Temperaturat kanë kulmuar sot në Shqipëri duke arritur deri në 39 gradë Celsius. Siç tregojnë imazhet satelitore, shifra 39 është regjistruar në veriperëndim, qendër dhe jug të vendit. Në ndonjë rajon tjetër mund të ketë qenë edhe më nxehtë, por këto janë shifrat zyrtare nga disa stacione meteorologjike të publikuara nga Meteociel. Më nxehtë se në Shqipëri sot ishte vetëm në Spanjën e super-përvëluar dhe Afrikën Veriore. Në Kosovë po ashtu po mbanë mot mjaft i nxehtë, por fronti i ditës së kaluar ka freskuar pak a shumë ajrin e “sertë” afrikan. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shqipëria sot ndër më të nxehtat në Evropë, kaq shkuan temperaturat Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Parkimi i veturave në vende jo të duhura në vendin tonë është një dukuri e shpeshtë e cila edhe shkakton shqetësim tek qytetarët. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në lagjen Tophane në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar fotografi nga lagjja Tophane në kryeqytet, ku shihet vetura e parkuar në hapësira të gjelbra. Sipas informatave nga sinjalizuesi, aty afër gjendet parkingu i veturave, por që shoferi i kësaj makine, ka parkuar në vend jo adekuat dhe tashmë disa orë ka që vetura qëndron aty pari. Shkelje të tilla nga shoferët e automjeteve janë të shumta të cilat shpesh raportohen në media nga qytetarët. Gazeta ...
Komentet te Shoferi në lagjen Tophane në Prishtinë përdor hapësirën e gjelbër për parking Janë të Mbyllura
Gazetari i njohur nga Shqipëria, Bledi Mane, ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”. Gjatë një interviste në emisionin “eDiell” në “Top Channel”, të dielën teksa po flitej për “Sunny Hill” ka eskaluar gazetari shqiptar. “Ju nuk perdoni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka thënë ai. Më pas ka ardhur edhe reagimi i gazetarit nga Kosova, Milaim Zeka, i cili ishte drejtpërdrejt në emision me lidhje skype. “Kjo çka thua ti është një puro racizëm dhe një puro hajvanillak”, i ka thënë Zeka – Mane./Kosovarja ...
Komentet te Gazetari nga Tirana fyen kosovarët: Ju nuk përdorni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavica dhe lakra (Video) Janë të Mbyllura
Gjatë muajit qershor 2022 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25.444 familje me gjithsej 100.395 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2.612 familje. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 150.910 përfitues, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 50.207, nga skema për pensionet familjare 3.361, nga skema për pensionet invalidore 64, nga skema për pensionet e Trepçës janë 1.871 përfitues. Ndërsa nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1.257 përfitues, nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 662, nga skema e ...
Komentet te Në qershor nga skema e ndihmës sociale përfituan 25,444 familje Janë të Mbyllura
Gjykata penale e Luzernit ka dënuar një bashkëshort 30-vjeçar për rrezikim të jetës. Në vitin 2019, gjatë një mosmarrëveshjeje, ai e kishte ngufatur gruan e tij aq shumë sa jeta e saj ishte në rrezik akut. Për shkak të rrethanave lehtësuese, gjykata penale e ka vlerësuar si real dënimin me burg me kusht prej 15 muajsh. Sipas gazetës “20 Minuten”, mes çiftit kishte ndodhur një mosmarrëveshje në vitin 2019. Fillimisht konflikti ishte verbal, por shpejt qe shndërruar në zënkë fizike. Gruaja është rrëzuar përtokë, me ç’rast burri e ka ngufatur (i ka shtrënguar qafën me duart e tij) për rreth dhjetë sekonda. Ai kishte shtypur fort venat në qafë gruas ...
Komentet te Gjykata në Zvicër e dënon vetëm me kusht kosovarin që ngulfati gruan Janë të Mbyllura
Dasmat në Kosovë vazhdojnë të jenë ngjarje e jashtëzakonshme sidomos për shkak të organizimit dhe ‘protokolit’. Në një të tillë, një vajzë është parë e ulur në derën e veturës, teksa veturat shkojnë një pas tjetrës. Kështu, ajo rrezikon veten dalur jashtë veturës me gjysmën e trupit. Shiko videon KËTU /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dasma e rrezikshme / Vajza rri ulur në derën e veturës Janë të Mbyllura
...
Komentet te Martohet djali i Jakup Krasniqit Janë të Mbyllura
Fadil Kodra i cili u shkarkua ditë më parë nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla. Kallëzimi penal është dorëzuar më 22 korrik, derisa ministri Sveçla akuzohet po akuzohet nga Fadil Kodra për “cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Kodra e akuzon Sveçlën se ia cenoi të drejtat duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik. Në kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Sinjali, shkruan se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla e tejkalon shumën e 5 mijë eurove dhe thotë se ...
Komentet te Dorëzohet kallëzim penal kundër Xhelal Sveçlës (FOTO) Janë të Mbyllura
Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha është shkarkuar sot nga kjo pozitë. Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Retokceri. Ai në një postim në Facebook ka thënë se mandati i NPB-së të Prishtinës është karakterizuar me keq menaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive. “Në vazhdën e reformave që po bëhen nëpër ndërmarrjet e Prishtinës, pas KRM “Pastrimi” dhe “Hortikulura”, ndryshimi sot u bë edhe në menaxhmentin e “Ndërmarrjes Publike Banesore” – duke u shkarkuar menaxhmenti i vjetër. Mandati i NPB të Prishtinës është karakterizuar me keq menaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të ...
Komentet te Shkarkohet kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka caktuar seancën e re plenare për të enjten e 28 korrikut derisa vazhdimin e seancës së kaluar e ka caktuar për një ditë pas më 29 korrik, raporton Gazeta Sinjali. Seancat i caktoi vet Konjufca, pasi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi të mbahet në mungesë kuorumi. Në seancën e parë janë në rend dite disa marrëveshje ndërkombëtare, derisa është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Financimin e Partive Politike. Ndërkaq, në seancën e dytë të premten, që është vazhdim i pikave të mbetura nga seancat e kaluara, në rend dite janë votimi i propozim rezolutës për rritjen e çmimeve, e debate parlamentar ...
Komentet te Të enjten e premten mblidhet Kuvendi, votohet projektligji për financimin e partive politike diskutohen çmimet e vizat Janë të Mbyllura