Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gjendet i pajetë një 22- vjeçar në bregdet të Durrësit

Shqipëri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i ri 22-vjeçar është gjetur pa jetë në bregdetin e Durrësit. I riu me inicialet L.C. dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një infarkti. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në Plazhin e Durrësit, raporton Tch. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjendet i pajetë një 22- vjeçar në bregdet të Durrësit Janë të Mbyllura

Digjen varrezat në fshatin Llaushë të Podujevës, Policia nis hetimet

Lajme
Varrezat në fshatin Llaushë të komunës së Podujevës të dielën rreth orës 14:00 janë përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është denoncuar nga një grua, familjarët e së cilës janë të varrosur në atë pjesë. Ajo ka deklaruar se nuk dyshon se zjarri është vënë aksidentalisht dhe s’e ka bërë të ditur vlerën e dëmit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, me ç’rast Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Zjarrvënie’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjen varrezat në fshatin Llaushë të Podujevës, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura

Shqipëria do furnizojë Serbinë e Maqedoninë e Veriut me qymyr

Maqedoni Shqipëri
Në një takim të zhvilluar në Tiranë në kuadër të “Ballkanit të Hapur” Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës në mënyrë që ta përballojnë së bashku krizën energjetike. Në takim është rënë dakord që Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike. Derisa nga ana tjetër këto dy shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shqipëria do furnizojë Serbinë e Maqedoninë e Veriut me qymyr Janë të Mbyllura

Prizrenasi prish ‘marrëveshjen’ me familjen e të fejuarës, e rrëmben pa i bërë 18 vjet dhe ikë në drejtim të panjohur

Lajme
Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prizren, ku një vajzë e mitur është rrëmbyer nga partneri i saj, me të cilin ishte fejuar me pëlqimin e prindërve të saj. Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici një e afërme e 15-vjeçares, e cila ka deklaruar se ajo ishte fejuar me aprovimin e prindërve, të cilët kishin bërë marrëveshje me të dyshuarin dhe familjen e tij që çifti të martohet kur ...
Komentet te Prizrenasi prish ‘marrëveshjen’ me familjen e të fejuarës, e rrëmben pa i bërë 18 vjet dhe ikë në drejtim të panjohur Janë të Mbyllura

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, Policia gjen dy predha në vendin e ngjarjes

Lajme
Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 22:20 është njoftuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur në parkingun e një qendre tregtare dy predha që dyshohet të jenë të armës së gjatë që u përdor në rast. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale si dhe nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, Policia gjen dy predha në vendin e ngjarjes Janë të Mbyllura

Kadri Veselit i vazhdohet paraburgimi

Lajme
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë. Ky është vendimi tjetër që e ka marrë Gjykata Speciale, raporton gazeta Nacionale./ Periskopi ...
Komentet te Kadri Veselit i vazhdohet paraburgimi Janë të Mbyllura

Spitali i Pejës kryen një operim të rrallë, 39 vjeçares i largohet një tumor 10 kg

Shëndetësi
Një rast i veçantë dhe sfidues dhe u operua me sukses në Spitalin e Përgjitshëhm në Pejë”. Një paciente e gjinisë femërore e moshës 39 vjeçare është operuar me sukes duke ju larguar një tumor të peshës prej 10 kilogramëve. Pacientja e diagnostifikuar me tomor të vezorëve për më shumë se 1 vit ka kërkuar shërim në shumë Institucione shëndetësore publike e private, por asnjëri nga këto Instutucione nuk ka marrë përsipër të kryej intervenimin kirurgjikal për shkak të vlerësimit se tumori është i paevitueshëm. Duke parë gjendjen e pacientës që tumori i shkaktonte probleme të tjera shëndetësore si tromboza në pjesën e ekstremiteteve të poshtme, probleme në organet e ...
Komentet te Spitali i Pejës kryen një operim të rrallë, 39 vjeçares i largohet një tumor 10 kg Janë të Mbyllura

Mërgimtari: Kam pa ëndërr si lloj proteste, ta djegi vetën për Thaçin

Lajme
Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e ka takuar vetëm tri herë gjatë jetës së tij. Por, për Vesel Bajramin, Thaçi është gjithçka. “Është njëri i shekujve. Shqiptarët vetëm tre njerëz i kanë të rangut të Thacit, është Skënderbeu, është Enver Hoxha dhe Hashim Thaçi. Ish-presidenti është ikonë, është liria, pavarësia, është shteti i Kosovës”, tha ai. Ndër të tjera, Veseli i cili jeton në Gjermani, gjatë kësaj interviste, tha që ka dhimbje të madhe që nga koha kur Thaçin e kanë dërguar në Hagë, dhe që shpesh e sheh në ëndërr. “Në fakt unë e kam një familje të mrekullueshme, dhe më vjen çudi qysh nuk më xhelozojnë. Që nga ...
Komentet te Mërgimtari: Kam pa ëndërr si lloj proteste, ta djegi vetën për Thaçin Janë të Mbyllura

Rita Ora shijon drekën me kërmij, derisa tregon linjat rrugëve të Parisit

ShowBiz
Rita Ora tregoi figurën e saj trupore derisa postoi imazhe me ndjekësit nga udhëtimi i saj i fundit në Paris. Këngëtarja 31 vjeçe, dukej e mrekullueshme e veshur me pantallona të shkurtra dhe xhaketë me material gjarpri, ndërsa pozonte përballë Kullës Eiffel. Duke mbrojtur sytë pas një palë syzeve të mëdha, interpretuesja e hitit “Poison” dukej në çdo centimetër turiste, teksa shijonte kërmijtë në hotelin e mrekullueshëm me pesë yje “Intercontinental Le Grand”. Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Një moment i shpejtë vlerësimi për aftësinë për të përjetuar gjërat. Pa marrë parasysh se sa të pista bëhen shapkat tua”. /Kosovarja ...
Komentet te Rita Ora shijon drekën me kërmij, derisa tregon linjat rrugëve të Parisit Janë të Mbyllura

Shoferi i autobusit në Prizren hap derën aksidentalisht derisa ishte duke vozitur, një grua bie dhe lëndohet

Lajme
Një grua është lënduar në Prizren pasi ka rënë aksidentalisht nga autobusi derisa ai ishte në lëvizje. Policia e Kosovës njofton se shoferi i autobusit dyshohet se nga neglizhenca-pakujdesia derisa ishte në lëvizje ka hapur derën e autobusit, dhe kështu pasagjerja që ndodhej në autobus ka rënë duke pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. “Rr. Hasan Prishtina, Prizren 25.07.2022-15:35. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, dyshohet nga neglizhenca-pakujdesia derisa ishte në lëvizje ka hapur derën e autobusit dhe për pasojë viktima femre kosovare e cila ishte në autobus ka rënë nga autobusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin ...
Komentet te Shoferi i autobusit në Prizren hap derën aksidentalisht derisa ishte duke vozitur, një grua bie dhe lëndohet Janë të Mbyllura