Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Analistët ndërkombëtarë nuk presin shumë nga takimi Kurti-Vuçiq

Lajme
Të enjten më 18 gusht, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Bruksel, mes shtimit të tensioneve dhe retorikës mes të dy vendeve. Ekspertët ndërkombëtarë nuk presin arritjen e ndonjë marrëveshjeje, ndonëse takimet shihen si zhvillim pozitiv për uljen e tensioneve në rajon. Ekspertët i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të ndryshojnë politikat e zgjerimit pasi momentalisht ndikimi i bllokut evropian ka shënuar rënie. Tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë e kanë nxitur Bashkimin Evropian dhe NATO-n të ftojë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin, Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 17 dhe 18 gusht. Ky do të jetë takimi i tretë në Bruksel në mes ...
Komentet te Analistët ndërkombëtarë nuk presin shumë nga takimi Kurti-Vuçiq Janë të Mbyllura

Para bisedimeve në Bruksel me Vuçiqin, Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së

Lajme
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëdhënësin e tij Besnik Bislimin kanë takuar sot shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e kryeministrisë, duke treguar se ky takim ka ndodhur në prag të udhëtimit për në Bruksel, ku më 18 gusht kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. “Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it”, thuhet në njoftimin ...
Komentet te Para bisedimeve në Bruksel me Vuçiqin, Kurti takohet me ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së Janë të Mbyllura

Ministria e Ekonomisë: Vjedhja e rrymës na kushton miliona euro në vit

Lajme
Ministria e Ekonomisë, përmes një komunikate për media, ka thënë se vjedhja e rrymës na kushton miliona euro në vit. Kjo ministri bën të ditur se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse të furnizimit. “Përdorimi i paautorizuar i energjisë elektrike, humbjet komerciale të KEDS-it, pra vjedhjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2021, do të kushtonin deri në 110 milionë euro nëse do të bliheshin të gjitha me çmimet e importit, ose thënë ndryshe, dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” duhet të punojnë 31 ditë në vit për t’i mbuluar vetëm vjedhjet e energjisë elektrike”. “Ndërsa për vitin 2022 vjedhjet parashikohen të arrijnë deri në 99 milionë euro, nëse ...
Komentet te Ministria e Ekonomisë: Vjedhja e rrymës na kushton miliona euro në vit Janë të Mbyllura

Gruaja e denoncon burrin në Polici, thotë se i armatosur u nis ta sulmojë vëllain e saj – arrestohet suharekasi

Lajme
Bartja e armëve të zjarrit me vete është shndërruar në një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që çdo ditë Policia has në personat që mbajnë armë pa leje, gjë që vazhdimisht po e cenon sigurinë e qytetarëve të vendit si dukuri negative. Një rast i tillë është zbuluar edhe dje në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se deri te zbulimi i të dyshuarit kanë ardhur përmes bashkëshortes së tij, e cila kishte njoftuar Policinë se burri i armatosur është nisur të sulmojë vëllain e saj. Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të parandaluar të keqen që mund të ndodhte, me ç’rast kanë arritur ...
Komentet te Gruaja e denoncon burrin në Polici, thotë se i armatosur u nis ta sulmojë vëllain e saj – arrestohet suharekasi Janë të Mbyllura

Kosova si shtetet evropiane, këtë javë fiken dritat në objekte e rrugë për të kursyer energji

Lajme
Kosova është renditur krah shteteve evropiane që duke fikur dritat në objekte dhe rrugë të cilat nuk kanë nevojë për drita gjatë natës, si pjesë e një përpjekjeje kombëtare për të kursyer energjinë mes frikës së mungesës së rrymës gjatë sezonit të dimrit. Krerët institucionalë dhe ata komunalë kanë rënë dakord për këtë plan të veprimit të përbashkët që pret të nis së zbatuari nga kjo javë. Se KEDS-i për këtë ka marrë aprovimin e Qeverisë dhe disa komunave, e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. “Ne jemi duke u takuar me krerët e komunave dhe ka dakordim për këtë çështje, deri tani jemi takuar me kryetarët e komunave ...
Komentet te Kosova si shtetet evropiane, këtë javë fiken dritat në objekte e rrugë për të kursyer energji Janë të Mbyllura

Hoxha i VV-së: Ramush, fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën

Lajme
Ideologu i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka goditur rëndë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit i reagoi kryeministrit, Albin Kurti për reduktimet me energji elektrike. Hoxha ka thënë se Haradinaj po ‘imiton lopën’ dhe se sipas tij, Haradinaj më mirë duhet të hesht për të fituar vota më shumë. “Ramush, nuk ka nevojë të hartosh fraza që shpejt të kthehen në fore kundër teje. Ramush, kur është për më folë diçka, je fut në zanat t’huaj. Si të ta them… më mirë hesht. Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën.”, ka shkruar ai në Facebook. Ndërkohë, Haradinaj kërkoi nga Kurti që të lëshojë ...
Komentet te Hoxha i VV-së: Ramush, fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën Janë të Mbyllura

Gjendet shëndosh e mirë e moshuara që u raportua e zhdukur në Skenderaj

Lajme
Gruaja e moshuar nga Skenderaj e cila gjatë ditës së djeshme u raportua si e zhdukur, është gjetur shëndosh e mirë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, raporton Gazeta Sinjali. Kjo është bërë e ditur nga familjarët e të moshuarës përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera falënderojnë të gjithë ata që kontribuuan që ajo të gjendej. “Pas shume perpjekjeve intensive per gjetjen e gjyshes sot rreth ores 05:30 eshtë gjetur e gjall Gjyshja jone. Perzemersisht Faliminderit nga te gjithë per kontributin e dhenë ne gjetjen e gjyshes”, thuhet në njoftim./Sinjali ...
Komentet te Gjendet shëndosh e mirë e moshuara që u raportua e zhdukur në Skenderaj Janë të Mbyllura

E rëndë: 23-vjeçari në Ferizaj këput dorën në vendin e tij të punës

Lajme
Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës, si pasojë e mungesës së pajisjeve mbrojtëse në vendet e punës. E një rast i tillë ka ndodhur sot në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dje, rreth orës 17:20, një 23- vjeçar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por për shkak të lëndimit të rëndë, i njëjti është dërguar menjëherë për në QKUK në Prishtinë. Deri tek lëndimi ka ardhur ashtu që derisa 23- vjeçari po punonte në një kompani, e cila bën prodhimin e shkallëve ...
Komentet te E rëndë: 23-vjeçari në Ferizaj këput dorën në vendin e tij të punës Janë të Mbyllura

Mediat ruse: Po u dënua Hashimi Thaçi duhet të burgoset edhe Bill Klinton

Lajme
Portali i Kremlinit, Sputnik ka publikuar një analizë, duke ju referuar komenteve perëndimore, sipas të cilëve akuza ndaj Hashim Thaҫit nuk është gjë tjetër veҫse një “karotë” për Aleksandër Vuҫiҫin. Nuk pres që Hashim Thaçi të dënohet për krime lufte në Kosovë”, tha David Stockinger, një nga zyrtarët e Partisë Socialdemokrate të Austrisë, i cituar nga Sputnik në gjuhën serbe.<\ Sipas mendimit të tij, botimi i aktakuzës kundër Thaçit është më shumë një “karotë” për Beogradin, sepse Perëndimi, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe BE, duan të arrijnë një zgjidhje përfundimtare për problemin e Kosovës, me qëllimin përfundimtar të njohjes së Kosovës. Ai beson se Thaçi nuk do të dënohet, tha ...
Komentet te Mediat ruse: Po u dënua Hashimi Thaçi duhet të burgoset edhe Bill Klinton Janë të Mbyllura

Haradinaj ia kërkon sërish dorëheqjen Kurtit: Tërhiqu nga Kryeministria, unë e bëra dy herë

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ia ka kërkuar sërish dorëheqjen kryeministrit, Albin Kurti. Haradinaj në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë tashmë është dëshmuar që Qeveria e udhëhequr nga Kurti është e paaftë të përballet me problemet kyçe për vendin. “E kam paraparë një krizë energjetike nga kjo Qeveri për shkak të refuzimit të gazit amerikan. Unë dje ju kam drejtu Kurtit me një kërkesë me u tërhjekë, ia thotë këtë dikush që është tërhjekë dy herë, mendoj se është koha që ai të shqyrtojë pozitën e tij. Çështja e reduktimeve, shihet se është menaxhim i keq i kësaj Qeverie, dihet se ...
Komentet te Haradinaj ia kërkon sërish dorëheqjen Kurtit: Tërhiqu nga Kryeministria, unë e bëra dy herë Janë të Mbyllura