Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë z. James Rubin, në librin e tij kishte shkruar për një takim mes liderit të delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi dhe sekretares amerikane të shtetit znj. Medlin Ollbrajt. Hashim Thaçi kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshjen, në rast se aty mungonte referendumi për Pavarësinë, poashtu garanca për Pavarësinë dhe transformimi e jo shuarja e UÇK-së. Gjatë këtij takimi znj. Ollbrajt ishte shprehur e nervozuar me Thaçin. Ja pjesë nga libri i James Rubin i bisedës mes Ollbrajt dhe Thaçit; “Rrallëherë e kam parë Ollbrajtin aq të zemëruar. Më ke premtuar se do të punosh me ne. Lidershipi është për të marrë ...
Komentet te Rubin: Thaçit sa nuk i shpëtuan lotët, “nuk hoqi dorë nga pavarësia, pavarësisht qortimit nga Ollbrajt” Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
...
Komentet te Publikohet raporti nga Msh / Rreth 1 mijë e 187 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Dy shtetas francezë janë arrestuar në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, pasi me një veturë me targa ruse kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nga territori i Serbisë. Policia njofton se të dyshuarit janë B.G dhe A.F. “Me datën 25.07.2022 rreth orës 17:50, në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviqit, Njësitet Policore Kufitare-DRK-Veri, kanë ndaluar automjetin Land Rover, ngjyrë e bardhë, me targa të huaja (ruse), në të cilin gjendeshin dy persona meshkuj, B.G. (1954) dhe A.F. (1986), me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori I Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës duke kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare”, thuhet në njoftimin për media. Të njëjtit dyshohet se kanë kryer ...
Komentet te Hynë ilegalisht në Kosovë me një veturë me targa ruse, arrestohen dy shtetas francezë Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga plazhet e jugut. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, teksa poston foto përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil. Rama shkruan se këto plazhe janë të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj një ditë të ...
Komentet te Rama publikon foto nga plazhet e Sarandës: Pa asnjë pagesë për pushuesit Janë të Mbyllura
Ura Peleshac e Kroacisë nga 26 korriku do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar. Ura prej 2.4 kilometrash pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian – rreth 9 kilometra më vonë. Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të. Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet ...
Komentet te Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan Janë të Mbyllura
Dy ditë më parë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti amerikan, Joe Biden ishte infektuar me COVID-19. Menjëherë pasi rezultoi pozitiv, mjekët i dhanë presidentit trajtim me medikamentin antiviral të quajtur Paxlovid, shkruan CNN. Paxlovid mendohet të jetë një nga medikamentet më të mira për të mbrojtur njerëzit në rrezik të lartë për sëmundje të rënda. Për këtë arsye, trajtimi i Biden për koronavirusin duhet të duket shumë ndryshe nga ajo e Presidentit Donald Trump, i cili ishte në spital për disa ditë në tetor të vitit 2020. Paxlovid është një ilaç antiviral në formë pilule i prodhuar nga Pfizer , i kombinuar me nirmatrelvir dhe ritonavir. Administrata Amerikane e ...
Komentet te Cili është medikamenti me të cilin po trajtohet Biden pas infektimit me COVID-19 Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të ngacmimit seksual pas denoncimit të një 17-vjeçari, i cili po pretendon se është ngacmuar nga një person i moshës 62-vjeçare, në rrugën “Ilir Konushefci” në Podujevë. Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka ngacmuar të miturin, duke e prekur në organe gjenitale dhe duke i ofruar para në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Ngjarja dyshohet se ndodhi në njërën nga kafenetë e Podujevës, ku i dyshuari e kishte ftuar 17-vjeçarin për kafe. Ky rast e ka tronditur të miturin, i cili e refuzoi burrin e dyshuar dhe u nis për në stacion policor, që ta denoncojë rastin. Në dëshminë ...
Komentet te Podujevë: Një pedofil prek djalin e mitur në organe gjenitale dhe i ofron pagesë për seks Janë të Mbyllura
Sot bëhen 11 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak. Por, kjo njësi hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi. Ndryshe me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, sot do të organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës. Në komunikatën nga Policia e Kosovës, është ...
Komentet te Heroi Enver Zymberi kujtohet në 11 vjetorin e vrasjes Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një plagosje me armë zjarri, që ndodhi në fshatin Mramor të Prishtinës, pas një mosmarrëveshje mes dy personave. Viktima që u qëllua u dërgua me urgjencë ën Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Betim Gashi, i cili është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për tentim vrasje. Motivi i plagosjes sipas informatave të para është një mosmarrëveshje rresh druve, që fillimisht i parapriu një përleshje dhe më pas i dyshuari gjuajti në drejtim të viktimës. I riu që u plagos po vazhdon trajtimin ...
Komentet te Ky është i arrestuari për tentim vrasjen në Mramor të Prishtinës – motivi mosmarrëveshja për dru Janë të Mbyllura
Në një përgjigje nga Zyra për Media e MCC-së për Gazetën Express kanë konfirmuar se do të jetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo që do të hedhë firmën në marrëveshjen për milionat e MCC-së. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të jenë vetëm spektatorë në ceremoni “Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Drejtoresha e MCC-së, Alice Albright do ta nënshkruajnë marrëveshjen e kompaktit”, kanë thënë nga Zyra për Media e MCC-së për Gazetën Express. Ndryshe sot gjatë ditës nga zyra për media e presidencës kanë konfirmuar se presidentja dhe kryeministri sot të udhëtojnë për në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me ...
Komentet te Kurti e Osmani turist në Amerikë, Rizvanolli nënshkruan me MCC-në Janë të Mbyllura