Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

​Anija e parë me grurë ukrainas niset nga Odessa

Rajoni dhe Bota
Një anije me grurë ukrainase lundroi nga porti i Odesa të hënën, që është udhëtimi i parë pas përfundimit të një marrëveshjeje për zhbllokimin e porteve ukrainase të Detit të Zi, tha ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov. Një anije me grurë ukrainase lundroi nga porti i Odesa të hënën, që është udhëtimi i parë pas përfundimit të një marrëveshjeje për zhbllokimin e porteve ukrainase të Detit të Zi, tha ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov. “Anija e parë me grurë që nga fillimi i agresionit rus është larguar nga porti. Falë mbështetjes së të gjitha vendeve tona partnere dhe Kombeve të Bashkuara, ne mund të zbatojmë plotësisht marrëveshjen e ...
Komentet te ​Anija e parë me grurë ukrainas niset nga Odessa Janë të Mbyllura

Sveçla: Grupe të armatosura nga Serbia edhe sot kanë gjuajtur në drejtim të policisë, qëllimi ishte për t’i vrarë/ Pikat kufitare janë hapur

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri, derisa ka njoftuar se grupe të armatosura nga Serbia edhe sot kanë gjuajtur në drejtim të zyrtarëve policore me qëllim vrasjen e tyre. “Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët. Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre”, ka shkruar Sveçla. Postimi i plotë: Barrikadat e vendosura nga ...
Komentet te Sveçla: Grupe të armatosura nga Serbia edhe sot kanë gjuajtur në drejtim të policisë, qëllimi ishte për t’i vrarë/ Pikat kufitare janë hapur Janë të Mbyllura

Të enjten seanca e fundit për këtë sesion

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen edhe dy herë gjatë kësaj vere, para se të shkojnë në pushime. Seanca e fundit për këtë sesion është paralajmëruar të mbahet të enjten. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila bëri të ditur se deputetët të mërkurën do të mblidhen për të vazhduar trajtimin e pikave të papërfunduara, ndërsa të enjten do të mbahet seancë e re parlamentare. Në seancën e re të radhës pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike. “Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë së Kuvendit u mor vendimi që vazhdimi ...
Komentet te Të enjten seanca e fundit për këtë sesion Janë të Mbyllura

Vazhdon largimi i barrikadave në fshatrat e veriut, hiqen ato në Zupç

Lajme
Pas largimit të barrikadave në Rudarë, fillon të hiqet edhe një barrikadë tjetër. REL raporton se edhe në Zupç të Zubin Potokut, ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada nga serbët lokalë. Fshati Zupç gjendet në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Bërnjak. Paraprakisht, në një konferencë për media kryeministri Albin Kurti deklaroi se 9 barrikada janë të vendosura në veri të vendit. Ai përsëriti zotimin se zbatimi i vendimeve të Qeverisë do të shtyhet kur të hiqen barrikadat. “Presim që gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha barrikadat”, tha Kurti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vazhdon largimi i barrikadave në fshatrat e veriut, hiqen ato në Zupç Janë të Mbyllura

KFOR: Jemi të gatshëm të ndërmarrim masat e nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën

Lajme
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës. Monitorimi, sipas një postimi në Twitter, po bëhet së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare. “Sipas mandatit të OKB-së, KFOR-i vazhdon të jetë i përkushtuar për sigurinë, i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën”. Më 31 korrik, NATO deklaroi se forcat e saj në Kosovë janë të përgatitura të ndërhyjnë në Kosovë, nëse do të rrezikohej stabiliteti në veri të vendit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te KFOR: Jemi të gatshëm të ndërmarrim masat e nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën Janë të Mbyllura

Lajme
Vuçiç mbrëmë vonë mori mesazh të qartë nga ushtarakët e tij në Shtabin e Përgjithshëm, tha ish-ushtaraku italian dhe eksperti i forcave tokësore të NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, Thomas Theiner. Po qe se sulmohet Kosova, reagimi i NATO-s do të vinte brenda disa orësh, u shpreh eksperti italian, andaj edhe këtë mesazh, sipas tij, oficerët ia bënë të qartë Presidentit të Serbisë. “Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të transferohej me ajër në aeroportin e Prishtinës, ndërsa brigada e parashutës së ushtrisë italiane ‘Folgore’ me ajër në aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, shkroi ai. Theiner thekson më tej ...
Komentet te Janë të Mbyllura

Qeveria shpall gjendje emergjente për furnizim me energji

Lajme
Qeveria e Kosovës njofton se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, gjatë mbledhjes së 91-të, mbajtur në formë elektronike, ka miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. Qeveria njofton se merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyer nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit. Qeveria thotë se masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi ...
Komentet te Qeveria shpall gjendje emergjente për furnizim me energji Janë të Mbyllura

Burri në Prishtinë kap për fyti fëmijën 6-vjeçar që po luante, përfundon në ndalim policor

Lajme
Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë 6-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici babai i fëmijës, i cili ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, teksa 6-vjeçari po luante në rrugën ‘Nezir Malaj’. Aty ai ishte përballur me një person të moshës 43-vjeçare, i cili me qëllim që t’ia ndalojë lojën fëmijës, e ka kapur atë për fyti. Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Sulm’. Me urdhër të prokurorit, 43-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. ...
Komentet te Burri në Prishtinë kap për fyti fëmijën 6-vjeçar që po luante, përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura

Pezullimi i vendimit për reciprocitet, nis heqja e barrikadave në veri të vendit

Lajme
Kanë filluar të largohen bllokadat nga rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat u vendosën dje nga serbët lokal që kundërshtojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe, raporton Gazeta Sinjali. REL raporton se në fshatin Rudarë ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugë. Ky veprim vjen pasi Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të shtyhen masat për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve. Kërkesën për shtyrjen e vendimit e ka bërë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. Pas konferencës së ambasadorit amerikan, Qeveria e Kosovës, ka bërë ...
Komentet te Pezullimi i vendimit për reciprocitet, nis heqja e barrikadave në veri të vendit Janë të Mbyllura

E konfirmon Policia: Gjashtë persona u sulmuan fizikisht në Veri

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit, ku serbët lokal vendosën barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, janë shënuar disa incidente, raporton Gazeta Sinjali. Përmes raportit 24 orësh Policia ka konfirmuar se gjashtë persona janë sulmuar fizikisht, me ç’rast kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Tre në Leposaviq e tre në Jarinjë. Bëhet me dije se tre meshkuj kosovarë derisa po kalonin në kufi janë ndaluar nga persona të armatosur në Jarinjë. “Tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar ...
Komentet te E konfirmon Policia: Gjashtë persona u sulmuan fizikisht në Veri Janë të Mbyllura