKS të jenë përfitues të shumë lehtësirave. “Kjo është një mundësi shumë e mirë, që do të ndihmojë në vendosjen e ligjshmërisë dhe sundimin e ligjit, gjë që qytetarët e shtetit tonë e dëshirojnë pa dallim”, thuhet në njoftimin e MBP-së. Kujtojmë se ditë më parë, qe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili ...
Komentet te MPB: Qytetarët që kthejnë targat në RKS para 30 shtatorit kanë shumë lehtësira Janë të Mbyllura
Sot Ilir Meta largohet nga detyra si President i Republikës, duke mbyllur mandatin e tij 5-vjeçar. Stafetën ia kalon Bajram Begajt i cili do të marrë detyrën si kreu i ri i shtetit duke u betuar në Kuvend, ditën e sotme. Pritet që në Kuvend të jenë të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve mbështetës të Sali Berishës, të cilët ende nuk kanë dhënë një konfirmim. Në orën 18:00 Begaj, sipas procedurës do të betohet me dorën mbi kushtetutë dhe më pas do të drejtohet drejt Presidencës. Atje Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Më pas, Ilir Meta do të lërë Presidencën dhe ...
Komentet te Bajram Begaj betohet sot si Presidenti i ri i Shqipërisë Janë të Mbyllura
Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon banorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Për një rast të tillë që ka ndodhur në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet, shkruan Gazet Sinjali. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të pronarit, i cili e njoftoi Policinë se dikush i ka hyrë në stallë, ku janë vjedhur katër lopë, vlera e të cilave sillet rreth 8 mijë euro. Në bazë të dëshmisë së ankuesit, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat ...
Komentet te Prizrenasit ia vjedhin nga stalla katër lopë të 8 mijë eurove Janë të Mbyllura
Skenderaji dhe e gjithë Kosova u trondit sonte nga ngjarja tragjike që ndodhi në lagjen Dushkaj në fshatin Baks, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Besim Musliu, teksa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë, përfshirë të dyshuarin për vrasje, Shukri Rexhepi. Sinjali mëson se vrasja ndodhi për motive të ulëta, pasi dyshohet se Musliu kishte kërkuar nga një anëtar i familjes së Rexhepit, që të mos vozisë shpejt, çka kishte shkaktuar një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast. Ndërkohë rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka bërë të ditur ...
Komentet te ‘Mos vozit shpejt me veturë’/ Kjo dyshohet të jetë arsyeja banale e vrasjes në Baks të Skenderajt Janë të Mbyllura
Pak më parë u raportua për një vrasjë dhe plagosje në fshatin Baks të komunës së Skenderaj. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën sonte dhe dy të tjerë janë plagosur. IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se është vrarë Beslim Musliu. Po ashtu, burime të njejta konfirmojnë se i plagosur ka mbetur edhe vet dorasi. Bëhet e ditur se në këtë rast është përdorur arma AK-47 dhe një armë tjerë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovë, e cila po merret me hetimin e rastit./Periskopi ...
Komentet te U përdor AK-47: Ky është i vrari në Baks të Skenderajt, i dyshuari është plagosur Janë të Mbyllura