Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Escobar arrin në ndërtesën ku po zhvillohet takimi mes Kurtit e Vuçiq

Lajme
Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabiel Escobar, pak para orës 12 të mesditës, ka hyrë në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel, ku po zhvillohet raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Tanjug. Pak para orës 11 ka nisur takimi i zyrtarëve të Bashkimit Evropian Giuseppe Borej dhe Miroslav Lajçak me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Ndërkohë në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit Kurti, dhe presidentit të Serbisë Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Siç mëson Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të ...
Komentet te Escobar arrin në ndërtesën ku po zhvillohet takimi mes Kurtit e Vuçiq Janë të Mbyllura

Përfundon rundi i parë i takimit Kurti – Vuçiq, vazhdojnë takimet dypalëshe

Lajme
Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Siç mëson Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës. Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përfundon rundi i parë i takimit Kurti – Vuçiq, vazhdojnë takimet dypalëshe Janë të Mbyllura

Ish-diplomati britanik: Gjithçka të çon në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Rajoni dhe Bota
Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnjë e Hercegovinë ka deklaruar se “shqiptarët (në Kosovë) janë të shqetësuar për sigurinë e territorit të tyre dhe nuk duan t’ua japin një zonë autonome serbëve kur nuk janë të sigurt se do të jenë në gjendje ta mbajë pjesën tjetër”. “Në mungesë të ndonjë shansi njohjeje nga Serbia, e vetmja mundësi reale për Kosovën për t’i dhënë fund gjendjes së saj të paqartë është bashkimi me Shqipërinë. Këtë e duan edhe shumica e shqiptarëve të Kosovës, pasi Kosova është një krijesë artificiale, një vend që i mungon kombi”, citon gazeta Danas të ketë thënë Less. Siç vlerësoi udhëheqësi i projektit “Studimet e Shpërbërjes” ...
Komentet te Ish-diplomati britanik: Gjithçka të çon në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Janë të Mbyllura

E rëndë: Gruaja ther veten në një furrë buke në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në spital

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi në furrën e bukës ‘Qerimi 1’ në rrugën ‘Ferat Dragaj’, ndodhet një person që dyshohet të jetë në rrezik për jetën. Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në personin në fjalë, e cila kishte pësuar lëndime si pasojë e therjes me thikë dhe i kanë ofruar asaj ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare ...
Komentet te E rëndë: Gruaja ther veten në një furrë buke në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në spital Janë të Mbyllura

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se e theri me thikë në të dyja këmbët të riun në Fushë Kosovë

Lajme
Gazeta Sinjali dje raportoi për arrestimin e personit të dyshuar për përleshjen me thika që ndodhi natën e 20 korrikut, ku mbeti i plagosur një 22-vjeçar. Ai u ther me thikë në të dyja këmbët, për çka kërkoi ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa i dyshuari kishte arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes dhe të qëndrojë në arrati për një kohë. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që u arrestua pas gati një muaji në arrati, është Asllan Bytyqi, 25-vjeçar. Pas arrestimit, Bytyqi është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i ...
Komentet te Ky është 25-vjeçari që dyshohet se e theri me thikë në të dyja këmbët të riun në Fushë Kosovë Janë të Mbyllura

Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, kërkohet ndalja e reduktimeve

Lajme
Komiteti Teknik Emergjent (KTE) i themeluar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka mbajtur dy mbledhje brenda pak orësh dje. Siç ka njoftuar ME, takimi i dytë u mbajt në orën 21:00, dhe aty u rekomanduan masa të reja për lehtësimin me furnizim me energji elektrike në vend. “Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë. Komiteti, i themeluar për të hartuar rekomandime dhe për të identifikuar problemin në furnizimin me ...
Komentet te Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, kërkohet ndalja e reduktimeve Janë të Mbyllura

Kurti: Reciprociteti në dokumente mund të mos zbatohet, Serbia mund të heq dorë nga lëshimi i dokumenteve

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimeve të sontshme me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka dhënë sinjale se reciprociteti në dokumente ndaj Serbisë, nga 1 shtatori, mund të mos zbatohet sipas planit. Kjo ngase, sipas tij, Serbia mund të heq dorë nga lëshimi i dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. “… është e mundshme që më 1 shtator nuk do të lëshojmë dokumente, sepse edhe Serbia do të heqë dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ne dëshirojmë marrëdhënie reciproke”, ka theksuar Kurti sot. Lajçak ka ...
Komentet te Kurti: Reciprociteti në dokumente mund të mos zbatohet, Serbia mund të heq dorë nga lëshimi i dokumenteve Janë të Mbyllura

KEDS fik dritat e veta, kërkon të ndiqet shembulli

Lajme
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike. Dhe ky shembull është dhënë prej tyre duke mos lënë drita të ndezura nëpër objektet ku ndodhen zyrat e kësaj kompanie, transmeton KlanKosova.tv. “Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës”. “Çdo dritë e fikur luan rol të madh, çdo kilovat i kursyer mundëson që të gjithë ne të kemi më shumë energji elektrike – atëherë kur na nevojitet më së shumti”, vazhdon postimi. “Kërkojmë që edhe të tjerët ta ndjekin këtë shembull”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te KEDS fik dritat e veta, kërkon të ndiqet shembulli Janë të Mbyllura

Lajçak pas takimit me Kurtin: Presim marrëveshje për të shmangur krizën

Lajme
I Dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se kanë folur për takimin e nesërm të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “Takova si gjithmonë të dy partnerët për të folur për pritjet. Dua të sigurohem që të kemi diskutime për marrëdhëniet për të ardhmen dhe normalizimin”, ka thënë Lajçak për Kanal10. “Presim të të dy palët të jenë të dedikuara për marrëveshje për të shmangur krizën”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lajçak pas takimit me Kurtin: Presim marrëveshje për të shmangur krizën Janë të Mbyllura

Mehaj: Beogradi është në gjendje t’i vrasë qytetarët e vetë për t’i fajësuar shqiptarët

Lajme
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se Serbia është duke prodhuar lajme të rreme, sipas tij, me qëllim që të krijojë ndjenjën e pasigurisë dhe destabilitetit në veri të Kosovës. Mehaj madje tha se Beogradi është në gjendje t’i vrasë qytetarët e vetë, që t’ua lë fajin shqiptarëve. “Beogradi po e dëshmon sërish atë që ka dëshmuar gjithmonë, që është prodhuesi më i madh i propagandës dhe lajmeve të rreme, për arritjen e qëllimeve të tyre që nuk përkojnë me demokracinë, paqen dhe stabilitetin, nuk kanë zgjedhur as forma, as mjete. Ata janë në gjendje të shkojnë aq larg, sa të inskenojnë raste dhe situata deri në atë nivel ...
Komentet te Mehaj: Beogradi është në gjendje t’i vrasë qytetarët e vetë për t’i fajësuar shqiptarët Janë të Mbyllura