Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Brnabiq: Kurti është ai që i ka sjellë gjërat deri në këtë pikë

Rajoni dhe Bota
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka dalë në media për të folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Brnabiq ka thënë se e cilëson Kurtin si fajtor për tensionimin e situatës në veri të Kosovës. Pak orë para fillimit të zbatimit të reciprocitetit me dokumente, disa grupe të serbëve të Kosovës bllokuan disa rrugë në veri të Kosovës. Presidenti Vuçiq iu parapriu këtyre veprimeve me disa deklarata ndërsa Petkoviq mblodhi krerët e Listës Serbe në Rashkë. Kurti reagoi duke thënë se përgjegjës për atë që po ndodh në veri janë direkt Vuçiq dhe Petkoviq. “Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë, serbët në Kosovë nuk bënë ...
Komentet te Brnabiq: Kurti është ai që i ka sjellë gjërat deri në këtë pikë Janë të Mbyllura

”Kthejeni Thaçin”, Richard Grenell reagon mbi zhvillimet në veri

Lajme
Ish-emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell ka reaguar mbi zhvillimet e sotme të fundit në veri të vendit. Ai përmes twitter shkruan se, shqiptarët e dinë se problemi është kryeministri Albin Kurti dhe për këtë gjë, mbetet një fatkeqësi për sekretarin Anthony Blinken. Si rezultat, ai shkruan që të kthehet ish-presidenti Hashim Thaçi. Another Blinken disaster. Even the Albanians know Kurti is the problem. Bring back Thaci! https://t.co/VChjks2pTg — Richard Grenell (@RichardGrenell) July 31, 2022 /GazetaSinjali/ ...
Komentet te ”Kthejeni Thaçin”, Richard Grenell reagon mbi zhvillimet në veri Janë të Mbyllura

KFOR-i është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri

Lajme
Situata në veri të vendit është e tensionuar tash e disa orë, me ç’rast është nevojitur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale dhe KFOR-it, raporton Gazeta Sinjali. KFOR-i ka dalur me një njoftim se është gati të ndërhyjë në qoftë se stabilitetit i Kosovës në veri të vendit është i rrezikuar. KFOR gjithashtu bën të ditur se po monitoron nga afër gjendjen atje dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë në përputhje me mandatin nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999. “NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë plotësisht procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe u bën thirrje të gjitha palëve ...
Komentet te KFOR-i është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri Janë të Mbyllura

Drejtoresha e spitalit në Mitrovicë: Asnjë polic nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore

Lajme
Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni në Jarinjë. Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë se të aksidentuarit janë në gjendje stabile dhe si rrjedhojë, janë liruar për në shtëpi. “Në spitalin tonë kanë kërkuar ndihmë 3 persona të lënduar afër Jarinjës. Lëndimet kanë qenë të lehta dhe janë trajtuar dhe liruar në shtëpi ngase gjendja ka qenë stabile”, ka thënë drejtoresha Zhubi për RTV Dukagjini duke theksuar se aksidenti në fjalë ishte aksident në komunikacion. Ndër të tjera, lidhur me raportimet për policë të lënduar, Zhubi ka thënë se askush tjetër përpos tre personave të aksidentuar nuk ka kërkuar ndihmë. “Aty nuk dimë, këtu nuk ...
Komentet te Drejtoresha e spitalit në Mitrovicë: Asnjë polic nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore Janë të Mbyllura

Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës duke thënë se Policia e Kosovës po punon pa ndaluar që të garantohet respektimi i ligjit dhe liria e lëvizjes. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se veprimet janë duke u marrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. “Masa e reciprocitetit nuk është e drejtuar kundër askujt, por në favor të qytetarëve pa dallim përkatësie. Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e propagandës nga Beogradi.  Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë po punojnë shumë për të garantuar respektimin e sundimit të ligjit dhe lirinë e ...
Komentet te Osmani: Përpjekjet e Vuqiçit për destabilizim të Kosovës, i cili po shërbehet me metoda të mentorit të tij- Putinit, do të dështojnë Janë të Mbyllura

Situata në veri, krerët e shtetit takohen me ambasadorin e SHBA-së, Hovenier

Lajme
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i aplikuar masat e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet. Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, krerët e shtetit janë takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier. Telegrafi mëson se aktualisht  presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, ndodhen në takim me Hovenier në Presidencë./Telegrafi Lajmi në përditësim… ...
Komentet te Situata në veri, krerët e shtetit takohen me ambasadorin e SHBA-së, Hovenier Janë të Mbyllura

Hoxhaj pas ngjarjeve në veri: Serbia të heq dorë nga politika e Rusisë fashiste në Ballkan

Lajme
Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj pas ngjarjeve në veri ka thënë se Serbia duhet të heq dorë nga politika dhe praktika e hegjemonisë, si zgjatje e Rusisë fashiste në Ballkan! Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me mendje dhe me zemër është me Policinë e Kosovës, të bashkuar dhe në mbrojtje të fuqishëm të sovranitetit të Republikës, si dhe, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve pa dallim! “Sot, me mendje dhe me zemër jam me Policinë e Kosovës, të bashkuar dhe në mbrojtje të fuqishëm të sovranitetit të Republikës, si dhe, në mbrojtje të të gjitha komuniteteve pa dallim! Serbia të heq dorë nga politika ...
Komentet te Hoxhaj pas ngjarjeve në veri: Serbia të heq dorë nga politika e Rusisë fashiste në Ballkan Janë të Mbyllura

Trajkoviq: Destabilizimi eventual i Kosovës i konvenon Rusisë

Lajme
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se destabilizimi eventual i Kosovës i sjellë dobi vetëm Rusisë. Ajo ka thënës e situata aktuale është e rrezikshme dhe si e tillë duhet të parandalohet urgjentisht, raporton Danas. Ajo po ashtu e ka kritikuar edhe MPJ-në ruse për deklaratat në lidhje me situatën aktuale. “Ne gjithmonë kishim frikë nga ekstremistët nga çdo anë në gusht. Dhe kjo tregon se ata kanë gjetur një kohë kur bashkësia ndërkombëtare është më e relaksuar, dhe kjo është tmerrësisht e rrezikshme – thotë Trajkoviq referuar bandave kriminale në Veriun e Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Trajkoviq: Destabilizimi eventual i Kosovës i konvenon Rusisë Janë të Mbyllura

“5 veta të maskuar na sulmuan”, rrëfimi i familjes që u sulmua në kufi me Serbi

Lajme
Vehbi Beqiri është një prej qytetarëve që është sulmuar sonte derisa po udhëtonte për në Zveçan, atje ku tensionet janë rritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për dokumentet serbe. Beqiri në RTV Dukagjini ka treguar se ishte në veturë me bashkëshorten dhe vajzën, kur u sulmuan nga pesë persona të maskuar. Ai ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se ka par shumë civilë, por edhe policë me uniforma. “Unë si ju isha shumë i shqetësuar meqenëse si dëshmitar i asaj pjese sot, bashkë me familjen isha në fshatin Koshtovë dhe fillova që të nisem për në Mitrovicë, diku rreth orës 18:00, por fatkeqësisht, edhe pse kam përjetuar shumë ...
Komentet te “5 veta të maskuar na sulmuan”, rrëfimi i familjes që u sulmua në kufi me Serbi Janë të Mbyllura

Mërgimtarët shqiptarë që po vinin në Kosovë mbesin të bllokuar në Jarinje

Lajme
Disa automjete të mërgimtarëve shqiptarë që kanë mësyrë Jarinjen për të hyrë sot në Kosovë, kanë mbetur të bllokuar për shkak të masës së serbëve të mbledhur në Rudare. Po ashtu burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur edhe për bllokim të rrugës nga serbët në fshatin Varage të Zubin Potokut. E tëra kjo ndodh një ditë para hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mërgimtarët shqiptarë që po vinin në Kosovë mbesin të bllokuar në Jarinje Janë të Mbyllura