Kryeministri i vendit, Albin Kurti më 24 gusht së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári. Në këtë takim, u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kajári e ka njoftuar Kurtin për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit. Po sa trupa ka KFOR- në Kosovë dhe cilat shtetet prijnë me numrin e forcave?. Sipas ...
Komentet te KFOR-i aktualisht ka 3,735 ushtarë në Kosovë, ShBA-të dhe Italia prijnë me numrin e forcave Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), dje së bashku me njësitet tjera të PK-së dhe të Inspektorëve të punës, atyre të ATK-së e Inspektorëve komunal, kanë zbatuar Planin Operativ “Gushti 2022”. Gjatë realizimit të operacionit policor, janë kryer aktivitetet e më poshtme:• Janë kontrolluar 36 lokale nate, • Nëntë lokale janë mbyllur nga inspektorët përkatës rreth parregullsive të hasura ,• Është gjetur një revole më katër fishekë dhe dy thika,• Janë iniciuar tri raste penale ,• Është identifikuar në një lokal, një viktimë e supozuar e trafikimit, • Janë legjitimuar 275 punëtorë të lokaleve (190 femra dhe 85 meshkuj) ,• Shtetësi e punëtorëve të legjitimuar është: 134 më shtetësi të ...
Komentet te Operacion policor, kontrollohen 36 lokale të natës – mbyllen disa Janë të Mbyllura
Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Jan Kukuzeli” të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali. Në një shtëpi në këtë rrugë, djali 24-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, të cilin e ka grushtuar e shqelmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar vet babai 62-vjeçar, i cili ka deklaruar se djali e tij e ka sulmuar fizikisht pas një zënke që patën në shtëpi, duke e goditur me një mjet metalik. ...
Komentet te Dhunë në një familje në Prishtinë, djali rrah brutalisht babain e tij 62-vjeçar – ndalohet për 48 orë Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot se si në burgun e Dubravës pas disa bastisjeve në ditët e fundit u zbuluan substanca narkotike të fshehura në pjesë te ndryshme të burgut. Për disa raste ende nuk dihen kush janë të dyshuarit, teksa burimet thonë se në dy raste të tjera droga iu është gjetur dy të burgosurve. Njëri nga të burgosurit, te i cili u gjet një qese me marihuanë është Shyqeri Zidi, 21-vjeçar. Atij iu gjetën narkotikët pas bastisjes që u zhvillua në njërin nga pavijonet e burgut, me ç’rast substanca u sekuestrua si prove. Sipas burimeve të Sinjalit i dyshuari tjetër është Behar Krasniqi, 27-vjeçar, i cili u zbulua se ...
Komentet te Këta janë dy të burgosurit që u kapën me narkotikë në Burgun e Dubravës, njëri tentoi ta shpërndajë drogën përmes oficerit korrektues Janë të Mbyllura
Ish-shefi i Trupit Koordinues për Kosovë, Nebojsha Çoviq, tha se do të shihet se çfarë ka dashur të thotë saktësisht presidenti Aleksandar Vuçiq kur ka thënë se do të kërkojë diçka nga KFOR-i, pas së cilës do të shihet se nuk respektojnë rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por ai tha se në atë Rezolutë ka elemente që kanë të bëjnë me kthimin e një numri të caktuar të personave nga strukturat serbe të sigurisë. “Nuk e di se çfarë ka dashur të thotë presidenti Vuçiq, por në Rezolutën 1244, e cila ka dalë nga Marrëveshja e Kumanovës, ka elemente që kanë të bëjnë me kthimin e disa qindra ...
Komentet te ‘Rezoluta 1244 parasheh kthimin e njerëzve tanë nga strukturat e sigurisë në Kosovë’ Janë të Mbyllura
KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë. Sipas kërkesës, rritja parashihet deri në 88% për amvisëritë, dhe 70% për bizneset. Kërkesa pritet të diskutohet brenda 20 ditësh pune nga ZRRE-ja. Radio Evropa e Lirë ka realizuar një grafikë e cila prezanton tarifat e reja të energjisë. ...
Komentet te Kërkohet shtrenjtimi i rrymës deri në 88 për qind Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dekalruar se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat. Ndërkaq, lidhur me vendimin për dokumentet , ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë. Gjatë një konference për media në Beograd më 27 gusht, Vuçiq tha se me Kosovën nuk u arrit zgjidhje kompromisi për këto dy tema. “Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dorëzohet Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator Janë të Mbyllura
Zëdhënësja e propagandës ruse, Maria Zahkarova, i ka reaguar emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit ka thënë se duhet të harrohet shprehja “Kosova është Serbi” dhe të lëvizet përpara me shprehjet “Kosova dhe Serbia janë Evropë”. Zahkarova lidhur me këtë deklaratë ka shkruar shkurtimisht në “telegram” duke thënë shkurtimisht “Kurrë”, shkruan ‘vijesti.ba’. Escobar në një intervistë për N1 ka thënë se fillimi i përmirësimit të raporteve Prishtinë-Beograd është në horizont dhe se duhet harruar narrativa “Kosova është Serbi” dhe duhet kaluar në atë që “Kosova dhe Serbia janë Evropë”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Duhet harruar narrativa Kosova është Serbi”, Rusia i reagon Escobarit Janë të Mbyllura
Rreth 7,000 euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit vizita e presidentes Vjosa Osmani dhe tre anëtarëve të kabinetit të saj në Tajlandë. Prej tyre, 5808.97 euro janë shpenzuar për bileta të udhëtimit, ndërsa 890.99 euro për akomodim. Të njëjtit, shumë më të madhe kanë shpenzuar gjatë vizitës zyrtare në Singapor. Presidentja Osmani, bashkë me tre anëtarët e kabinetit të saj vetëm për bileta udhëtimi ka shpenzuar 8804.96 euro. Front Online, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i ka siguruar të gjitha shpenzimet në këto dy shtete që ka bërë Osmani me disa anëtarë të kabinetit. Por, këto të dhëna janë dërguar tek pas më shumë se një ...
Komentet te Vizita e Osmanit në Tajlandë dhe Singapor, mbi 15.000 euro shpenzoi kabineti i presidentes Janë të Mbyllura
Sot ka filluar mbajtja e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore për maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e kaluar. Njëjtë sikurse në afatin e parë edhe kësaj radhe ka pasur shpërndarje të testeve nëpër rrjete sociale të ndryshme. Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se shpërndarja e tyre është bërë nëpër grupe të formuara në rrjetet sociale. Ndryshe, testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen mbi 5 mijë maturantë në gjithsej 59 qendra testimi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te FOTO/ Fillon shpërndarja e pyetjeve të testit të maturës në rrjetet sociale Janë të Mbyllura