Njëri nga eksponentët kryesor të LPK-së dhe UÇK-së z. Xhavit Haliti ka treguar disa detaje të pathëna për Ish kryeministrin dhe Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit z. Ramush Haradinaj. Ai tregoi se “Ramushin e kam njohur në vitin 1995, kemi shkuar me bisedu pas atij sulmit që është bërë në Jabllanicë, bashkë me Ali Ahmetin, Fazli Veliun e Emrush Xhemajlin, mendoj si komandant i ushtrisë për Zonën e Dukagjinit, ka bërë aq sa ka mujtë dhe aq sa ka ditë – shumë, nganjëherë s’jam pajtu me të sepse jam frikësu që po e tepron dhe po e dëmton vetëvetën, para se të hyj në Kosovë në vitin 1998, që ...
Komentet te Haliti: Kam qenë kundër që Ramushi të vie në Kosovë në 1998, ishte i vetmi mbajtës i familjes Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Katër avokatët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë të arrestuar nga Gjykata Speciale, kanë shfaqur dilema serioze në bashkëpunimin që e ka Prokuroria e Hagës me Beogradin zyrtar. Mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, është bërë bashkë dhe po kërkon që Prokuroria e Specializuar të tregojë cilat materiale i ka marrë nga Serbia. Madje, pretendojnë që Prokuroria në Hagë po bashkëpunon me Beogradin zyrtar, nën parimin se Kosova është pjesë e Serbisë. Në një përgjigje ndaj Prokurorisë që e kanë dërguar te gjyqtari, avokatët e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së kanë vlerësuar se kjo e cenon rëndë procesin. Ata kanë bërë të ditur se janë mbi 1 mijë e 300 ...
Komentet te Avokatët e krerëve të UÇK-së: Prokuroria e Hagës po bashkëpunon me Beogradin, sikur Kosova të jetë pjesë e Serbisë Janë të Mbyllura
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se kanë nënshkruar katër kontratat për trajtimin e qenve endacakë. Musliu ka paralajmëruar se Komuna do të bëjë blerjen e çipave që do t’u vendosen qeneve. Kjo sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngase thotë se po vijnë qen edhe nga komuna e tjera. Po ashtu ai shtoi se për trajtimin e qenve endacak do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër. “Sa i përket qeneve endacak kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 llote për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka ...
Komentet te Komuna e Prishtinës do t’u vendos çipa qenve endacakë, Drejtori ankohet se po vijnë nga qytetet e tjera Janë të Mbyllura
Rep-artsiti i njohur Don Xhoni ju ka bërë një dhuratë tejet të çmuar prindërve. Reperi inga Drenica i cili ka qenë mjaft aktiv këtë sezon veror ka treguar përmes rrjeteve sociale se prindërve ju ka blerë një vilë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotoje në Instasory. “E çka m’duhet ma shumë në jetë sesa kur i shih kta 2 t’u kesh e qikaq krenar me djalin e vet. Ju dua e gzofshi villën”, ka shkruar reperi krahas fotos. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Don Xhoni u bën një super dhuratë prindërve Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rubik. Aksidenti u shënua rreth orës 02:30 të 20 gushtit 2022. Shtetasi Marsel Busho “duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë”, informoi sot policia. Drejtuesi i mjetit shtetasi Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën ...
Komentet te Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, vdesin dy të rinj Janë të Mbyllura
Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria është rrëzuar me 50 vota për dhe një kundër. Për rrëzimin e qeverisë ishin të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Tash e tutje qeveria e Abazoviqit do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes ...
Komentet te 12 orë diskutime për ta rrëzuar Abazoviqin, kush votoi pro dhe çka tash Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali dje ka raportuar për një incident që ka ndodhur orët e para të së premtes në një lokal në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë, ku një person dyshohet se kërcënoi me kallashnikov një 21-vjeçar. I dyshuari ishte larguar me veturën e tij me targa austriake, në drejtim të panjohur dhe nuk dihej identiteti i tij. Sinjali mëson se pas një pune hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, me ç’rast ai u arrestua mbrëmë dhe u shoqërua për në stacionin policor në Gjakovë. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’. Pas përfundimit të procedurave policore, të ...
Komentet te Ndalohet personi që dyshohet se kërcënoi me kallash një të ri në Gjakovë Janë të Mbyllura
Moti në vendin tonë pritet të destabilizohet këtë fundjavë, duke sjellë rënie të temperaturave, raporton Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit të Prishtina Weather, priten rrebeshe shiu e bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri. Të shtunën fillimisht mbetet nxehtë, por që nga pasdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshëri. Kushte për zhvillime të stuhive me shi mund të priten edhe ditën e diel, derisa temperaturat pësojnë rënie. Mot jostabil do të mbetet edhe përgjatë javës së ardhshme, me vransira të ndryshueshme dhe të reshura shiu kohë pas kohe, e orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh me bubullima. ...
Komentet te Bien temperaturat, pritet stuhi shiu e breshëri këtë fundjavë Janë të Mbyllura
Është rrëzuar nga pozita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. 50 deputetë votuan pro shkarkimit të Qeverisë së tij, raporton Vijesti, trasnmeton Express. Seanca e sotme ka zgjatur gati 13 orë kur ka pasur debat të ashpër mes Abazoviqit dhe opozitës. Ai ka thënë se “duan ta rrëzojnë për faktin se është shqiptar”. Por mocioni i mosbesimit erdhi, pasi Abazoviq më 3 gusht e kishte nënshkruar një marrëveshje me Kishë Ortodokse Serbe. Pas kësaj, Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi e kishte nisur iniciaticën për rrëzimin e tij. Nuk dihet nëse Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo do të formohet një qeveri ...
Komentet te Me 50 vota pro Parlamenti e rrëzon Qeverinë e Abazoviqit Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka fikur shumicën e dritave, ku të ndezura vërehen vetëm disa prej tyre në katetet më të larta të ndërtesës së qeverie. Së fundi KEDS ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike, duke ftuar që të ndiqet shembulli i tyre ku kanë i kanë fikur të gjitha dritat në objektin e tyre. Ndërsa, në terr të plotë është ndërtesa e Ministria e Infrastrukturës, njofton Klankosova.tv. Njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Shëndetësisë, ku përveç ndriçimit në hyrje, MSh-ja s’ka asnjë dritë ndezur. Të fikura kanë qenë edhe dritat e magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Fiken dritat/ Nis kursimi i energjisë në Qeveri, Ministri të Shëndetësisë e në magjistrale Janë të Mbyllura