Shqipëria do furnizojë Serbinë e Maqedoninë e Veriut me qymyr

- in Maqedoni, Shqipëri

Në një takim të zhvilluar në Tiranë në kuadër të “Ballkanit të Hapur” Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës në mënyrë që ta përballojnë së bashku krizën energjetike.

Në takim është rënë dakord që Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike.

Derisa nga ana tjetër këto dy shtete do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me produkte ushqimore, konkretisht me grurë, misër, vaj dhe sheqer.

/GazetaSinjali/