Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mblidhet Qeveria, këto janë tetë vendimet që u miratuan

Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tetë vendime. Shtatë vendime janë miratuar me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në ato vende, si në vijim: –          Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim. –          Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Çadit mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim. –          ...
Komentet te Mblidhet Qeveria, këto janë tetë vendimet që u miratuan Janë të Mbyllura

Prishtinë: Inspekcioni dhe Policia në aksion (Video)

Lajme
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës sonte është duke realizuar një aksion. Aksionin në fjalë të inspektimit është duke e bërë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Në një video të shpërndarë në faqën zyrtare të Drejtorisë së Inspekcionit shihet se policia ka ndezur alarmet e saj në një nga lagjet e Prishtinës. “Sonte”, është mbishkrimi i vetëm që i është dhënë videos e cila shpërfaq një situatë akoma të panjohur për masën. Shiko videon KËTU /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Prishtinë: Inspekcioni dhe Policia në aksion (Video) Janë të Mbyllura

Dhunoi një vajzë të mitur në Mitrovicë, arrestohet pas gati një muaj në arrati i dyshuari

Lajme
Një ngjarje e trishtë kishte ndodhur me 24 korrik të këtij viti në qytetin e Mitrovicës. Një vajzë e mitur dyshohet se ishte dhunuar seksualisht në një nga motelet e Mitrovicës nga një person i rritur me të cilin ishte në lidhje dashurie, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se xhaxhai i të miturës ditën kur ka ndodhur rasti e kishte raportuar mbesën e tij si të zhdukur. E një ditë më vonë ai bashkë me 16-vjeçaren shkuan në derë të Policisë për të rrëfyer krejt çka ka ndodhur. Në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Pune Sociale, e mitura ka deklaruar para hetuesve policorë se natën kur familjarët se dinin ...
Komentet te Dhunoi një vajzë të mitur në Mitrovicë, arrestohet pas gati një muaj në arrati i dyshuari Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Bie në duart e Policisë bossi i shumëkërkuar i kontrabandës nga Serbia në Kosovë, dyshohet për afërsi me Radoiçiqin

Lajme
Bossi i shumëkërkuar i kontrabandës, Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”, që dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandimit me mallta nga Serbia për në Kosovë tashmë ka rënë në duart e Policisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Kaça është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria për Krimin e Organizuar. Pas arrestimit, ndaj të njëjtit është nxjerrë aktvendim për ndalim dhe brenda afatit, Prokuroria ka kërkuar edhe caktimin e masës së paraburgimit. Kaça, i njohur për veprimtari kriminale që për 10 muaj që nga shpallja e tij në kërkim ka qenë në arrati, dyshohet edhe për afërsi me Milan ...
Komentet te Ekskluzive: Bie në duart e Policisë bossi i shumëkërkuar i kontrabandës nga Serbia në Kosovë, dyshohet për afërsi me Radoiçiqin Janë të Mbyllura

SBAShK: Nëse nuk përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor

Lajme
Sekretari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Ymer Ymeri, ka thënë se nëse nuk përmbushen kërkesat e kësaj sindikate, rrezikohet dëmtimi i fillimit të vitit shkollor. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se greva e përgjithshme mund të parandalohet nëse Qeveria e Kosovës i përmbushë kërkesat e SBASHK. “Të gjitha këto përpjekje kanë dështuar dhe neve na ka mbetur vetëm greva si alternative. Na vjen shumë keq qe kemi ardhur në këtë situatë të tillë. Ka shumë gjasa të dëmtohet fillimi i vitit shkollor, por uroj që kjo mos të ndodh”. “Greva fillon me 25 gusht, por procesi mësimor fillon më ...
Komentet te SBAShK: Nëse nuk përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor Janë të Mbyllura

Bashkëshorti i Adelina Tahirit gjeneratë me babain e saj, ja sa vite kanë diferencë çifti

ShowBiz
Këngëtarja Adelina Tahiri, u bë pjesë e skenës muzikore që në rini të hershme, duke pasur mjaftë sukses. Ndër vite u përfol për disa lidhje, por asnjëherë për diçka serioze dhe të konsoliduar, shkruan “Kosovarja”. E dashuria e madhe e këngëtares duket se është avokati maqedonas, Serjoza, i cili thuhet të jetë milioner. Serjoza është 54 vjeç ndërsa Adelina, 31. Pra çifti kanë 24 vite diferencë megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak te lidhja e tyre. Çifti janë të martuar dhe prindër të një djali. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bashkëshorti i Adelina Tahirit gjeneratë me babain e saj, ja sa vite kanë diferencë çifti Janë të Mbyllura

Imami kosovar kërkon të mos ndalet rryma në kohën e Xhumasë

Lajme
Për shkak të krizës energjetike në Kosovë tash e sa ditë kanë filluar reduktimet 6 me 2. Imami Labinot Maliqi ka kërkuar nga KEDS-i dhe ZRRE-ja që ta ndryshojnë orarin e reduktimeve veçmas në ditën e premte, kur myslimanët e falin xhumanë. Ai ka kërkuar që gjatë kohës së xhumasë të ketë rrymë në të gjitha xhamitë e vendit. Maliqi ka thënë se kjo kërkesë është e realizueshme nga KEDS-i dhe ZRRE-ja. “Andaj, që të mos gjykojmë se po e ndalin qëllimisht për të na i bërë të dështojnë lutjet e ligjëratat tona, kërkoj që në të ardhmen të mos përsëritet ndërprerja e energjisë elektrike në kohën e xhumasë, siç ...
Komentet te Imami kosovar kërkon të mos ndalet rryma në kohën e Xhumasë Janë të Mbyllura

Temperatura në rajon arrin në 40 gradë celsius

Lajme
Sot në rajonin tonë po mbretëron mot ekstremisht i nxehtë, ndërsa temperatura ka arritur në 40 gradë Celsius, e regjistruar zyrtarisht në Valevë të Serbisë. Në jug të Malit të Zi dhe Shqipëri temperatura ka shënuar 39 gradë Celsius më herët e deri tani mund ta ketë prekë 40, por nuk ende ndonjë konfirmim zyrtar. Shumë nxehtë po mbanë edhe në Kosovë, ndërsa sot është kulminacioni i nxehtësisë afrikane. Sot pasdite nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa nesër në Kosovë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe breshër, raporton Meteo Ballkan. Rrebeshe dhe stuhi ...
Komentet te Temperatura në rajon arrin në 40 gradë celsius Janë të Mbyllura

Prizren: Nga data 15 korrik deri me 19 gusht, Policia e Kosovës sekuestron 22 armë të përdorura në ahengje familjare

Lajme
Përdorimi i armëve në vendin tonë është bërë një dukuri e rrezikshme me të cilën Policia e Kosovës po përballet çdo ditë duke u munduar të sigurojë rend, ligj dhe mbrojtje, raporton Gazeta Sinjali. Së fundmi, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia ka bërë të ditur se nga data 15 korrik deri me 19 gusht (sot), ka sekuestruar 22 armë të ndryshme të cilat janë përdorur në ahengje familjare në rajonin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para nga Policia, konfirmohet se ndaj të gjithë të dyshuarve që u janë gjetur armët, kanë nisur procedurat ligjore mbi të cilën ngarkohen. Të dyshuarit janë arrestuar dhe tashmë gjinden në ...
Komentet te Prizren: Nga data 15 korrik deri me 19 gusht, Policia e Kosovës sekuestron 22 armë të përdorura në ahengje familjare Janë të Mbyllura

Gazetarit të RTK-së i ndalet rryma, mbet në ashensor: Diqa prej t’nxehtit

Lajme
Reduktimet me rrymë në Kosovë, për të cilat shumë ankohen se po ndodhin pa paralajmërim, zënë qytetarët të papërgatitur. Bashkim Vishaj ishte në ashensor kur i është ndalur rryma. Përmes postimeve në rrjete sociale, tregohen vështirësitë që po ua krijon qytetarëve ndalja e rrymës. Gazetari i RTK-së, Bashkim Vishaj, ka publikuar një video, ku tregon se ka mbetur në lift. Ai ka shkruar se është ndalur rryma në objektin, ku ai po lëvizte me ashensor dhe ka mbetur i ngujuar aty. Në video dëgjohet dikush nga jashtë që provon ta nxjerrë atë nga ashensori. “Qito nuk ja du askujt, me mbet ne lift ne 37C, tmerr! Mos t’lashte Zoti pa ...
Komentet te Gazetarit të RTK-së i ndalet rryma, mbet në ashensor: Diqa prej t’nxehtit Janë të Mbyllura