Punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, do të protestojnë para objektit të KEK-ut, të mërkurën. Kjo pasi thonë se KEK-u ia ka ndalur punën. Protesta do të nis në ora 09:00, ku punëtorët e “Kosova Thëngjilit” do të shfaqin pakënaqësitë e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te KEK-u ua ndali punën, punëtorët e “Kosova Thëngjill” sot në protestë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
...
Komentet te Fillon takimi mes Osmanit, Kurtit dhe Blinken në Washington 🇺🇸🇽🇰 Janë të Mbyllura
Ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi ka thënë se Amerika do të kërkojë nga Kosova zbatimin e disa marrëveshjeve të kaluara, para se të na sjellë armë. Gashi në “Debat Plus” ka thënë se Presidentja Osmani e ka negociuar shkuarjen e Kurtit në Amerikë, derisa sipas tij ky i fundit ende nuk pëlqehet nga shteti më i fuqishëm në botë. “Në realitet Vjosa e ka marrë dhe e ka dërgua Kurtin në Amerikë. Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërgua në Amerikë. Edhe me Kushtetutë Vjosa është shefe e Albinit. Vjosa diqysh e ka negociua këtë punë pasi Amerikanët nuk e duan Kurtin. Pse nuk ...
Komentet te Dardan Gashi: Vjosa Osmani e ka marrë për dore Albin Kurtin dhe e ka dërgua në Amerikë Janë të Mbyllura
Ballkani ka fituar ndaj La Fioritas me rezultat 6-0, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, duke thyer rekord si fitorja më e thellë e një klubi kosovar në Evropë. Suharekasit kishin fituar 4-0 në ndeshjen e parë dhe kalimi në raundin e tretë pothuajse ishte siguruar në udhëtim. Ballkani e nisi furishëm ndeshjen duke shënuar që në minutën e 6-të, me Albion Rrahmanin i cili përfitoi nga asistimi i Armend Thaqit për të shënuar për 1-0. Vetëm dy minuta më pas ishte sërish Rrahmani ai që gjeti rrjetën për 2-0, kësaj radhe pas asistimi të Edvin Kuc. Ballkani prodhoi shumë ...
Komentet te Ballkani dhuron spektakël dhe shënon gjashtë herë ndaj La Fioritas – kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë kthesë në diskursin e tij, por edhe në qasjen ndaj raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësojnë përfaqësues të partive opozitare në Kosovë dhe njohës të çështjeve politike. Kurti, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takojnë të martën në Uashington sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. “Palët do të diskutojnë për partneritetin dypalësh midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen ndaj Kosovës në sektorët strategjikë, përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen”, ka thënë Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, është pyetur nga gazetarët se a ...
Komentet te Takimi me Blinken mesazh i mirë, opozita: E përkrahim Kurtin nëse ndërron qasje ndaj SHBA-ve Janë të Mbyllura
Edhe pse “kafshimi” është një sjellje që shqetëson prindërit, megjithatë është një sjellje e zakonshme dhe tipike e të vegjëlve. Ekspertët pohojnë se shumë fëmijë e kalojnë këtë fazë dhe konsiderojnë se nuk është shenjë e sjelljes problematike. Ajo që prindërit duhet të bëjnë është të kuptojnë pse po ndodh kjo. Në moshën dy vjeçare, dy të tmerrshëm siç i quajnë amerikanët, fëmijët në përgjithësi nuk e kanë të zhvilluar gjuhën në masën e komunikimit efektiv, as pjekurinë për të kuptuar pse mund të jenë nën presion. Kafshimi është një lëvizje refleksive që mund të shoqërohet me ankth, trishtim ose acarim. Tregojini fëmijës tuaj se është gabim të kafshoni duke e ...
Komentet te Çfarë duhet të bëni nëse fëmija ju “kafshon” Janë të Mbyllura
26 korriku është data në të cilën përkujtohet polici Enver Zymberi që u vra në detyrë, gjatë një aksioni në veri të vendit. Por rënies së tij heroike i paraprin një situatë emocionale, para nisjes së tij nga shtëpia. Babai i tij tashmë i ndjerë, Muharrem Zymberi, kishte rrëfyer për emisionin “Dokun n’Klan” momentet kur Enveri e ka marrë urdhrin për t’u nisur në aksionin që mëtonte shtrirjen e sovranitetit shtetëror në pjesën e banuar me serbë. “Kur e thirrën rahmetliun, qatëherë kah në 4 ora, me radiolidhje, ishim në katun. Ai në korridor veç endej dhe pike duhan. Ma qelë derën ngadalë e po më thotë, a je zgjuar? ...
Komentet te “Enver Zymberi ishte nisur me dy euro në veri”, rrëfimi emocional i babait të tij të ndjerë-VIDEO Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në afërsi të tunelit në qytetin e Mitrovicës, ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Sinjali ka kontakuar me Policinë e Kosovës në Mitrovicë për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit nuk kanë dhënë detaje deri tani. Sinjali do t’iu mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident i rëndë në Mitrovicë, dy vetura bëhen ‘kërrsh’ mes vete – FOTO Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj një 26-vjeçari, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht nipin e tij të mitur, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën ‘Kajtaz Ramadani’, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht nipin e tij 9-vjeçar, duke e goditur me fshesë dhe me shuplaka. Si pasojë e lëndimeve të marra, fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa rasti është denoncuar edhe në Polici. Hetuesit policorë kanë intervistuar në cilësinë e dëshmitares gjyshen e fëmijës, teksa i dyshuari ka rezultuar në gjendje të dehur dhe ka qenë i pamundur intervistimi i ...
Komentet te Axha i dehur e rrah nipin e mitur me fshesë e shuplaka në Prishtinë, fëmija dërgohet në spital Janë të Mbyllura
Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “grabitje”. Sipas Policisë, ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e këtyre dy personave Janë të Mbyllura