Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Rritje e çmimeve në produktet ushqimore, një komplet vezë gati në 5 euro

Ekonomi
Rritja e çmimit të produkteve ushqimore vazhdimisht po shqetëson qytetarët të cilët edhe po ankohen. Së fundi në Ferizaj, një qytetarë është ankuar për rritjen e çmimit të vezëve i cili ka arritur vlerën gati në 5 euro, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues kanë dërguar foto në redaksinë e Sinjalit, ku shihet se 30 copë të vezëve kanë çmimin 4,59 euro. Sipas informatave nga sinjalizuesi, bëhet e ditur se kjo rritje e çmimit ka ndodhur në një dyqan të Ferizajt. Kujtojmë se rritja e çmimeve në vendin tonë, nuk ka arritur vetëm në produktet ushqimore, por edhe në fusha tjera të ekonomisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rritje e çmimeve në produktet ushqimore, një komplet vezë gati në 5 euro Janë të Mbyllura

Trupat e ristacionura të KFOR-it në Veri: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse shfaqet nevoja

Lajme
Në veri të Republikës së Kosovës është parë një shtim i trupave të KFOR-it amerikan. Të pyetur për arsyen e vendosjes atje, nga KFOR-i kanë thënë se duan t’i sigurojnë të gjithë se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse shfaqet nevoja. “Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse ka nevojë”, kanë thënë nga KFOR-i për Tanjug. Ky veprim i KFOR-it vjen teksa po afrohet edhe data 1 shtator, kur edhe pritet që të futen në fuqi masat e reciprocitetit për dokumente dhe tabela të makinave sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këto masa reciprociteti ishte paraparë të futeshin në fuqi nga 1 ...
Komentet te Trupat e ristacionura të KFOR-it në Veri: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë nëse shfaqet nevoja Janë të Mbyllura

Bëhuni gati për mot me shi, nga nesër bien temperaturat

Lajme
Nesër mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës, kryesisht pjesës së dytë, parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet më të theksuara parashihen përgjatë relievit malor në perëndim dhe jugperëndim, ndërsa në pjesët tjera të territorit parashihen reshje të intensitetit me të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 22-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, cilësia e ajrit do të jetë e mirë, ndërsa indeksi UV do të shënojë vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit mesatare deri lokalisht e fortë, njofton ...
Komentet te Bëhuni gati për mot me shi, nga nesër bien temperaturat Janë të Mbyllura

Marigona dhe Robin Krasniqi🤍😍

Lajme
...
Komentet te Marigona dhe Robin Krasniqi🤍😍 Janë të Mbyllura

Gazetari i njohur amerikan për Thaçin: Zotëri dhe patriot, luftoi me Serbinë që ta mbrojë popullin e tij

Lajme
Gazetari i njohur amerikan i “FOX Neës”, Geraldo Rivera, ka komentuar aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Me anë të një postimi në Tëitter, gazetari i njohur amerikan Geraldo Rivera, ka thurur lavde për ish-presidentin Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Rivera ka thënë se nuk i di specifikat e aktakuzës së Hashim Thaçit, por se mund të tregojë që gjatë luftës ai ishte një zotëri dhe patriot që luftonte për të mbrojtur popullin e tij. AMP: “Nuk i di specifikat e akuzave të Hashim Thaçit. Por pasi e kam takuar gjatë ditëve të zymta të agresionit të Serbisë kundër ...
Komentet te Gazetari i njohur amerikan për Thaçin: Zotëri dhe patriot, luftoi me Serbinë që ta mbrojë popullin e tij Janë të Mbyllura

NATO rrit prezencën në veri të Kosovës

Lajme
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë. Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave. Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti, raporton REL. Në Leposaviq, komunë në veri ...
Komentet te NATO rrit prezencën në veri të Kosovës Janë të Mbyllura

Tragjedi në Turqi: 15 qytetarë vdesin në aksident, mes tyre 2 gazetarë

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Gaziantep-Nizip të Turqisë ku kanë vdekur 15 persona, raporton Anadolu Agency. Sipas Guvernatorit të Gaziantepit, në mesin e të vdekurve janë tre zjarrfikës, 2 personel shëndetësor dhe dy gazetarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe disa autoambulanca. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tragjedi në Turqi: 15 qytetarë vdesin në aksident, mes tyre 2 gazetarë Janë të Mbyllura

Bartja e shamisë në shkolla, Nagavci: Udhëzimi Administrativ mbetet në fuqi

Lajme
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media ka folur për Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla e që së fundi iu kërkua të hiqet. Ajo tha se ky udhëzim nuk është veç për shaminë, por për “mbarëvajtje të procesit”, duke bërë me dije se ai do të vazhdojë të jetë në fuqi. “Sa i përket Udhëzimit Administrativ, është folur shumë kohëve të fundit. Dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë, nuk ka pasë asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është e bazuar dhe ...
Komentet te Bartja e shamisë në shkolla, Nagavci: Udhëzimi Administrativ mbetet në fuqi Janë të Mbyllura

Abdixhiku: Terri ka adresë, Prokuroria të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e Bllokut A5 të KEK

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka fajësuar Qeverinë për mungesën e rrymës elektrike në vend, pasi që sipas tij nuk është kryer mirëmbajtja e rregullt e Bllokut A5 të KEK, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se Blloku A5 i KEK-ut, tash e një muaj është jashtë funksionit si pasojë e mosmirëmbajtjes. “Kosova nuk ka rrymë sot sepse Blloku A5 i KEK-ut, që prodhon plot 13% të rrymës në Kosovë, nuk ka kryer mirëmbajtjen e rregullt e të paraparë me kohë – prandaj tash e një muaj nuk është në funksion. Një muaj as mirëmbajtje e as prodhim. Dhe do ...
Komentet te Abdixhiku: Terri ka adresë, Prokuroria të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e Bllokut A5 të KEK Janë të Mbyllura

Një i vdekur dhe 303 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali. Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu nga kjo Ministri bëhet e ditur se nga 1 mijë e 237 testime të bëra, 303 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 30 raste aktive. ...
Komentet te Një i vdekur dhe 303 raste të reja me koronavirus në Kosovë Janë të Mbyllura