Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook është munduar ta arsyetojë mungesën e flamurit në paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti me sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët. Feraj ka pretenduar se prapa Kurtit nuk kishte flamur shtetëror, sepse Stoltenberg ka çuar mesazhin që ai dhe Kurti janë të bashkuar, ndërsa Vuçiqit, që kishte flamurin prapa, i ka çuar mesazhin që janë të ndarë. “Mbasi disa “të ditur” po lexojnë shenjat si fallxhoret filxhanin: Mbrapa Albinit flamuri i NATO-s, mbrapa Vuçiqit flamuri i Serbisë. Stoltenberg dhe Kurti me flamur të përbashkët, Vuçiqi me flamur ...
Komentet te Çitaku i reagon zyrtarit të VV-së: Injoranca e njeriut është definitivisht e pafund Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Rastet kur personat tentojnë t’i japin fund jetës së tyre për arsye të ndryshme personale nuk janë edhe të pakta në vendin tonë. Një rast i fundit ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet, raporton Gazeta Sinjali. Sipas nënës së viktimës, e bija tentoi t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar mbidozë barnash. Sinjali mëson se motivi që shtyu të renë të bëjë këtë veprim, është humbja e të dashurit të saj, i cili u vetëvra muaj më parë në Gjermani. Sipas familjarëve, ajo ndodhej në gjendje të rëndë emocionale tash e një kohë. Ndërkohë stafi shëndetësor ka njoftuar edhe Policinë për rastin, të cilët ...
Komentet te E rëndë: S’mundi ta përballojë humbjen e të dashurit që u vetëvra, 23-vjeçarja në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës së saj Janë të Mbyllura
Ka përfunduar pjesa e parë mes Shkupit dhe Ballkanit. Dy skuadrat shqiptare janë duke luajtur ndeshjen e parë të fazës finale të “Play-Off”, për një vend që të dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Shkupjanët kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit Sunday Adetunji i cili realizoi me kokë në minutën e 19-të. Sidoqoftë epërsia e vendasve zgjati fare pak, pasi Ballkani barazoi shpejt rezultatin me anë të Albion Rrahmanit në minutën e 23-të. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Mbyllet pjesa e parë: Shkupi e Ballkani me nga një gol të shënuar Janë të Mbyllura
Pronari i marketit QTA në Mitrovicë, Agron Durmishi, bashkë me punëtorët e tij, mbrëmë janë përballur me kërcënime serioze nga një qytetar, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se në orët e vona të mbrëmjes, atëherë kur punëtorët përfunduan turnin e pasdites, recepsioni i marketit pranoi një telefonatë nga një person i cili i kërcënoi. I dyshuari F.M., 63-vjeçar, ka biseduar përmes telefonit me sigurimin e marketit, të cilin i ka thënë t’i bëj të fala Agronit duke e ofenduar me fjalë banale se do t’ia q* gruan dhe nënën e ma pas e ka ‘paralajmëruar’ se në ora 00:00 do t’i kallë komplet stafin. Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim ...
Komentet te “Selam boni Agronit se kom me ia q* gruan edhe nanën, kom me iu kallë krejtve”/ 63-vjeçari kërcënon pronarin dhe stafin e marketit QTA në Mitrovicë Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka dalë me një deklaratë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve. Në deklaratën e qeverisë është dhënë një pasqyrë e shkurtër mbi dy temat që ishin në agjendën e sotshme, në kuadër të takimit të tretë të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas qeverisë, gjatë takimit Kurti ka kërkuar që marrëveshja ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë marrëdhënieve, duke prezantuar disa kapituj për kornizën e saj. “Sot kishte dy tema në agjendë. E para ishte diskutimi për Kornizën ...
Komentet te Qeveria del me deklaratë pas takimit në Bruksel: Kurti prezantoi disa kapituj të marrëveshjes që duhet të bëhet me Serbinë Janë të Mbyllura
Rastet kur shkaktohen kolona në vendin tonë si pasojë e problemeve të ndryshme në komunikacion nuk janë edhe të rralla. Së fundmi, ka ndodhur një rast i tillë në Fushë – Kosovë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues kanë dërguar pamje në redaksinë tonë, ku shihet se afër shkollës “Mihal Grameno”, është prishur një semafor me ç’rast është shkaktuar kolonë e veturave. Nga informata e sinjalizuesit bëhet e ditur se rruga është bllokuar dhe kalimi i veturave ishte i vështirë. Sipas pamjeve të dërguara në adresën e Sinjalit, veturat kanë ngecur në vend dhe iu ka pamundësuar qarkullimi tutje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kaos nga veturat në Fushë – Kosovë, prishet semafori afër shkollës “Mihal Grameno” Janë të Mbyllura
Krye diplomati Josep Borell në konferencën për media pas bisedimeve disa orëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Borell tha se dy liderët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit. “Ne pamë rritje tensionesh për vendimin e targave dhe dokumenteve, komuniteti ndërkombëtar s’do të shohë eskalim të situatës dhe palët do të jenë përgjegjëse për të. Ne nuk arritëm marrëveshje sot, por s’është fundi i tregimit, dy liderët u pajtuan se procesi duhet të vazhdojë dhe diskutimi do të rikthehet në ditët e ardhshme dhe ka kohë deri më ...
Komentet te Borell deklarohet për media: S’ka marrëveshje për targat dhe dokumentet, bisedimet do të rikthehen para 1 shtatorit Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka caktuar një takim me serbët në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali. Vuçiq nga Brukseli ku po zhvillon takime me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se takimi do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, shkruan Novosti. Në takim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vuçiq nga Brukseli njofton se do t’i takojë serbët e Kosovës të dielën Janë të Mbyllura
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, sot ka shpallur grevë të përgjithshme duke filluar nga data 25 gusht për të gjithë të punësuarit në Kosovë. Hykolli përmes një konference për media ka thënë se kërkojnë rritjen e pagave prej 100 euro për të gjithë të punësuarit deri sa të zbatohet ligji për Pagat. Ai beson që qeveria do t’i thërras arsyes që të gjejnë rrugë të përbashkët. “Duam të kërkojmë rritjen e pagave prej 100 euro për të gjithë të punësuarit, derisa të zbatohet ligji për pagat. BSPK dëshiron të besoj që qeveria do t’i thërras arsyes që të gjejnë rrugë të përbashkët. Nga ...
Komentet te Kërkojnë rritjen e pagave prej 100 euro, BSPK shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti Janë të Mbyllura
Takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, ka nisur pa përshëndetje mes tyre. Vuciq, madje, nuk përshëndeti as Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borrell, i cili i zgjati dorën. Presidenti serb ka hyrë i fundit në takimin, ku bisedimet do të nisnin pas pak mes tij dhe Kurtit, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë. Kurti hyri i pari në dhomën e takimit dhe pyeti Borrellin dhe Miroslav Lajcakun se në cilën anë duhej të ulej. E orientoi Lajcaku. Më pas hyn Vuciq, me fytyr të mrrolur dhe pozicionohet te vendi që kishte mbetur. Borrell i cili deri atëherë shikonte në telefonin e tij, i buzëqësh Vuciqit, në ...
Komentet te Vuçiq nervoz në takim me Kurtin, ia lë dorën “zgjatur” Borrellit Janë të Mbyllura