Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Flet drejtori i Policisë: Nuk ka polic e as qytetar të lënduar

Lajme
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë detyruar që t’i bllokojnë vendkalimet kufitare. Shkak për këtë sipas tij, është bllokimi i rrugëve. Në një prononcim, Mehmeti tha se nuk ka polic të lënduar e as qytetar të plagosur. “Disa bllokada i kanë vendosur qytetarët atje në Veri, andaj jemi detyru me i mbyll vendkalimet kufitare deri në momentin kur të lirohet rruga. Nuk ka polic të lënduar e as qytetar të lënduar’’, tha Mehmeti për Nacionale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Flet drejtori i Policisë: Nuk ka polic e as qytetar të lënduar Janë të Mbyllura

Kurti: Arti është lidhja jonë e fuqishme me botën

Lajme
Reagime të shumta, nga pala serbe, madje presidenti serb Aleksandar Vuçiq e quajti edhe ‘’Zelensky i ri’’, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, meqë s’pati asnjë tërheqje nga vendimi për reciprocitetin dhe targat. Por, shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti, po del ta ketë deri tani vetëm një reagim, karshi gjithë këtyre komenteve, drejt politikave të tij, duke thënë se: ”Arti është lidhja jonë e fuqishme me botën”, transmeton Klankosova.tv. Këtë e bëri përmes një reagimi në facebook, ndërsa mburret për të arriturat që po shënon Kosova, 20 vjet pas luftës, duke përmendur artikujt e mediave ndërkombëtare që i dedikohen Manifestës. ”The Economist” britanik tregon si Kosova mbi 20 vjet pas ...
Komentet te Kurti: Arti është lidhja jonë e fuqishme me botën Janë të Mbyllura

Policia e Kosovës vendos patrulla në veri (FOTO)

Lajme
Policia e Kosovës është duke monitoruar situatën në veri të vendit. Kjo pasi në orën 18:00, në Mitrovicën e Veriut është lëshuar alarmi. Pas kësaj, serbët lokalë kanë bllokuar me kamionë të mbushur me zhavor dhe maune, magjistralet Mitrovicë -Bërnjak dhe Mitrovicë- Jarinjë. Në magjistralen Mitrovicë- Bërnjak, barrikada është vendosur në fshatin Zupç të Zubin Potokut. Policia e Kosovës është larg saj disa kilometra. Megjithatë, burime të RTK-së kanë konfirmuar se një autoblindë e policisë ka mbetur përtej barrikadës dhe në orët në vazhdim pritet të kuptohet se si do të veprohet. Ndërkohë, në magjistralen Mitrovicë- Jarinjë, barrikada është vendosur në fshatin Rudare dhe jo zyrtarisht mësohet se serbët lokalë ...
Komentet te Policia e Kosovës vendos patrulla në veri (FOTO) Janë të Mbyllura

Një polic e dy serbë të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve

Lajme
Një polic dhe dy qytetarë raportohet të jenë plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve. Kështu ka mësuar Gazeta Nacionale nga burime pranë vendit të ngjarjes. Spitali i Mitrovicës bën të ditur se deri më tani, aty nuk janë dërguar të plagosurit. Sinjali do t’ju mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një polic e dy serbë të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve Janë të Mbyllura

Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti se qeveria e tij e fitoi programin Kompakt nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se “është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit”, është një gënjeshtër. Lideri i opozitës tha se është pikërisht qeveria Kurti e cila e ka vonuar marrjen e programit Kompakt i cili u miratua për Kosovën në dhjetor të vitit 2018. “MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018. Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar ...
Komentet te Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018, vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit Janë të Mbyllura

Situata në Veri: Bllokohet një rrugë në Zubin Potok

Lajme
Serbët kanë bllokuar një rrugë në komunën e Zubin Potokut. Rruga e bllokuar është në fshatin Rudar të kësaj komune, ndërsa lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti, ka thënë për “Kossev” se ka ardhur deri te bllokimi i një rruge në Zubin Potok. “Kishte bllokim të rrugës në Zubin Potok afër Rudarit. Pretendohet se është përhapur një lajm i rrejshëm se komuna do të bllokohet nga njësitet speciale, që absolutisht nuk është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë qëllim të tillë”, ka thënë Hoti. Serbët kanë lëshuar alarmin e njohur si ‘usbuna’, i cili shërben për grumbullimin e serbëve ...
Komentet te Situata në Veri: Bllokohet një rrugë në Zubin Potok Janë të Mbyllura

Vuçiq e quan Kurtin ”Zelensky i ri”

Lajme Rajoni dhe Bota
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ‘’Zelensky i ri’’, i cili sipas tij po e luan viktimën. Vuçiq këtë e tha gjatë një paraqitjeje të sotme para popullit serb, ndërsa reagonte lidhur me masat e autoriteteve të Kosovës, mbi hyrjen në fuqi të reciprocitetit për targat dhe dokumentet. Deklarata e Vuçiqit sipas Tanjug, citohet si vijon: “Regjimi i Prishtinës po përpiqet që, duke e bërë veten gjithmonë viktimë, të përfitojë nga disponimi në botë ku mendojnë se mund të luajnë letra ”Putin i madh e urdhëroi Putinin e vogël, kështu që Zelenski i ri në formën e Albin Kurtit do ta shpëtojë dikë ...
Komentet te Vuçiq e quan Kurtin ”Zelensky i ri” Janë të Mbyllura

Deklaratat për Kosovën, Berisha paralajmëron Vuçiqin: Putin i vogël, lëri kërcënimet se të pret fati i Millosheviçit

Lajme
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për vendosjen e reciprocitetit nga Kosova. Berisha thekson se Vuçiq është një kërcënim i vërtet për paqen dhe stabiliteti në rajon, dhe se ai paraqet një Putin të vogël në Ballkan. Kreu i PD ka dhe një paralajmërim për të. POSTIMI I PLOTË Reagimi si Putini i vogël i Aleksandër Vuçiçit. Të dashur miq, serbomadhi Vuçiç u zotua në fillim të korrikut për ‘reagim’ vdekjeprurës ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, barazisë midis dy vendeve në përdorimin e letërnjoftimeve dhe targave të automjeteve, duke bërë të detyrueshëm përdorimin nga qytetarët e Kosovës ...
Komentet te Deklaratat për Kosovën, Berisha paralajmëron Vuçiqin: Putin i vogël, lëri kërcënimet se të pret fati i Millosheviçit Janë të Mbyllura

Pse Kurti po vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet? Molliqaj e ka një ide

Lajme
Ashtu siç ka paralajmëruar Qeveria e Kosovës, të gjithë shtetasit me dokumente serbe të cilët hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me një dokument “hyrje-dalje”, si formë reciprocitet me shtetin serb. Lidhur më këtë ka reaguar kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj i cili përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka parashtruar disa pyetje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Kur jemi te reciprociteti me Serbinë, pse jo në fushën e tregtisë? Sepse më vështirë? Sepse aty preken interesa më të mëdha? Sikur ta kishin për qëllim reciprocitetin, atë do ta manifestonin edhe në fushat tjera shumë më vitale. Bilancin tregtar e kemi negativ. Importi ...
Komentet te Pse Kurti po vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet? Molliqaj e ka një ide Janë të Mbyllura

Sipas moshës dhe gjinisë, ky është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë

Shëndetësi
Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mirëpo në këtë epokë moderne, ka edhe aplikacione celulare që matin rrahjet e zemrës me anë të gjurmës së gishtit. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se cila është vlera normale, sepse rrahjet normale të zemrës ndryshojnë nga personi në person, ndërsa diapazoni normal për të rriturit është 60 deri në 100 rrahje në minutë.   Le t’ia nisim nga fillimi. Ritmi i zemrës nuk është një vlerë konstante dhe ndryshon nga personi në person për shkak të disa faktorëve të ndryshëm. Disa prej tyre janë: mosha, pirja e duhanit, sëmundjet kardiovaskulare, kolesterina e lartë, diabeti, medikamentet, temperatura, pozicioni i trupit ...
Komentet te Sipas moshës dhe gjinisë, ky është numri normal i rrahjeve të zemrës në minutë Janë të Mbyllura