Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Pas lajmit për kërcënim me bombë, rifillon koncerti i Ramë Lahajt(Video)

ShowBiz
  Një alarm për bombë ka bërë që koncerti ku do të performojë Ramë Lahaj të shtyhet për disa minuta. Koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, tani ka vazhduar. Të pranishmit ishin detyruar të dilnin jashtë deri sa policia kontrolloi vendin. Rron Gjinovci ka treguar në një status në Facebook se koncerti ka vazhduar, derisa ka ndarë edhe detaje nga shfaqja. “Kërcënim me bombë! Rikthimi në sallë mas kontrollës së policisë, Ramë Rame Lahaj për me i mbështet emocionalisht kolegët e tij Erika Grimaldi, Leonardo Caimi dhe Menan Bërveniku, u ngjit nê skenë me nji befasi”, shkroi ai. Alarmi për bombë është konfirmuar edhe nga ...
Komentet te Pas lajmit për kërcënim me bombë, rifillon koncerti i Ramë Lahajt(Video) Janë të Mbyllura

Presidenti Begaj flet për aspiratën për bashkim kombëtar

Shqipëri
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën nga Ilir Meta e përmendi Kosovën, por edhe aspiratën për bashkimin kombëtar. Kosovën e përmendi në kontekstin e integrimeve euroatlantike. “Do të jem shërbëtor i popullit tonë, mbështetës i palëkundur i integrimeve euroatlantike të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit Zi dhe Luginës Preshevës e kudo që ata punojnë”, tha ai. Ai po ashtu përmendi edhe aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim. “Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe  bashkim kombëtar”, ka thënë Begaj. Gjatë fjalimit gjithashtu është përmendur edhe shteti i së drejtës dhe puna për të pasur një demokraci më të avancuar që iu ...
Komentet te Presidenti Begaj flet për aspiratën për bashkim kombëtar Janë të Mbyllura

“Po planifikojnë hakmarrje”, Dritan Abazoviq kërcënohet me vdekje

Rajoni dhe Bota
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kërkoi nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ai ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Petar Lazoviq. Po ashtu, Abazoviq ka njoftuar Ministrin e Punëve të Brendshme Filip Axhiq, drejtorin e Administratës së Policisë Zoran Brdanin dhe drejtorin e ANB Sava Kentera për informacionet që pretendon se i merr. Ai tha për “Vijesti” se u ka kërkuar që të mblidhen informacione, ndërsa deklaron se grupet e afërta me Petar Lazoviqin dhe babain e tij Zoran, ish-zyrtar i lartë i policisë, po e synojnë atë si fajtorin kryesor për arrestimin dhe po ...
Komentet te “Po planifikojnë hakmarrje”, Dritan Abazoviq kërcënohet me vdekje Janë të Mbyllura

Fifi pozon e lumtur në imazhet e reja: Princesha e babit

ShowBiz
Filloreta Raçi është një nga personazhet publike që komentohet shumë për jetën personale. Së fundi, këngëtarja e njohur me nofkën Fifi, është duke e jetuar romancën me Adis Patushin, shkruan “Kosovarja”. Por familjes së saj, Raçi ka deklaruar se Adisi është një nga përkrahësit e saj më të mëdhenj që e bënë artisten të lumtur. “Princesha e vogël e babit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve të reja ku është shfaqur në fustan të bardhë dhe një korset të kaltër./Kosovarja ...
Komentet te Fifi pozon e lumtur në imazhet e reja: Princesha e babit Janë të Mbyllura

Noizy dhe Elvana Gjata pjesë e BBV Kosova?

ShowBiz
 “Big Brother Kosova” do të vijë shumë shpejt në ekran dhe fansat mezi po e presin. Pasi u zbulua prezantuesi, Alaudin Hamiti, si dhe shuma e majme prej 200 mijë eurosh, kanë mbetur të zbulohen vetëm konkurrentët Vip. Vlen të theksohen se do zgjidhen emra nga të gjitha trevat, pra jo vetëm në Kosovë. Robert Berisha inskenoi një bisedë me Alaudin Hamitin në emisionin e tij duke lënë të kuptohet se ai “pranoi” ftesën që të jetë pjesë e shtëpisë të parë të emisionit. Duket se kontratat janë mbyllur apo po negociohen me një sërë emrash edhe nga Shqipëria sipas Panorama Plus. Ndër këto emra është edhe ai i Elvana ...
Komentet te Noizy dhe Elvana Gjata pjesë e BBV Kosova? Janë të Mbyllura

Kurti: Kosova në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan

Lajme
Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim kryesuesin ekzekutiv të Atlantic Council, gjeneralin James Jones, themeluesin dhe kryesuesin e Fondacionit Malama Ka’u, Mel Yokoyama, si dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Fatmir Mediu. Ata diskutuan për zhvillimet politike, mundësitë për investime dhe çështjet e sigurisë në Kosovë e rajon. Kryeministri Kurti e njoftoi gjeneralin Jones për progresin përgjatë një të tretës së mandatit qeverisës, duke vënë theksin te stabiliteti institucional, indikatorët pozitivë ekonomik dhe demokratik. Ai theksoi renditjen e Kosovës në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan, sipas World Justice Project, ngritjen për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit, sipas Transparency ...
Komentet te Kurti: Kosova në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan Janë të Mbyllura

Temperaturat e larta në Maqedoni, qindra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Lajme
Temperaturat e larta dhe të padurueshme kanë lënë pa vetëdije shumë qytetarë në rrugët e Shkupit. Nga Ndihma e Shpejtë thanë për Alsat se gjatë 24 orëve janë kryer 100 ndërhyrje ndërkohë rreth 500 telefonatave u janë dhënë këshilla mjekësore. Shumë prej rasteve kanë të bëjnë me të sëmurët kronikë të cilët pas qëndrimit të gjatë në diell kanë humbur vetëdijen. “Më shumë kemi thirrje për në vendet publike, kolapse gjatë ditë që ka të bëj me rritjen e temperaturave. Organizmi te të sëmurët kronikë reagon me ulje të shtypjes së gjakut dhe vjen deri te humbja e përkohshme e vetëdijes dhe kolaps. Të sëmurët kronikë ta marrin terapinë me ...
Komentet te Temperaturat e larta në Maqedoni, qindra persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore Janë të Mbyllura

Morena Taraku e varros qenin me nderime të larta, i ka bërë edhe lapidarë

Lajme
Siç dihet, Morena Taraku e ka humbur qenushin e saj të dashur, Moi. Qeni i Morenës i racës Boo, me të cilin ajo ishte tejet e lidhur, ka ngordhur vetëm para pak ditësh. Bukuroshja, lajmin e trishtë e ka dhënë në media sociale, duke e shoqëruar me një shkrim të ndjeshëm, ku shprehte gjithë dashurinë për Moin e saj, shkruan “Kosovarja”./Kosovarja Morena, e ka varrosur qenin e saj në një varreza qenësh, bile i ka ngritur edhe lapidar. ...
Komentet te Morena Taraku e varros qenin me nderime të larta, i ka bërë edhe lapidarë Janë të Mbyllura

Vajza nga Kurbini prej vitesh mbahet e lidhur me zinxhir, nëna: Po e lëshova mund të dëmtojë veten ose të tjerët

Lajme
Në fshatin Zheje të Kurbinit mbahet e lidhur me zinxhirë një 31-vjeçare, që ka lindur me probleme të rënda të shëndetit mendor. Në ato pak raste që nëna e moshuar e zgjidh, ajo e dhunon. Thotë se është detyruar ta mbajë të lidhur, në kontenier, pasi vajza mund të dëmtojë veten dhe të tjerët. “E kam bërë nga halli, shpirti po më ther, po s’kam nga t’ia mbaj se del e ikën. Është agresive. Të shkul flokët të tëra ti bën. Kur e laj duhen tre veta ta mbajnë, se ikën prej duarve, egërsohet. Po ta kapin nervat s’ka burrë që ta mbajë. Sa të ikë, ta shtypë makina e ...
Komentet te Vajza nga Kurbini prej vitesh mbahet e lidhur me zinxhir, nëna: Po e lëshova mund të dëmtojë veten ose të tjerët Janë të Mbyllura

Pas temperaturave përvëluese, shi e breshër në disa qytete të Kosovës

Lajme
Pas një periudhe në vend janë kthyer reshjet e shiut e breshëri. Faqja “Meteo Balkan” ka publikuar pamje nga Klina e Epërme në Skenderaj ku kanë filluar erëra të forta dhe breshër i madh. Reshje shiu kanë filluar edhe në veri të vendit, derisa erëra të forta e kanë përfshirë Mitrovicën. Përgjatë kësaj jave vendi është goditur nga një valë e nxehtit ku temperatura kanë shkuar deri 38 gradë celsius. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Pas temperaturave përvëluese, shi e breshër në disa qytete të Kosovës Janë të Mbyllura