Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Fotografomë qështu”/ Ky është personi që iu zhvesh shoferes në mes të rrugës pasi ia aksidentoi veturën në Prishtinë

Lajme
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një rast të pazakontë që ka ndodhur pas një aksidenti në komunikacion. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, kishte bërë një gjest të padëgjuar para shoferes e cila deshi t’i fotografojë dëmet e shkaktuara në veturë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Fatos Demirin, 38-vjeçar, i cili u arrestua pasi kishte zhveshur rrobat e tij të poshtme, duke kërkuar nga 21-vjeçarja që u përfshi në aksident që t’i fotografojë organet gjenitale të tij. Demiri është shoqëruar në stacion policor, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Ngacmim seksual’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Shënim: Personi i apostrofuar në ...
Komentet te “Fotografomë qështu”/ Ky është personi që iu zhvesh shoferes në mes të rrugës pasi ia aksidentoi veturën në Prishtinë Janë të Mbyllura

Dy të vdekur dhe 783 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi
Dy persona kanë vdekur dhe 783 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë marrë 2.473 mostra. 952 persona raportohet se janë shëruar derisa 5.561 raste aktive janë në nivel vendi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dy të vdekur dhe 783 raste me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë Janë të Mbyllura

“Dita e mirë shihet në mëngjes”/ Këto janë nëntë arsyet për të bërë seks posa të zgjoheni nga gjumi

Lifestyle
Për fillim, themi që nuk keni shumë energji për ditën që është para jush. Kur në mbrëmje të arrini të lodhur nga puna, me siguri e gjitha që dëshironi është që të strukeni në krevat dhe të flini gjumë të thellë Prandaj, kur në mëngjes dielli t’i lëshojë rrezet në dritare të dhomës, pak “aksion” mund të tingëllojë gjithsesi ide e mirë. Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes. Mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e ...
Komentet te “Dita e mirë shihet në mëngjes”/ Këto janë nëntë arsyet për të bërë seks posa të zgjoheni nga gjumi Janë të Mbyllura

Grenell: Thaçi e ka negociuar gjithë Marrëveshjen e Washingtonit, tani kemi Kurtin radikal

Lajme
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte negociuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq Marrëveshjen e Washintonit, dhe jo kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti, i cili e kishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020. “Marrëveshja e gjitha ishte negociuar nga Thaçi, Hoti nuk kishte negociuar pjesën më të madhe të saj”, tha ai në një intervistë për “The Pavlovic Today”. Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi së fundmi është tejet aktiv në zhvillimet që ndodhin në Kosovë. Ai njihet për kritika ndaj kryeministrit Albin Kurtit. Grenell e ka quajtur radikal kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke ...
Komentet te Grenell: Thaçi e ka negociuar gjithë Marrëveshjen e Washingtonit, tani kemi Kurtin radikal Janë të Mbyllura

Mot me diell dhe nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë

Lajme
Sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil. Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mot me diell dhe nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë Janë të Mbyllura

IKSHPK: Nuk ka virus të Nilit Perëndimor në Kosovë

Shëndetësi
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor. Megjithatë përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për kujdes nga pickimi i mushkonjave. IKSHPK-ja thotë se virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në Ballkan, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Njofton se në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, IKSHPK-ja thotë se janë duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje. “Virusi i ...
Komentet te IKSHPK: Nuk ka virus të Nilit Perëndimor në Kosovë Janë të Mbyllura

E pazakontë/ Prishtinasi e rrok veturën e një gruaje dhe zhveshet, i kërkon t’ia fotografojë organet gjenitale në vend të dëmeve

Lajme
Një ngjarje tejet e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, pasi ndodhi një aksident trafiku, raporton Gazeta Sinjali. Aksidentet në komunikacion, si dukuri janë shumë të zakonshme, por ajo me çka u ballafaqua viktima e rastit, është e padëgjuar më parë. Rreth orës 13:00 një shofer kishte goditur me veturën e tij një veturë tjetër. Sinjali mëson se pas aksidentit të dy shoferët kanë dalë jashtë veturave të tyre, me ç’rast shoferja femër kishte nisur të bisedojë me personin që dyshohet se shkaktoi aksidentin. E muhabetin për të diskutuar se çka ndodhi, nuk e priti mirë i dyshuari, i cili kishte filluar ta shajë e ofendojë shoferen. Në ...
Komentet te E pazakontë/ Prishtinasi e rrok veturën e një gruaje dhe zhveshet, i kërkon t’ia fotografojë organet gjenitale në vend të dëmeve Janë të Mbyllura

Holanda është zbutur goxha për liberalizim (Video)

Lajme
Dalëngadalë Holanda po ndryshon qëndrim e s’mundet të identifikohet si shtet i cili po bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën. Një raport i publikuar ekskluzivisht për këtë çështje nga Instituti holandez Clingendale, zbuloi se diskursi ka ndryshuar fortë në politikën e Hagës. “Kemi kuptuar se Komisioni Evropian po e bënë gati një raport të ri mbi përmbushjen e standardeve, pra të tregoj se deri ku Kosova ka përmbushur këto standarde të reformave për liberalizim. KE-ja po e bënë këtë me kërkesë të Holandës dhe do e publikoj raportin në fjalë në tetor i cili pastaj diskutohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Wouter Zweers, hulumtues, Instituti Clingendale Hulumtuesi në ...
Komentet te Holanda është zbutur goxha për liberalizim (Video) Janë të Mbyllura

Aksident në rrugën Podujevë – Prishtinë, Policia në vendngjarje -video

Lajme
Një aksident ka ndodhur sonte në fshatin Besi, saktësisht në rrugën Podujevë –Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Në aksident janë përfshirë dy vetura të cilat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç autoambulancës gjendet edhe Policia. Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë ndonjë informacion nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, port ë njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.     Sinjali do t’ju mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident në rrugën Podujevë – Prishtinë, Policia në vendngjarje -video Janë të Mbyllura

“Albin Kurti është rrenc”, gurbetqari i çon një ‘selam’ kryeministrit (video)

Lajme
Gjatë ditës së sotme, ekipi i “Era Verë” ka qëndruar në Aeroportin e Prishtinës ku ka pyetur mërgimtarët rreth çështjes më të diskutuar ditëve të fundit në vendin tonë, energjinë elektrike. Mërgimtarët nga Italia, Gjermania e Zvicra kanë thënë për T7 se nuk ka probleme të theksuara deri më tani, por që pritet të ketë. Por, një nga ta kur u pyet, u drejtua duke thënë: “Çka po merreni me punë të huaja, këqyreni shtetin e juaj”. Më tej, ai pati një ‘selam’ edhe për kryeministrin Albin Kurti, të cilin e quajti rrenc. Shiko videon KËTU: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Albin Kurti është rrenc”, gurbetqari i çon një ‘selam’ kryeministrit (video) Janë të Mbyllura