Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidentit të rëndë trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosvoës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30. Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së ...
Komentet te Humb jetën një person dhe lëndohen katër të tjerë në një vetaksident të rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ (Video) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Dritan Abazoviq sot ka zgjedhur ta përmend më zëshëm përkatësinë e tij kombëtare në parlamentin e Malit të Zi ku po diskutohet rrëzimi I tij nga karriga e kryeministrit. “Ju pengon fakti që jam shqiptar”, tha ai derisa përplasej me deputetë nga partia e Milo Gjukanoviq. Ndaj kësaj deklarata ka reaguar ish – diplomati Anton Berisha Abazoviq është shembulli më i mirë i thënies se Machiavellit, se: “Politika nuk ka lidhje me moralin.” “Malazeztë ia dhanë besimin të udhëheq qeverinë, ky e keqpërdori kur në mënyrë tinëzare shtetësinë e historinë e Malit të Zi ua dha priftërinjve me ekstrem të Kishës Ortodokse Serbe, e tash tradhtinë e tij politike e ...
Komentet te “Ju pengon fakti se jam shqiptar” – Abazoviqit i shkon një reagim nga Kosova Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar dje rreth orës 14:00 në Prishtinë, pasi që i njëjti rezultoi të ishte në kërkim policor, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari nga fshati Golluboc i Malishevës ka rezultuar me urdhërarrest aktiv ndërkombëtar, pasi po kërkohej nga shteti kroat. Pas arrestimit janë njoftuar Njësitë Koordinative Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit (ILECU), të cilët kanë udhëzuar që të informohet Prokurori i Shtetit. Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit, 56-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kapet në Prishtinë i kërkuari me arrest ndërkombëtar, përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura
Një mërgimtare në Gjilan ka shkelur rregullat e komunikacionit duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe qytetarët, raporton Gazeta Sinjali. Në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50km/h, ajo ka vozitur me 145km/h, për çka edhe është dënuar me marrje të patentë-shoferit nga Policia e Kosovës. Me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës, bëhet se ditur se ajo gjithashtu është dënuar edhe me 300 euro gjobë. Njoftimi i plotë: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj Gjilan, 19 gusht 2022 Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni ...
Komentet te Voziti 145km/h në zonën 50km/h, mërgimtarja në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja Janë të Mbyllura
Është parë i ndarë në gjashtë pjesë trupi i Ervis Martinajt, pas zhdukjes së tij të mistershme të denoncuar prej familjarëve në Polici, më 11 gusht 2022 – një muaj pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vdekur mbetën tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit. Sipas burimeve konfidenciale të Albanian Post pranë hetuesisë, trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë. Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale, siç mëson Albanian ...
Komentet te Albanian Post: Trupi i Ervis Martinajt gjendet i ndarë në 6 pjesë Janë të Mbyllura
Kompania Twitter ka pezulluar llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar. Në mesin e personave që u është pezulluar llogaria në rrjetin social Twitter është edhe Arno Gujon, drejtor i Drejtorisë për bashkëpunim me diasporën dhe serbët në rajon, i cili është emëruar në këtë pozitë më 2020 nga Qeveria e Serbisë, raporton REL. “Twitter sapo pezulloi llogarinë time ku kisha 34.000 ndjekës, pa dhënë asnjë shpjegim”, tha Gujon përmes një postimi në Facebook. Edhe pse Gujon është i njohur për publikun në Serbi si një humanist që ndihmon serbët në Kosovë, aktiviteti i tij ...
Komentet te Twitter pezullon llogaritë e 12 anëtarëve të partisë së Vuçiqit Janë të Mbyllura
Robert Neçaj, është djali i ri i cili shpëtoi nga mbytja dy shtetas nga Kosova, në Shëngjin, para disa ditësh. “Ngjarja ka qënë shumë e rëndë. Djali i rrezikuar ka pasur kriza epilektike në ujë dhe e motra, që ka qënë pranë ka shfaqur momente paniku. Robertit i është dashur t’i shpetojë të dy. Sigurisht që është e vështirë të dalloj simpotmat dhe gjithë rrjedhshmërinë e ngjarjes. I ka dhënë jelekun e shpëtimit vajzës, vajza nga paniku e ka goditur në kokë, por arriti t’i nxjerrë të dy dhe ti nxjerrë në breg”, u shpreh Erdit Gega, president i Federatës shqiptare “ Vrojtuesit e plazhit”. Arriti t’i nxjerrë të gjallë ...
Komentet te Shpëtoi dy kosovarë nga mbytja në Shëngjin, i riu shqiptar pëson lëndime të mushkërive Janë të Mbyllura
Kosovarët si merakli të armëve të zjarrit, nuk përtojnë t’i shkrepin ato nëpër ahengje familjare e evente të ndryshme. Kjo përpos që është e kundërligjshme, është edhe shumë e rrezikshme, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Dobrajë e Madhe e komunës së Lipjanit, ku natën vonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në disa persona që po festonin për pensionimin e të zotit të shtëpisë. 65-vjeçari kishte deklaruar se ka qenë njëri nga mysafirët ai që ka shtënë me armë zjarri. I dyshuari është arrestuar dhe është ...
Komentet te Krisma armësh në Lipjan, i dyshuari thotë që gjuajti për nder të pensionimit të mikut Janë të Mbyllura
Një shqiptar në Greqi është arrestuar dhe është gjobitur me 30 mijë euro, pasi ka vrarë me shufër hekuri një qen endacak në Lagadha. Sipas medieve greke, shqiptari pretendon se vrau qenin, pasi kafsha i hëngri një pulë. Ndaj emigrantit shqiptar, 44 vjeç, është ngritur një padi për vrasje të kafshëve, ndërsa mësohet se në ditët në vijim Prokuroria do të nxjerrë verdiktin përfundimtar për të. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjobitet me 30 mijë euro pasi vrau qenin endacak, shqiptari arsyetohet: Më hëngri pulën Janë të Mbyllura
Ish-kandidati për president në Francë, Arno Gujon, është suspenduar nga rrjeti social Twitter për shkak të postimeve të tij. Gujon, që tani punon si zyrtar i qeverisë serbe, ishte shpallur non-grata nga Kosova për shkak të agjendës së tij përçarëse. Lajmin e ka bërë të ditur Petrit Selimi në Twitter. “Unë kam shkruar për vite me radhë për Arno Gujon, ish-kandidatin për president të Francës nga partia supremaciste e bardhë, i cili promovoi agjendën shumë përçarëse në Kosovë. Ai tani është zyrtar në qeverinë serbe (dhe non grata në Kosovë), por Twitter e pezulloi përgjithmonë sot. Mirë!”, ka shkruar ai. I’ve been writing for years about Arno Gujon, the former ...
Komentet te Francezit me agjenda të dyshimta në Kosovë – Twitteri ia fshin llogarinë përgjithmonë Janë të Mbyllura