Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

U akuzua për blerje klikimesh, reagon ashpër Dafina Zeqiri

ShowBiz
Ka tash e sa kohë që në media dhe rrjetet sociale diskutohet për shifrat e mëdha të klikimeve nga artistët e estradës. Kjo ka qenë edhe tema e debatit së fundmi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një ndjekësi të saj. Dafina ka publikuar në Twitter, një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”. E mbi këtë koment, interpretuesja e hitit “Dashni” kishte replikuar duke shkruar: “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqakaman që s’beljmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë ...
Komentet te U akuzua për blerje klikimesh, reagon ashpër Dafina Zeqiri Janë të Mbyllura

Kur pritet të takohen Kurti dhe Vuçiq në Bruksel? Flasin nga Qeveria

Lajme
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pritet të mbahet në javën e tretë të gushtit, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu. Takimi që ishte paraparë të mbahej para një muaji, është shtyrë me kërkesë të Vuçiqit, ndërsa Kryeziu thotë se janë në kontakte me Brukselin dhe se pala kosovare ka shprehur gatishmërinë për këtë takim. “Siç e dini, takimi i planifikuar për 19 korrik dështoi për shkak se Beogradi zyrtar refuzoi të zhvillohet, duke kërkuar që një takim i tillë të shtyhet për më shumë se një muaj. Kryeministri Kurti vazhdimisht ka shprehur gatishmërinë e tij për takimin e ardhshëm të përgatitur mirë. Ne ...
Komentet te Kur pritet të takohen Kurti dhe Vuçiq në Bruksel? Flasin nga Qeveria Janë të Mbyllura

Deputetja e VV-së njofton se Kuvendi do ta ketë dhomën e gjidhënies

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës do ta ketë dhomën e gjidhënies. Përmes një shkrimi në Facebook, deputetja Kurti tha se është shumë e lumtur që kërkesa e saj si kryetare e GGD-së për formimin e një dhome për gjidhënie. “Kuvendi është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies. Këtë kërkesë e kam bërë si Kryetare e GGD-së pas tryezës që kishim mbajtur me këtë temë. Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar. Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre ...
Komentet te Deputetja e VV-së njofton se Kuvendi do ta ketë dhomën e gjidhënies Janë të Mbyllura

Mërgimtarët nga Zvicra tentojnë t’i korruptojnë policëve që i gjobitën në rrugën për Ferizaj, fillimisht ua ofrojnë 20 euro e më pas 50

Lajme
Janë të shpeshta rastet kur qytetarët tentojnë t’i korruptojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës të cilët u shqiptojnë atyre gjoba për kundërvajtje në trafik. Veprime të tilla mund t’u shkaktojnë telashe, njëjtë siç i ndodhi një mërgimtari mbrëmë pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali. E gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:10, kur një veturë me të cilën udhëtonin dy mërgimtarë nga Zvicra është ndalur nga Policia në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku shoferit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik dhe i është konfiskuar patentë shoferi. Fillimisht shoferi 30-vjeçar kishte tentuar t’i bind policët që t’ia kthejnë patentën, e më pas bashkëshortja e tij që po e shoqëronte ...
Komentet te Mërgimtarët nga Zvicra tentojnë t’i korruptojnë policëve që i gjobitën në rrugën për Ferizaj, fillimisht ua ofrojnë 20 euro e më pas 50 Janë të Mbyllura

Flet drejtuesi i skafit që i mori jetën tragjikisht 5-vjeçares në plazhin e Himarës: Gomonia kishte problem teknik

Lajme
Vdekja tragjike e 5-vjeçares në Himarë ka tronditur mbarë opinionin publik. 5-vjeçarja u përplas për vdekje këtë mesditë nga një skaf në sy të prindërve, të cilët kishin shkuar në Himarë për pushime. Mësohet se drejtuesi i skafit Arjan Tase ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf. Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Flet drejtuesi i skafit që i mori jetën tragjikisht 5-vjeçares në plazhin e Himarës: Gomonia kishte problem teknik Janë të Mbyllura

Theret me thikë një 20-vjeçar në Fushë Kosovë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Lajme
Një përleshje mes dy personave ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Fushë Kosovë, ku si pasojë njëri nga ta është therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 20-vjeçar i cili dyshohet se është sulmuar me thikë nga një person tjetër, me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje. Ai ka marrë lëndime trupore për çka është drejtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë për të kërkuar ndihmë mjekësore, teksa për rastin është njoftuar edhe Policia. Një patrullë e Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë më vonë është intervistuar ...
Komentet te Theret me thikë një 20-vjeçar në Fushë Kosovë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes Janë të Mbyllura

Walker: Unë nuk kam parë asnjë lloj prove nga gjykata për Thaçin, Veselin e të tjerët

Lajme
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, thotë se nuk ka parë prova kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së. William Walker, ishte dëshmitar i asaj që ndodhi në Reçak në janar të 1999-tës. Ish-ambasadori i tregoi botës për krimet që serbët i kryen në Kosovë. Ndërsa, 21 vjet më pas, në Hagë të Holandës nuk po gjykohen kriminelët serbë që i kryen krimet në Reçak e në shumë vende të tjera të Kosovës. Për këtë arsye, Ëalker ka kritika ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar rreth asaj së kë ka akuzuar e kë jo. “Unë kam qenë kritik ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar për disa kohë. Unë thashë ...
Komentet te Walker: Unë nuk kam parë asnjë lloj prove nga gjykata për Thaçin, Veselin e të tjerët Janë të Mbyllura

Aksident në Podujevë/ Policia e konfirmon rastin, tre persona të lënduar

Lajme
Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Gllamnik në komunën e Podujevës, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident në Podujevë/ Policia e konfirmon rastin, tre persona të lënduar Janë të Mbyllura

Mërgimtarit nga Suedia i shkruhet në veturë simboli serb me katër S-ja

Lajme
Një mërgimtarit nga Suedia, ndërsa ka kaluar nëpër territorin e Serbisë, për të hyrë në Kosovë, i është gërvishtur automjeti. Siç shihet në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, në automjet shihet simboli famkeq serb, me katër S-ja. Kujtojmë se që nga e diela, pati tensione në veri të vendit dhe në pikëkalimet kufitare, për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, në targa dhe dokumente të identifikimit. Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës, mori vendim që të pezullojë zbatimin e reciprocitetit për 30 ditë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mërgimtarit nga Suedia i shkruhet në veturë simboli serb me katër S-ja Janë të Mbyllura

Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës

Lajme
Gjendja në pikat kufitare të Kosovës momentalisht është e qetë. Bazuar në të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet në hyrje e dalje janë kryesisht deri në 10 minuta. Përveç në Jarinje në hyrje të vendit, pritjet shkojnë deri në 20 minuta. Në asnjërën prej këtyre pikave nuk ka kolona të automjeteve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës Janë të Mbyllura