Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka paralajmëruar shpalljen e grevave të përgjithshme në Kosovë. Në një porosi të shkurtër elektronike për mediat, BSPK ka ftuar mediat në një konferencë që do të mbahet nesër në orën 13:00, ku do të jepen informacione më të hollësishme. “Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për shtyp të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës e cila fillon nesër, më 18 gusht 2022, në orën 13:00 dhe mbahet në Zyrat e BSPK-së. Konferenca për shtyp ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. Ju faleminderit!”, thuhet në shkresë. Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka dhënë njoftimin se Projektligji ...
Komentet te BSPK paralajmëron shpalljen e grevave të përgjithshme në Kosovë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendimi për reciprocitetin me targa ndaj Serbisë do të implementohet, duke e quajtur atë komplet legjitim. “Kemi marrë vendim bërë të ia mundësojmë të gjithë qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës ndërrimin e tabelave të cilat janë të njëjtat nga viti 1999, të njëjtat si në kohën e Millosheviqit, që t’i konvertojnë ato në tabela legjitime, të regjistrimit që janë me akronimin RKS. Në këtë drejtim, ne kemi nisur një kampanjë për të informuar qytetarët serbë, por edhe kemi krijuar një lloj stimuli financiar, pasi gjatë ndërrimit të tabelave, qytetarët serbë nuk do ...
Komentet te Kurti: Reciprociteti me targat do të implementohet, nuk ka alternativë tjetër Janë të Mbyllura
Gazeta austriake ‘Der Standard’ në një artikull të publikuar më 14 gusht 2022, ka shkruar rreth disa dyshimeve se kreu i EULEX-it, Lars Gunar-Wigermark ka ndihmuar Komitetin Paralimpik në Kosovë, pjesërisht për shkak të raportit të tij privat me drejtuesen e këtij Komiteti, të cilës gazeta “Der Standard” i është referuar vetëm si “Zonja E”. Drejtuesja e këtij Komiteti është ish -deputetja e LDK’së, Njomza Emini. “Mulliri i thashethemeve po vlon në kryeqytetin e Kosovës prej javësh. Dyshimi: Kreu i EULEX-it, suedezi Lars Gunnar Wigermark, i ka dhënë mbështetje Komitetit Paralimpik të Kosovës pjesërisht për shkak të raportit privat me kreun e Komitetit Paralimpik Znj. E. Në mënyrë specifike bëhet ...
Komentet te Mediat austriake zbulojnë skandalin: Shefi i EULEX’it i dha donacione organizatës së Njomza Eminit për shkak të lidhjes personale Janë të Mbyllura
Duke filluar nga dita e nesërme Shqipëria do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit. Gjithashtu për nesër parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 6m/s. Sipas SHMU në orët e drekes dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në ...
Komentet te Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, sa do të zgjasë Janë të Mbyllura
Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, mbrëmë i është vjedhur vetura zyrtare, Audi A3. Demokracia.com raporton se Aliu sot është intervistuar në mëngjes nga Policia e Kosovës, pas insistimeve që ai të jep deklaratë, pasi që ishte munduar fillimisht që si çështje t’ia linte tërësisht logjistikës që ta menaxhonte. Sot në mëngjes ishte paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, P. Th., i cili kishte deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar veturën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj ministrie. Ndërsa, në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se ishte telefonuar edhe ...
Komentet te Ministrit Liburn Aliu i vidhet vetura zyrtare, hajni kapet në kufirin me Shqipërinë Janë të Mbyllura
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka pritur sot në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e NATO-s që ndodhet në Bruksel. Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, me ç’rast Stoltenberg në prezencën e Vuçiqit ka theksuar se nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Mitrovicës, KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, njofton Klan Kosova. “NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën në terren. Misioni ynë paqeruajtës i KFOR-it mbetet i fokusuar në mandatin e tij në OKB. Nëse rrezikohet stabiliteti, KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë dhe do të marrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar një mjedis të ...
Komentet te Stoltenberg, Vuçiqit: Nëse rrezikohet stabiliteti, KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë Janë të Mbyllura
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti evropian së bashku me kryeministrin Albin Kurti. “Gati për takimet” , ka shkruar Bajrami në fotografitë me shefin e qeverisë. Kryeministri Kurti do të takohet sot në ora 17:00 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ready for the meetings… pic.twitter.com/xPPpwZSG0H — Agron Bajrami (@AgronBajrami) August 17, 2022 Ndërkaq nesër, Kurti do të takohet me presidentin serb Vuçiq në kuadër të dialogut me Serbinë. Ky takim do të ndërmjetësohet nga Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe Emisari për dialogun Miroslav Lajçak. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti arrin në Bruksel, ambasadori kosovar poston disa fotografi Janë të Mbyllura
Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, në një komunikatë zyrtare dërguar mediave ka bërë një skandal duke ia njohur titullin Petar Petkoviqit si shef i zyrës për “Kosovë e Metohi”. Aty është përdorur emërtimi serb kur i referohen Kosovës, “Kosovë e Metohi”, transmeton Gazeta Express. Kjo komunikatë zyrtare e Zyrës së Kurtit përmban intervistën që kryeministri ka bërë për BBC-në në gjuhën serbe. Por termi “Metohi” nuk është fshirë AMP: “Si pistë të dytë ai përmend bisedimet e ekipeve negociatore të udhëhequra nga Besnik Bislimi, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe Petar Petkoviq, shef i Zyrës për Kosovë dhe Metohi të Qeverisë së Serbisë”, shkruan Zyra e Kurtit. Komunikata zyrtare e ...
Komentet te Qeveria e Kurtit në një komunikatë ia njeh titullin Petkoviqit si shef i zyrës për “Kosovë e Metohi” Janë të Mbyllura
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka thënë se shkaku i pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit me energji elektrike do të mbesin në fuqi derisa të stabilizohet situata, që do të thotë sigurimi i energjisë së mjaftueshme elektrike për mbulim të konsumit nga operatorët përgjegjës: KESCO e KEDS. Sa i përket kufizimeve të konsumit ditor, ato mund të dallojnë nga dita në ditë është thënë nga KOSTT. “Varet nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend. Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që ...
Komentet te KOSTT: Instruksionet për reduktime mbesin në fuqi deri në stabilizim të situatës Janë të Mbyllura
Serbia eksporton në Kosovë mallra me vlerë prej qindra miliona eurosh çdo vit. Por, në Serbi, interesimi për produkte nga Kosova është dukshëm më i vogël. Kosova blen pije joalkoolike, produkte gruri, vajra e yndyra dhe produkte ushqimore nga Serbia, së cilës i shet gypa e tuba, fruta dhe artikuj plastike. Në vitin 2020, Kosova ka eksportuar 31 milionë euro në Serbi, kurse ka importuar 174 milionë euro mallra. Në vitin 2021, importi nga Serbia është gati dyfish më i madh në krahasim me një vit më herët. Gjatë vitit që lamë pasë Kosova ka importuar 306 milionë euro mallra nga Serbia, kurse ka eksportuar 44 milionë euro mallra në ...
Komentet te Sa importon nga Serbia dhe sa eksporton Kosova mallra në Serbi? Janë të Mbyllura