Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë priten të arrijnë temperaturat maksimale të kësaj jave, raporton Gazeta Sinjali. Në njoftim thuhet se tek pas dy dite, të enjten parashihen kushte për reshje shiu. “Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s.” /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Temperaturat maksimale të kësaj jave priten të arrijnë sot në 37 gradë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një grua nga fshati Astrazub i Malishevës ka përfunduar gjatë ditës së djeshme në Polici, pas denoncimit të bashkëshortit të saj, i cili po pretendon se e ka sulmuar fizikisht raporton Gazeta Sinjali. Ngjarja dyshohet se ndodhi në orët e mëngjesit, kur gruaja S.M., po dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e ka rrahur burrin, duke e goditur me shuplaka dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore. Ai vendosi ta denoncojë atë në Polici, me ç’rast një njësi policore është vënë në veprim dhe ka shoqëruar palët në stacion. Gruaja e dyshuar është përballur me denoncimin kundër saj, ku është arsyetuar se e ka sulmuar bashkëshortin në vetëmbrojtje. Sipas ...
Komentet te Gruaja rrah bashkëshortin në Astrazub të Malishevës: Ai ia nisi i pari, në vetëmbrojtje e sulmova Janë të Mbyllura
Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero ka përfunduar në ndalim policor pas publikimit të pamjeve ku shihej duke rrahur brutalisht një person në një veturë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan. Shteti u aktivizua dhe pas një dite arrestoi Feron, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Sulm”. Këtë herë gjithë sherri plasi për këngën e reperit tjetër, Unikkatilit, “Po eci”, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të deklaratës së Feros të dhënë para hetuesve policorë, kjo këngë që u lëshua me zë të lartë në veturën ku ndodhej viktima ishte arsyeja e sulmit, meqë ai ndihej i provokuar. Sinjali ...
Komentet te “Vlej do milionë p* ti as ni trohë”/ Fero rrahu brutalisht një 19-vjeçar, në Polici rrëfeu se kënga e Unikkatilit e provokoi Janë të Mbyllura
21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës përgjatë viteve të pasluftës kanë rënë në detyre, raporton Gazeta Sinjali. E 26 korriku shënohet si dita memorialë për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës. Për këtë, Policia e Kosovës ka organizuar aktivitete të ndryshme, për ceremoninë që nis me vendosjen e kurorave pranë lapidarit të heronjve në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së. “Me rastin e shënimit të ditës mermoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, me datë 26.07.2022 do të organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, korri diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në ...
Komentet te Policia kujton nesër kolegët e rënë në detyrë, kjo është agjenda Janë të Mbyllura
Artistja Hana Noka ka bërë të ditur se i kishte shkruar një letër më parë Shtëpisë së Bardhë, presidentit amerikan Joe Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën. Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Biden i kishte kthyer asaj letrën, të cilën e ka publikuar. Në të Biden e falënderonte shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo i kishte ndarë në letrën e nisur drejt tij, duke shtuar se gjërat e tilla janë një inspirim për të. “Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në ...
Komentet te Artistja shqiptaro-amerikane merr një letër nga Biden: Njerëzit pasionant si ju janë inspirim për mua Janë të Mbyllura
LSI tash e tutje do të quhet Partia e Lirisë. Kjo pas ri-kthimit të ish presidentit Ilir Meta në krye të partisë që deri sot e udhëhoqi bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Në konventën e sotme të kësaj force politike ish-presidenti u rikthye te partia që ai vetë themeloi, ku dominuan deklaratat me nota nacionaliste. Në fjalën e tij ish-presidenti nuk kurseu nostalgjinë për LSI-në, por tha se tashmë ka vetëm një rrugë dhe është ajo e referendumit që është garanci për shqiptarët. “Nuk jam këtu për asgjë tjetër veç se për t’ju kërkuar që t’u tregojmë të gjithëve se ne jemi një popull me dinjitet, jemi popull evropian. Kjo ...
Komentet te Ilir Meta ia ndërron emrin LSI-së, nga sot do të quhet Partia e Lirisë Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, ku një person humbi jetën tragjikisht në një aksident me kamion duke u përplasur për një muri të një shtëpie. Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar rastin për Sinjalin, ku tha se ka qenë një aksident me ç’rast drejtuesi i kamionit e ka humbur kontrollin dhe më pas në një distancë të vogël përplaset për murin. Shoferi i kamionit ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë, pronari i firmës së kamionit, Riza Abdyli ka publikuar një postim në Facebook duke ...
Komentet te Ky është shoferi i kamionit që vdiq në aksidentin që ndodhi në Gjilan Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot për një aksident me fatalitet në fshatin Xerxë në komunën e Rahovecit, ku një person humbi jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Ramadan Kasapi. I ndjeri humbi jetën, si pasojë e lëndimeve të marra pasi vetura të cilën e drejtonte, u përplas me një tjetër automjet që vinte në të njëjtin drejtim. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia, ku ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një person tjetër ka pësuar lëndime. “Sot rreth orës 11:40 është është pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën Xerrxë-Rahovec. ...
Komentet te Ky është personi që humbi jetën në aksidentin në Xërxë të Rahovecit Janë të Mbyllura
Pos vozitjes së traktorit, deputete Ganimete Musliu është shfaqur në emisionin “Era Verë” edhe duke e kositur barin dhe duke rregulluar oborrin e shtëpisë. Me këtë rast, ajo u ka bërë thirrje vajzave të reja të shkollohen, por edhe mos t’i frikësohen punës. E pas kositjes së barit, deputetja e njohur u rregulla dhe u bë gati për një dasmë. Musliu dha një rrëfim të gjatë në “Era Verë” për familjen dhe jetën e saj./Kosovarja p ...
Komentet te Ganimete Musliu kositë edhe barin, më pas me veshje elegante niset për dasmë Janë të Mbyllura
Sot rreth orës 17:00 fabrika e “Swiss Pelet” në komunën e Prizrenit është përfshirë nga zjarri e si pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë, i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, tha Bytyqi për Sinjalin. Sinjali do t’ju mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Prizren: Zjarr në “Swiss Pelet”/ Lëndohen dy persona, njëri në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura