Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gjermania nuk ndryshon qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi, pret njohje reciproke

Lajme
Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb ka thënë se qëndrimi i Berlinit për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk ka ndryshuar dhe se në fund të procesit të normalizimit është e nevojshme njohja reciproke e dyja palëve. Në fund të mandatit të tij katërvjeçar në Serbi, ai thotë se është vendosur qartë korniza për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat po zhvillohen me mbështetjen e BE-së dhe të dërguarit Miroslav Lajçak. Diplomati gjerman deklaroi mes tjerash në një intervistë për FoNet se vendi i tij, Gjermania ofron mbështetje të pakufizuar për këtë proces. “Për momentin, dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i ngadalshëm, por është e rëndësishme për ne ...
Komentet te Gjermania nuk ndryshon qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi, pret njohje reciproke Janë të Mbyllura

Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, Policia u gjen drogë

Lajme
Një përleshje mes tre të rinjve ka ndodhur sot në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia ka arritur të intervenojë, por jo edhe t’i kap të gjithë të dyshuarit, mëson Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit është gjetur në vendin e ngjarjes, teksa dy të tjerët i kanë rënë pishman pasi kanë ikur dhe janë dorëzuar vet në stacion policor. Ngatërresa mes tyre dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje të momentit, çka bëri që ata ta sulmojnë njëri-tjetrin. Pasi u paraqitën në Polici, me rastin e kontrollit policor, atyre u është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, që është ...
Komentet te Përleshje mes të rinjve në Prishtinë, Policia u gjen drogë Janë të Mbyllura

Në një festë private në Izrael, të ftuarit panë një tragjedi – ‘një gropë u hap papritmas në pishinë dhe uji mori me vete dy burra’ (video)

Rajoni dhe Bota
Në një festë private në pishinë në Izrael, të ftuarit panë një tragjedi. Kjo pasi që “dyshemeja” e pishinës u shemb dhe shatërvani i ujit “mori me vete” dy burra. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëri arriti të dilte në kohë nga vorbulla, tjetri u tërhoq zvarrë në vrimën që supozohet se ishte disa metra e thellë. Ai u identifikua si Klil K. (32-vjeçar). Siç bëhet e ditur, ekipet e shpëtimit punuan për katër orë para se të arrinin tek ai dhe ta deklaronin të vdekur. Klil ishte një lektor dhe mori pjesë në një festë të organizuar nga firma e tij e marketingut në vilën në qytetin Karmei ...
Komentet te Në një festë private në Izrael, të ftuarit panë një tragjedi – ‘një gropë u hap papritmas në pishinë dhe uji mori me vete dy burra’ (video) Janë të Mbyllura

Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Gjilan, shkak mosrespektimi i përparësisë së kalimit

Lajme
Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në mesnatë, në afërsi të Zjarrfikësve në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy persona janë lënduar nga ky aksident dhe janë shkaktuar dëme materiale. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor dhe sipas informatave të para, njëri nga ta e ka gjendjen më serioze. Sipas sinjalizuesve aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga njëra prej veturat e përfshira. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Gjilan, shkak mosrespektimi i përparësisë së kalimit Janë të Mbyllura

Mërgimtares nga Gjermania ia vjedhin veshjet kombëtare dhe arin e 25 mijë eurove nga bagazhi

Lajme
Jo rrallëherë mërgimtarët kanë qenë cak i hajnave në Kosovë. Atyre shpesh iu janë vjedhur para në vlera të majme e gjësende me rëndësi, deri te dokumentet. Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një gruaje që mori rrugën nga Stuttgarti i Gjermanisë për në Kosovë. Ajo arriti në Aeroportin e Prishtinës në orët e pasdites dhe tek kur shkoi në shtëpi e kuptoi që dikush e bëri ‘qyl’. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet për këtë rast pas denoncimit të viktimës, e cila e ka njoftuar Policinë së i janë vjedhur veshjet kombëtare dhe stoli të arit rreth 25 mijë euro. Ajo është ...
Komentet te Mërgimtares nga Gjermania ia vjedhin veshjet kombëtare dhe arin e 25 mijë eurove nga bagazhi Janë të Mbyllura

Tetova e shpall “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin

Lajme
Komuna e Tetovës, ka shpallur dy ditë më parë “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin, në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë dhe përfaqësuesve diplomatikë në vend. Për shkaqe shëndetësore, Rifat Jashari  nuk mundi të merr pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit, titullin qytetar nderi, e pranoi, djali i kryekomandantit Lulzim Jashari. “Të flasësh për historinë, luftën, sakrificën dhe Lavdinë e familjes Jashari, e cila vuri themelet e shtetit të Kosovës është shumë e vështirë dhe më e pakta që mund të bëjmë ne sot është të përkulemi përpara kësaj vepre sublime. Historia e familjes Jashari mbetet historia më sublime, më e përveçme në vargun e përndritur të sakrificës për ...
Komentet te Tetova e shpall “Qytetar Nderi” Rifat Jasharin Janë të Mbyllura

Murati: Në gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë

Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, bën të ditur se vetëm këtë muaj skemës së shtesave për fëmijë i janë shtuar 10,853 fëmijë dhe 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat. Teksa njofton se në gusht do të hapin aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë. Njoftimi i plotë i ministrit: Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj. Vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat. Të hënën ...
Komentet te Murati: Në gusht do të hapim aplikimin për shtesat për fëmijë edhe për një gjeneratë Janë të Mbyllura

Tre të vdekur dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19

Shëndetësi
Tre pacientë me COVID kanë ndërruar jetë dhe janë regjistruar 978 raste të reja për 24 orë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u shëruan 1083 persona dhe u administruan 18 doza vaksine. Numri i rasteve aktive është 9300. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tre të vdekur dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

Vetplagoset me pushkë ajrore 22-vjeçari në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Lajme
Një person është dërguar i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se e ka plagosur veten derisa ishte për rekreacion në fshatin Dabishevc. Burimet nga Emergjenca kanë njoftuar se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, të cilit i është kthyer mbrapa diabolla pasi kishte qëlluar në shenjë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, teksa i dyshuari është dërguar më vonë në QKUK, që të marrë trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali. Lidhur me rastin, Policia është njoftuar nga spitali, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në këtë qendër, për të marrë një deklaratë nga i riu. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti ...
Komentet te Vetplagoset me pushkë ajrore 22-vjeçari në Prishtinë, dërgohet në QKUK Janë të Mbyllura

Ahengjet po i marrin në qafë kosovarët: Hajnat në aksion nëpër shtëpi, prizrenasit ia avulluan 7 mijë euro mbrëmë

Lajme
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezonit të verës, kur organizohen ahengje me të madhe. Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në një shtëpi në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Hajnat kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë, pasi aty nuk ndodhej askush, për shkak se e gjithë familja kishin shkuar në një aheng. Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar para hetuesve policorë se me t’u kthyer në shtëpi kishte vërejtur se dikush ka depërtuar brenda dhe ka vjedhur mbi ...
Komentet te Ahengjet po i marrin në qafë kosovarët: Hajnat në aksion nëpër shtëpi, prizrenasit ia avulluan 7 mijë euro mbrëmë Janë të Mbyllura