Gazetarja Esmeralda Keta, ka publikuar sot në mëngjes pamje të trishta nga bregdeti i Potamit, ku dje, një polic vrau një 7-vjeçare me skaf. Keta, e cila ishte e pranishme derisa pushonte bashkë me fëmijët afër vendit ku ndodhi tragjedia e familjes Avdia që kishte ardhur një ditë më parë me pushime nga Kanadaja, postoi disa foto që tregojnë plazhin pa pushues, ku është vënë një tufë me lule dhe ku ende kanë mbetur sendet e familjes së përgjakur: një kukull e vajzës, kapelja dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong. ‘Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule ...
Komentet te Pushuesit braktisin plazhin e Potamit, kukulla pret në breg 7-vjeçaren e vrarë nga polici Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Për çdo ditë qytetarë të Kosovës kërkojnë ndihmë nga Policia pasi përballen me kërcënime nga njerëz të ndryshëm. E ‘autorë’ të këtyre kërcënimeve, shpesh herë janë edhe familjarë, të cilët pas mosmarrëveshjeve eskalojnë duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme dhe duke ngjallur frikë te anëtarët e familjes, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Nivokaz në Gjakovë, ku një person ka kërcënuar vëllain e tij me vdekje. Sinjali mëson se i dyshuari fillimisht kishte kërcënuar vëllain e tij duke mbajtur një thikë në dorë dhe duke e paralajmëruar se do e pres në fyt, e më pas kishte dalë në oborr ...
Komentet te “Do ju vras”/ Gjakovari me thikë në dorë kërcënon me vdekje vëllain e tij Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar një pritje për bashkatdhetarët tanë në ballkonin e objektit të Kryeministrisë. “BALLKONI I HAPUR’, e ka quajtur kryeministri, Albin Kurti iniciativën për të pritur një grup artistësh të diasporës në ambientet e Qeverisë. “Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur”, tha ai. Kurti tha se secili bashkatdhetar i yni në mërgatë është diplomat, duke përmendur këtu edhe kryediplomaten Donika Gërvalla, bijën e heroit Jusuf Gërvalla. “Andaj, nuk ka pasur emërtim dhe nismë më të mirë sesa ajo për Diplomaci Qytetare”, tha ai. “Asaj thënies së famshme nga pak ...
Komentet te Kurti pret mërgimtarët në Kryeministri, e shpall “Ballkonin e Hapur” Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-23 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-33 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mot me diell dhe vranësira, parashikimi i IHMK-së për sot dhe nesër Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës sot nga ora 13:00 do të mbajë seancë. Në rend dite janë shtatë pikat e papërfunduara nga 21 korriku dhe dy pikat e seancave të 28 e 29 korrikut. Në rend dite do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve. I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022: Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve; Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021; Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021; Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin ...
Komentet te Mblidhen deputetët, në rend dite propozim-rezoluta kundër rritjes së çmimeve Janë të Mbyllura
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në fshatin Rudare të Zveçanit, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë. Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore. “Të gjitha këto barna ilegale të sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Sipas MPB-së, lufta ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës do të jetë e ...
Komentet te MPB: Policia ka ndaluar një automjet në Zveçan, po kontrabandoheshin barna ilegalisht Janë të Mbyllura
Efektivi i pezulluar i Policisë së Shtetit, Arjan Tase, është marrë në pyetje nga oicerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe me anë të dëshmisë së tij ka shpjeguar dinamikën e pretenduar të ngjarjes së rëndë të mesditës, e cila i mori jetën një vajze 7-vjeçare në plazhin e Potamit. Sipas Tases, në çastin kur gomonia ka goditur vajzën e vogël ajo ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe më pas ka bërë një rrotullim në vend. Mjeti lundrues, në bazë të dëshmisë, ishte i djalit të xhaxhait të autorit, por edhe Tase vetë ka qenë i pajisur me leje drejtimi të mjeteve lundruese. Itinerari i tij ishte nga ...
Komentet te Zbardhet dëshmia e efektivit që vrau 7-vjeçaren në Himarë, shpjegohet dinamika Janë të Mbyllura
Kjo është 7-vjeçarja, Joanda Bledar Avdia, që humbi jetën në plazhin e Himarës si pasojë e goditjes nga skafi i cili drejtohet nga efektivi i lartë i policisë Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në plazhin e Potamit. Familja ka njoftuar në facebook se varrimi i saj do të bëhet nesër në Laprakë. “Shoke dhe miq, ju njoftojme me hidherim te thellë vdekjen e mbeses tone Jonada Bledar Avdia, ne moshen 7 vjecare, nga nje aksident tragjik në plazhin e Himares. Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne adresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afer Intesa San Paolo Bank Laprake” shkruan Ismet ...
Komentet te Familja Avdia hap dyert e mortit, poston imazhin e vogëlushes që humbi jetën në Himarë Janë të Mbyllura
Nuk janë të rralla rastet në vendin tonë kur prindërit detyrohen që t’i denoncojnë fëmijët e tyre në Polici, për shkak të dhunës psikike e fizike që përjetojnë nga ta. E një rast i tillë ka ndodhur dje në në një familje në Krushë të Vogël të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar babai i cili ka deklaruar se është ofenduar me fjalë të rënda e më pas është sulmuar fizikisht nga djali i tij 21-vjeçar. Si pasojë e sulmit, burri ka marrë lëndime të rënda trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ...
Komentet te 21-vjeçari në Prizren e bën për spital babain e tij, Policia në kërkim të tij Janë të Mbyllura
Reperi i njohur shqiptar, Stresi, pas tensioneve në veri është shprehur i gatshëm që në rast lufte me Serbinë, do të luftojë për Kosovën. Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk e besonin që ai do të bëj një veprim të tillë. Por, Stresi ka zbuluar se ka diçka që e lidh me Kosovën. Me një koment të bërë në Facebook Stresi për herë të parë ka zbuluar se nëna e tij është me prejardhje nga Kosova, gjegjësisht nga komuna e Istogut. Ai shtoi se vjen nga një familje luftëtaresh me breza dhe se nëse ndodh luftë në Kosovë, emri i tij do të ...
Komentet te Stresi: Ishalla s’ka luftë, por emri im do të jetë i pari në listë për Kosovën – jam nip i Istogut Janë të Mbyllura