Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Spahiu: Hera e dytë që poshtërohet Kosova dhe hera e dytë që amerikanët nxjerrin nga qenefi qeverinë

Lajme
Shtyrja e zbatimit të vendimit të reciprociteti për targa dhe dokumentet e identifikimit me Serbinë, sipas opinonistit, Nexhmedin Spahiu është poshtërimi i dytë që ju ka bërë Kosovës. Përmes një postimi në llogarin e tij  në Facebook Spahiu thotë se shtyrja e vendimit është poshtërim më i madh pasi po ndodh shumë vite pas pavarësisë dhe se është hera e dytë që amerikanët nxjerrin qeverinë nga siç shkruan ai ‘qenefi’. Kujtojmë se dje në veri situata ka qenë e tensionuar një ditë pasi të hyjë fuqi vendimi i qeverisë për reciprocitetin në mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Serbia. Por, ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka kërkuar nga krerët e shtetit ...
Komentet te Spahiu: Hera e dytë që poshtërohet Kosova dhe hera e dytë që amerikanët nxjerrin nga qenefi qeverinë Janë të Mbyllura

Persona të panjohur rrahin dy të rinj në Prishtinë, i sulmojnë me shishe qelqi

Lajme
Rrahjet mes të rinjve në vendin tonë kanë marrë përmasa shqetësuese. Vazhdimisht raportohet për përleshje të dhunshme të cilat shpesh herë kanë përfunduar tragjikisht. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se të dielën pas mesnate dy persona kanë përfunduar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishin marrë pas një sulmi fizik ndaj tyre. Dy të rinjtë e moshave 24 dhe 20-vjeç, dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, të cilët i goditën ata me shishe qelqi, duke u shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore. Për rastin është njoftuar edhe Policia ...
Komentet te Persona të panjohur rrahin dy të rinj në Prishtinë, i sulmojnë me shishe qelqi Janë të Mbyllura

Gërvalla i reagon Lajçakut: Reciprociteti do të mbetet realitet, Kosova s’ka ‘shtyrë’ asgjë

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, i ka reaguar emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pasi ky i fundit mirëpriti vendimin e Qeverisë për të shtyrë masën e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Gërvalla Schwarz ka thënë se reciprociteti do të mbetet realitet dhe Kosova s’ka ‘shtyrë’ asgjë. Sipas saj, faktet mbeten fakte dhe se shtyrja e vendimit për reciprocitet do të zbatohet vetëm nëse hiqen barrikadat. “Faktet mbeten fakte. Kosova ka rënë dakord me propozimin e SHBA-ve dhe në ...
Komentet te Gërvalla i reagon Lajçakut: Reciprociteti do të mbetet realitet, Kosova s’ka ‘shtyrë’ asgjë Janë të Mbyllura

Veriu zgjohet me postera “Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe”

Lajme
Në katër komunat në veriun e vendit, sot janë vendosur postera me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”. Postera në të gjithë Mitrovicën e Kosovës, Leposaviqin, Zubina Potok dhe Zveçanin tregojnë sloganin “Kjo është ZSO”, me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë, raporton Kosovo-online. Ato mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave. Marrëveshja për formimin e Asociacionit mes Kosovës e Serbisë është arritur në vitin 2013. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Veriu zgjohet me postera “Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe” Janë të Mbyllura

Me diell dhe nxehtë, ky është parashikimi i motit për ditët e para të gushtit

Lajme
Në ditët e para të muajit gusht pritet të mbajë mot stabil, kryesisht me diell dhe me temperatura të larta, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Prishtina Weather, nga mesi i javës, temperaturat shkojnë mbi 30 gradë celsius. Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit. Datat: 1.08 – Fillimisht kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët. 2.08 – Kryesisht me diell.  Pasdite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore 3.08 – Kryesisht me diell, nxehtë. 4.08 – Nxehtë e kryesisht me diell. 5.08 – ...
Komentet te Me diell dhe nxehtë, ky është parashikimi i motit për ditët e para të gushtit Janë të Mbyllura

Grenell nuk ndalet: Rusia s’qëndron prapa tensioneve në veri, Kurti po tenton sërish ta fajësojë Serbinë

Lajme
Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar të shkruajë lidhur me zhvillimet që ndodhën gjatë ditës së djeshme në veriun e vendit, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell ka akuzuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për krijimin e tensioneve në veri. Grenell ka thënë se nuk është e vërtetë që Rusia qëndron prapa tensioneve në veri dhe kushdo që thotë kështu, sipas tij, po përpiqet të manipulojë. “Çfarë po ndodh në Ballkan nuk është Rusia. Kushdo që ju thotë kështu po përpiqet t’ju manipulojë”, ka thënë Grenell. Bëhet fjalë për ...
Komentet te Grenell nuk ndalet: Rusia s’qëndron prapa tensioneve në veri, Kurti po tenton sërish ta fajësojë Serbinë Janë të Mbyllura

Qeveria Kurti shtynë vendimet pas tensioneve në Veri

Lajme
Njoftimi i plotë: Qeveria e Republikës së Kosovës dënon bllokimin e rrugëve dhe të shtënat në veri të KosovësPrishtinë, 31 korrik 2022Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sontme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar. Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe ...
Komentet te Qeveria Kurti shtynë vendimet pas tensioneve në Veri Janë të Mbyllura

Hovenier flet pas takimit: Implementimi i reciprocitetit të shtyhet për 30 ditë

Lajme
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kërkesa e SHBA-së është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë. Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar që këto vendime të rishikohen, por vetëm që të shtyhet që të ketë më shumë qartësi. Ambasadori po ashtu ka dënuar veprimet e grupeve serbe në veri të Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hovenier flet pas takimit: Implementimi i reciprocitetit të shtyhet për 30 ditë Janë të Mbyllura

Çfarë tregoi konferenca e fundit për media e Vuçiqit për çështjen e Kosovës?

Rajoni dhe Bota
Gjendja në veri të vendit është tensionuar dhe ka mobilizuar institucionet e sigurisë, për shkak të zhvillimeve të reja që ndodhën sot gjatë ditës në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali. Por, çfarë tregoi konferenca e fundit për media e Vuçiqit për çështjen e Kosovës? “Përkundër marrëveshjeve të nënshkruara, qeveria nga Prishtina po imponon gjëra për të cilat nuk ka të drejtë, në radhë të parë popullit të veriut të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e sotëm para opinionit. Presidenti serb ka vazhduar duke thënë se situata në Kosovë është shumë e ndërlikuar dhe komplekse, duke shtuar se mendon se Serbia kurrë nuk ka qenë në situatë ...
Komentet te Çfarë tregoi konferenca e fundit për media e Vuçiqit për çështjen e Kosovës? Janë të Mbyllura

Reagon Rusia: Liderët e Kosovës me qëllim po provokojnë serbët për ta përshkallëzuar situatën

Rajoni dhe Bota
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. MPJ-ja ruse ka sulmuar liderët kosovarë pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila kurrë nuk ka njohur dokumentet e Kosovës. Sipas saj, Perëndimi po dëshiron “të neutralizoj më tepër me duart e shqiptarëve”. Moska, që kryen agresion ndaj Ukrainës gati gjashtë muaj, thotë se serbët nuk qëndrojnë duarkryq. “Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë kur bëhet fjalë për sulmin e drejtpërdrejt ndaj lirive të tyre dhe qëllimisht po e përshkallëzojnë situatën për të nxitur një skenar ushtarak. Sigurisht se Beogradi është shënjestër e sulmeve ...
Komentet te Reagon Rusia: Liderët e Kosovës me qëllim po provokojnë serbët për ta përshkallëzuar situatën Janë të Mbyllura