Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dogana e shkarkon nga puna një oficer doganor, dyshohet për shkelje të kodit të etikës

Lajme
Dogana e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se e ka larguar nga puna një oficer doganor për faktin se dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali. Ashtu siç njofton Dogana keqpërdorimi i detyrës ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, ku i njëjti dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës. “Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë kalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit ...
Komentet te Dogana e shkarkon nga puna një oficer doganor, dyshohet për shkelje të kodit të etikës Janë të Mbyllura

Gazetari gjerman: Serbia nuk do ta sulmojë KFOR-in, ajo s’ka pilotë as drejtues tankesh

Lajme
Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung që raporton për rajonin e Ballkanit, pas tensioneve të ngritura në veri të Kosovës, e cila vendosi që të aplikonte një masë reciprociteti me Serbinë në targa dhe dokumente, ka shtruar pyetjen nëse mund të nisë një luftë e re në Ballkan, ndoshta e mbështetur nga Rusia. Ai thotë se edhe pse duhet pasë kujdes në parashikime, mund të guxojë të thotë jo. Përgjigjja e tij konsiston në analizën që i ka bërë situatën ushtarake në rajon. Martens, duke e cituar Institutin Ndërkombëtar SIPRI në Stokholm, thotë se Serbia ka vite që po riarmatoset masivisht dhe se shteti serb ka shpenzuar më shumë ...
Komentet te Gazetari gjerman: Serbia nuk do ta sulmojë KFOR-in, ajo s’ka pilotë as drejtues tankesh Janë të Mbyllura

Nga mjek në më të kërkuarin në botë, kush është lideri i Al Kaedës që vrau SHBA

Rajoni dhe Bota
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vrarë në një sulm me dron në Afganistan liderin e Al-Kaedës Ayman al-Zawahiri. Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai kishte autorizuar sulmin, duke theksuar se tashmë drejtësia e kërkuar nga SHBA është vendosur. Por kush ishte Ayman al-Zawahiri? Zawahiri vjen nga një familje e shquar egjiptiane, sipas New York Times. Gjyshi i tij, Rabia’a ​​al-Zawahiri, ishte imam në Universitetin Al-Azhar në Kajro. Xhaxhai i tij, Abdel Rahman Azzam, ishte sekretari i parë i Lidhjes Arabe. Ai ndihmoi në organizimin e sulmit terrorist më vdekjeprurës në tokën amerikane më 11 shtator 2011. “Atyre 19 vëllezër që dolën ...
Komentet te Nga mjek në më të kërkuarin në botë, kush është lideri i Al Kaedës që vrau SHBA Janë të Mbyllura

Si vendosi Biden ta vriste liderin e Al-Kaidës / Dalin detajet e inteligjencës

Rajoni dhe Bota
Para se të jepte urdhrin për të vrarë Ayman al-Zawahirin, presidenti Joe Biden donte të kuptonte saktë se ku fshihej lideri i Al Kaedas. Sulmi me dron i SHBA-së që vrau Zawahirin në ballkonin e tij në qendër të Kabulit ishte produkt i disa muajve të planifikimeve tejet sekrete nga Biden dhe nga rrethi i ngushtë i këshilltarëve më të lartë të tij. Ndër përgatitjet që u kryen ishte edhe modeli për vrasjen e tij në shkallët e vogla të shtëpisë së sigurt të Zawahirit, i cili u hartua nga zyrtarë të inteligjencës dhe u prezantua brenda Shtëpisë së Bardhë para Biden për ta shqyrtuar derisa debatonte për opsionet, shkruan ...
Komentet te Si vendosi Biden ta vriste liderin e Al-Kaidës / Dalin detajet e inteligjencës Janë të Mbyllura

‘Jo veprime të pakoordinuara’, BE: Po ndjekim me shqetësim situatën në Veri

Lajme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano tha sot se Brukseli po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës. Ai ka kërkuar që të ndërpritet menjëherë çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes. Sipas tij, mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. Stano tha se BE është në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, shkruan euronews. Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe. Qeveria e Kosovës ...
Komentet te ‘Jo veprime të pakoordinuara’, BE: Po ndjekim me shqetësim situatën në Veri Janë të Mbyllura

Një muaj paraburgim për të arrestuarit për kontrabandë me emigrantë

Lajme
Epilogu i hetimeve që kishin filluar që në muajin mars të këtij viti, derisa më 30 korrik rezultoi me arrestimin e 18 personave të dyshuar për kontrabandim me emigrantë dhe sekuestrimin e një sërë provash materiale që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, për çka raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Ndaj tyre, tashmë Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për një muaj paraburgim. Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar disa nga avokatët e të akuzuarve. Rasti ka të bëjë me një numër të madh të emigrantëve të kontrabanduar. Që nga muaji mars e deri më sot, dyshohet se 700 shtetas të huaj kryesisht aziatikë, janë kontrabanduar nga ...
Komentet te Një muaj paraburgim për të arrestuarit për kontrabandë me emigrantë Janë të Mbyllura

E rëndë: E reja nga Gjakova tenton të vetëvritet, konsumon domestos

Lajme
Rastet e vetëvrasjeve janë fenomen shqetësues në gjithë botën, e fatmirësisht disa nga to nuk përfundojnë me sukses, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Greqinë të Gjakovës, ku një 22-vjeçare ka tentuar të vetëvritej. Burime të Gazetës Sinjali brenda Spitalit të Gjakovës, bëjnë me dije se sipas ekzaminimeve mjekësore, e reja dyshohet se ka konsumuar preparate higjienike, Domestos. Ajo ka arritur të shpëtohet pasi është dërguar në Spital nga një familjar dhe gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë. Sinjali merr vesh se megjithëse 22-vjeçarja nuk ka qenë në gjendje të intervistohej nga organet e rendit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë: E reja nga Gjakova tenton të vetëvritet, konsumon domestos Janë të Mbyllura

I shpërthen karikuesi i telefonit, humb jetën 17-vjeçarja

Lajme
Një paralajmërim urgjent mbi mbajtjen e telefonave dhe karikuesave pranë është dhënë pasi një adoleshente vdiq tragjikisht pasi e kapi korrenti teksa flinte gjumë me telefonin e saj celular pranë. Viktimë mbeti 17-vjeçarja Khorn Srey Pov, një përkthyese kineze që punonte për kompaninë e minierave të arit Sing Yon Kong Yik në provincën Kratie, Kamboxhia. Pov kishte bërë dush dhe kishte lënë telefonin e saj duke u karikuar mbi shtrat. Pasi doli nga dushi, mendohet se u shtri në shtrat dhe e zuri gjumi mbi telefon, ku gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit nga rryma elektrike që përcillte pajisja e saj elektronike. Incidenti ka nxitur debat në mediat sociale ...
Komentet te I shpërthen karikuesi i telefonit, humb jetën 17-vjeçarja Janë të Mbyllura

Shkruan Kimete Berisha:Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!

Lajme
Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit! Që nga dita kur e kanë marrë pushtetin flasin ekskluzivisht për luftë, për konflikte, për armikun e jashtëm dhe për armikun e brendshëm, flasin për 20 vite të humbura të Kosovës në Liri, flasin fjalë të mëdha, ia tregojnë vendin Rusisë; sillen si superfuqi botërore, e këshillojnë BE-në se si duhet të sillet, e mësojnë NATO-n se si duhet të veprojë. Dhe i urrejnë gazetarët. Vetëm Unë e Ti – dhe bota është e jona. Duan ta zbulojnë një Liri tjetër. Duke e shpallur Lirinë e UÇK-së të korruptuar. Vjosa Osmani dhe Albin Kurti e kanë degraduar Kosovën, e kanë varfëruar, ...
Komentet te Shkruan Kimete Berisha:Lufta për çlirimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit! Janë të Mbyllura

Hapen pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, Policia jep detaje

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë rihapur pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Përmes një njoftimi për media, policia njofton se tani të dy pikë kalimet kufitare janë hapur për qarkullim dhe lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve dhe mallrave. Postimi i plotë: Bazuar në informacionet zyrtare të pranuara nga Departamentet policore si dhe nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri, të gjitha barrikadat të cilat ishin të vendosura në rrugët në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë larguar. Pas largimit të barrikadave dhe lirimit të rrugëve për qarkullim, tani të dy pikë kalimet kufitare janë hapur për qarkullim dhe lëvizje të lirë të ...
Komentet te Hapen pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, Policia jep detaje Janë të Mbyllura